Në kuadër të zbatimit të Projektit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në Qarkun Berat, financuar nga Konfederata Zvicerane nëpërmjet SECO:

  • Bashkia Skrapar përfitoi një kamion për grumbullimin e mbetjeve urbane në zonat malore.

Në ceremoninë e dorëzimit të këtij mjeti, Zv. Shefi i Misionit të Ambasadës së Zvicrës Patrik Meier tha: “Menaxhimi i mbetjeve është diçka që i përket të gjithë popullsisë, sepse të gjithë prodhojnë mbetje, prandaj të gjithë duhet të mendojnë se si t´i trajtojmë ato”.

  • Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimit për banorët në zonat periferike të qytetit.
  • Do te shmangë krijimin e vendgrumbullimeve të paligjshme në këto zona, të cilat më parë për shkak të mungesës së shërbimit i hidhnin në terrene të hapura duke ndotur mjedisin e këtyre zonave.
  • Bashkia Skrapar do ta shoqërojë këtë investim me nxitjen e rritjes së edukatës qytetare dhe me ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi menaxhimin e mbetjeve nëpërmjet stafit të bashkisë dhe grupit të riciklimit që është krijuar me të rinjtë në Skrapar.