Ekspert i jashtem – Eksperti i Hartimit të Planit të veprimit për Lëvizshmërine e Integruar ne WP T2 te projektit #DynaMob 2.0

Detyrat e Ekspertit

Eksperti i jashtem per Eksperti i Hartimit të Planit të veprimit për Lëvizshmërine e Integruar ne WP T2 te projektit #DynaMob 2.0 duhet te pergatitet per te sigururar nje sasi te dhenash mbi territorin dhe te ruaj nje bashkepunim te mire me stafin e Bashkise Skrapar. Per te arritur me sukses rezultatet per implementimin e Work Planit ne WPT2 me projektin #DynaMob 2.0, Eksperti/ekspertja duhet te kryejne detyrat si me poshte:

  • Hartimi i një plani biznesi për Lëvizshmërinë inteligjente të integruar dhe zhvillimi i ideve te projektit, për qëndrueshmërinë e mobiliteteve dhe transportit ndërqytetas sipas Planeve Lokale të Veprimit të CBC #DynaMob 2.0.
  •  Planifikimi i aktiviteteve krahasuese dhe përfshirja në pjesëmarrje me komunitetin dhe grupet e interesit pranë Bashkisë së Skraparit.
  •  Zhvillimin e ideve të projektit për  qytetin dhe mobilitetin inteligjent në përputhje me zhvillimin e Planit lokal të veprimit për transportin Alternativ.
  • Eksperti ka për detyrë të mbështesë partnerin,  Dhoma e Tregëtisë Tiranë për planin e veprimit të CBC #DynaMob 2.0. dhe për çdo kërkesë tjetër të shtuar nga ky partner apo kontraktori.
  • Eksperti ka per detyrë hulumtimin dhe hartimin e plan-veprimit për përmirësimin e infrastrukturës publike, rrjetin e furnizimit të mjeteve ekologjike dhe eco-shërbimeve për transport në zonat nën administrimin e Bashkisë Skrapar;
  •  Ngritjen e rrjetit pilot të projektit sipas përcaktimeve dhe modelit të rrjetit ndërkufitar;
  •  Promovimin e rrjetit midis Bashkive dhe Pushtetit Qëndror për ngritjen e politikave të rishikimit me pjesëmarrjen e palëve të tjera të interesit dhe përfaqësuesve të administratës të zonave jo subjekt i CBC #DynaMob 2.0,
  • Vlerësimi i përfshirjes së target grupeve kundrejt komuniteteve lokale, administratës publike dhe administratave rajonale;
  •  Vlerësimi i objektivave të realizuara, nëpërmjet vlerësimit të sjelljes së komuniteteve lokale dhe palëve të interesit kundrejt burimeve të mobilitetit;

OUTPUTET DHE PERJUDHDA

Eksperti do te realizoje dertyrat e caktuara ne permbushje te aktivitetteve ne perputhje me pikat e mesiperme gjate perjudhes Janar 2019 deri ne Prill 2020 e deri ne perfudnim te kontrates se tij te nenshkruar me Bashkine Skrapar.

Materjaletqe do prodhojeeksperti:

  1. Plan-biznes për Lëvizshmërinë inteligjente të integruar dhe zhvillimi i ideve te projektit, për qëndrueshmërinë e mobiliteteve dhe transportit ndërqytetas.
  2. Plan-veprim për përmirësimin e infrastrukturës publike.
  3. Aktiviteteve krahasuese dhe përfshirja në pjesëmarrje me komunitetin dhe grupet e interesit.
  4. Raport-Vlerësim i përfshirjes së target grupeve.
  5. Raport-Vlerësimi i objektivave të realizuara
  6. Asistimin e stafitteBashkisënëzhvillimin e akriviteteveteprojektit.

Çdo pasuri publike është e të gjithëve.

Më shumë se 100 kontenierë të rinj, do të vendosen në shërbesën e një pastrimi dinjitoz që meriton i gjithë komuniteti i Skraparit. Bashkia Skrapar po punon për sigurimin sa më të shpejtë të tyre, dhe ne besojmë së në fund të muajit prill ata do të jenë gati. Ndonse ne, çdo ditë, përpiqemi të punojmë me përkushtim e devotshmëri, mirëmbajtja e tyre, kërkon edhe ndihmën tuaj. Çdo pasuri publike është e të gjithëve dhe për këtë arsye është detyra e çdokujt prej nesh të kujdesemi dhe mirëmbajmë kontenierët, të disiplinojmë hedhjet e mbeturinave në vendet e caktuara, të kujdesemi për pastërtinë dhe mjedisin. Vetëm kur bëhemi bashkë, jemi më të mirë!
Skrapari meriton më shumë, nga çdo kush prej nesh!