[vc_row][vc_column]
Neni 29/1 i ligjit Për disa shtesa dhe Ndryshime në Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë Programi i Transparencës në faqen zyrtare të Bashkisë Skrapar në Internet www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Menjëherë
Organi që miraton: Kryetari i Bashkisë
Përgjegjës për publikimin: Koordinatori për Informim

[/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
a) Krijimin e strukturës së posaçme për diasporën dhe migracionin, për administrimin e shërbimeve në nivel vendor, si pjesë administrative e njësisë së vetëqeverisjes vendore;
b) Nxitjen e organizimeve, brenda dhe jashtë vendit, për mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm e forcimin e marrëdhënieve me diasporën dhe migrantët shqiptarë;
c) Dhënien e ndihmës e të informacionit për çështje që lidhen me fitimin e shtetësisë shqiptare;
ç) Dhënien e ndihmës e të informacionit për të interesuarit nga diaspora dhe migracioni për legjislacionin shqiptar në fushën e investimeve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për çështjet e investimeve;
d) Koordinimin e bashkërendimin e punës me ministritë përgjegjëse për punët e brendshme, për punët e jashtme dhe për diasporën, për garantimin e dhënies së ndihmës e të informacionit për çështjet që lidhen me diasporën dhe migracionin.”[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]