• Tryeza e Diskutimit: “PBA 2022-2024 dhe Buxhetimi i Përgjithshëm Gjinor”
  • UN Women së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë zhvilluan më datë 18.05.2021 në Bashkinë Skrapar, trajnimin me fokus në mbështetjen e tyre mbi procesin e buxhetimit dhe përfshirjes efektive të Buxhetimit të Përgjithshëm Gjinor në të, me fokus të veçantë buxhetimit të politikave sociale.
  • Fokusi i trajnimit ishte:

 

  • Vlerësimi i kapaciteteve dhe nevojave të stafit të Bashkisë lidhur me procesin e buxhetit dhe përfshirjes efektive të buxhetimit të përgjithshëm gjinor në të gjitha hapat e planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të buxhetit.
  • Përdorimi i buxhetimit të përgjithshëm gjinor në hartimin sa më të mirë të buxheteve që do të mundësojnë zbatimin e politikave sociale në Bashki, me fokus grupet vulnerabel.
  • Hartimin e politikave dhe buxheteve sociale që targetojnë nevojat e grave dhe vajzave vulnerabel.
  • Mentorim dhe mbështetje të stafit gjatë përgatitjes së PBA aktuale.