Ditën e djeshme, Bashkia Skrapar mori pjesë në “Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qarkulluese” organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe me mbështetjen e GIZ.
Qëllimi i këtij Forumi ishte përhapja më e gjerë e modeleve të Kompostimit dhe Riciklimit të mbetjeve, përveç detyrimit për grumbullimin dhe depozitimin e tyre në vend depozitime të ligjshme.
Kryetari i Bashkisë Skrapar, gjatë prezantimit të tij, ndau me pjesëmarrësit në këtë forum, eksperiencën e kësaj Bashkie në Menaxhimin e Mbetjeve, në sigurimin e logjistikës së domosdoshme për kryerjen e këtij shërbimi në mënyrë bashkëkohore, Objektivat e parashikuara në Dokumentin Strategjik Vendor, sfidat për operimin e vend depozitimit të rehabilituar (financuar nga GIZ) , në politikat që do të ndiqen për jetëgjatësinë e këtij vend depozitimi deri në ndërtimin e Qendrës Rajonale të Menaxhimit të Mbetjeve duke theksuar misionin e vazhduar të kësaj Bashkie, në “Mbrojtjen e Mjedisit, mirë menaxhimin e mbetjeve urbane, pastërtinë në qytet dhe përreth, duke krijuar kësisoj një ambient sa më atraktiv dhe miqësor për komunitetin dhe vizitorët vendas dhe të huaj, të cilët dëshirojnë të shijojnë atraksionet natyrore dhe turistike të Skraparit”.
Bashkia Skrapar nuk ndalet
Misioni ynë, vazhdon.