Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr. 115/2014 “Për Ndarjen Administrativo – Territoriale të Njësive të qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë” Nenit 23&30 i ligjit Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Sipas Akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi
Përgjegjës për Publikimin: Kryetari i Bashkisë
Curriculum Vita E ( Jetëshkrimi )
Kryetari i Bashkisë Skrapar

Adriatik Mema, është Kryetar i Bashkisë së Skraparit. Zoti Mema u zgjodh në këtë detyrë pas pothuajse dy vitesh shërbimi në Ministrinë e Brendshme, fillimisht si Drejtor i Kabinetit të Ministrit, Shtator 2017–Janar 2019, dhe më pas Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë.

Përpara se t’i bashkohej stafit të Ministrisë së Brendshme, nga Janari 2016 deri në Shtator 2017, ai ishte Drejtor i Përgjithshëm i Standardeve të NATO-s dhe Modernizimit, në Ministrinë e Mbrojtjes, detyrë të cilën e mori pas përfundimit të Kolegjit Mbretëror për Studime të Mbrojtjes, 2014-2015, Londër, Mbretëri e Bashkuar.

Më herët, zoti Mema ishte Drejtor i Përgjithshëm i Planifikimit Strategjik (2013-2014) dhe Drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Mbrojtjes (2010-2013), në Ministrinë e Mbrojtjes.

Më parë se të merrte këtë detyrë, në periudhën 2009-2010,  ai ndoqi studimet Master në fushën e Sigurisë Evropiane, në “Naval Postgraduate School”, Monterey, CA, SHBA. Në vitin 2007, ai përfundoi Kursin e Lartë për Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në Akademinë e Mbrojtjes, Tiranë.

Në periudhën Tetor 2007 deri në Dhjetor 2008, zoti Mema ishte  Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë shërbimit si nëpunës i lartë civil, zoti Mema ka kryer një sërë kursesh kualifikimi, si: Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes (2013) në SHBA, Kursin e Lartë Ndërkombëtar në Fushën e Negocimeve Ndërkombëtare  të Mbrojtjes (2016) në SHBA, Kursin e Lartë Ekzekutiv të Sigurisë, në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë George C. Marshall, Gjermani (2017). Në 2018, ai ndoqi Kursin Ndërkombëtar “Lufta Kundër Korrupsionit” në Shkollën Kombëtare të Administratës (ENA) Paris, Francë.

Në periudhën 2012-2013, zoti Mema, si përfaqësues i Shqipërisë,  ka qenë bashkëkryetar i Komitetit të NATO-s për Përhapjen (organ i lartë këshillimor i Këshillit të Atlantikut të Veriut mbi përhapjen e armëve të dëmtimit në masë).

Përpara se t’i bashkohej stafit të Ministrisë së Mbrojtjes, Zoti Mema ka qenë drejtor i Drejtorisë së Komisioneve Zgjedhore (2004-2006) dhe Sekretar i Përgjithshëm (2006-2007) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Më herët, (1999-2003) ai ka qenë koordinator dhe zëvendësdrejtor në Zyrën e Shqipërisë të Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet e Zgjedhjeve (IFES), një organizatë ndërkombëtare me qendër në Uashington, e cila ushtron veprimtarinë e saj në fushën e zhvillimit të demokracisë dhe zgjedhjeve.

Eksperienca të mëparshme përfshijnë Drejtor i Drejtorisë Arsimore, Skrapar, 1995-1997,  Sekretar i Këshillit të Bashkisë Çorovodë, 1994-1995, mësues i gjuhës Angleze 1988 deri 1994.

Zoti Mema, është diplomuar për Gjuhë Angleze, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1988.

Ai u lind në Skrapar, në 1967. Është i martuar më zonjën Violeta Mema dhe kanë dy vajza, Albora dhe Gleda.

Formulari i Vetëdeklarimit
Paga
Kryetari i Bashkisë Skrapar ka një pagë mujore bruto prej 86.100 lek