Ky është një sondazh i cili kërkon të dijë mendimin tuaj lidhur me Performancën e Bashkisë Skrapar në vitin 2019. Sondazhi mund të plotësohet lehtësisht nga çdo SmartPhone apo Kompjuteri i juaj. Rezultatet e tij do të publikohen në faqen web apo facebook të Bashkisë Skrapar. Raporti i Performancës i tregon në gjuhë të kuptueshme Këshillit Bashkiak, Qytetarit, Medias etj, se çfarë rezultatesh vjetore ka arritur Bashkia. Në një format më transparent dhe më të kuptueshëm për të gjithë aktorët. Pasi të keni lexuar Raportin e Performancës në vetëm 5 minuta, ju mund të shprehni mendimin tuaj se çfarë mendoni për shpenzimet nëpërmjet sondazhit të përgatitur për ju. Ndërsa sygjerimet tuaja për shërbimet që kanë nevojë për më shumë vëmendje, do të merren parasysh për Planifikimin Buxhetor 2021 – 2023 i cili bëhet në vjeshtë. Mendimi juaj është i rëndësishëm! Mos nguroni t’a shprehni atë në këtë lidhje. https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=nWQNBpMs0kSCAKPrnzxBYA0C4RFYvVZNqR6fwPSD9t9UMVZPMzRCSjdCSFhKQkY0OFVKWk01Q1o5Uy4u