I Nderuar Ndjekës i versionit Online të Bashkisë Skrapar!
    Çdo ankesë e juaja, do të trajtohet me seriozitetin e duhur. Ju lutemi, shfrytëzoni oraret zyrtare të punës nga 08:00 – 16:00 për depozitimin e ankesës suaj.
    Ankesa me shkrim, vjen prej jush dhe protokollohet pranë protokollit të Bashkisë. Më pas, në varësi të problematikës ajo ankesë do t’i kaloj sektorit përkatës dhe ju do të njoftoheni me përgjigje. Koha e marrjes së ankesës nga Protokolli në Sektorin Përkatës (për sektorët brenda bashkisë) nuk vonon më shumë se 4 orë, ndërsa për struktura të Bashkisë, (njësia administrative, sektorë jashtë godinës sonë) ankimi juaj shkon nga protokolli drejt tyre brenda 24 orëve.