Data e sotme, 22 Prill, përveç Ditës Ndërkombëtare së Tokës përkon edhe datën simbolike të përmbylljes së nismës mjedisore “Të Pastrojmë Shqipërinë!” 🌷 🌎 (more…)
Viti Jubile, i 75 vjetorit të Krijimit të Brigadës së 7të Sulmuese, u festua sot në Çorovodë. Qyteti mikpriti, që në orët e para të mëngjesit qindra e qindra Veteranë, Pjesëtarë të Familjeve të Dëshmorëve, të ardhura nga çdo skaj i Shqipërisë për t’i dhënë Lavdi dhe Nderim, Sakrificës Sublime për Çlirim, që lindi në 17 Mars 1944 në Vlushën Heroike ku dhe u krijua Brigada e 7-të Sulmuese. Homazhe u zhvilluan në Varrezat e Dëshmorëve Skrapar, dhe Kurora me Lule në shenjë nderi dhe respekti u vendosën nga Bashkia Skrapar si dhe Kryetari i Komitetit të Veteranëve të L.A.N.Ç. të Shqipërisë Rustem Peci, Komiteti i Veteranëve Skrapar, nga Familjet e Dëshmorëve etj. Më pas, Muzeu Historik i Luftës u vizitua nga të pranishmit e shumtë dhe në mesditë një aktivitet i quajtur “Lavdi Brigadës së 7të Sulmuese” u zhvillua në Çorovodë. Në emër të Kryetarit të Bashkisë Skrapar, u lexua mesazhi përshëndetës i këtij takimi, ku ndër të tjera u theksua rëndësia e përkujtimit dhe ruajtjes së datave dhe ngjarjeve historike ndër breza. Takimi u përshëndet edhe nga Kryetari i Komitetit të Veteranëve të LANÇ të Shqipërisë, Rustem Peci. Në fjalën e tij ai theksoi rëndësinë e datave historike që i dhanë Lavdi, Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Mbi historikun e Krijimit të Brigadës së 7të foli Kryetari i Komitetit të Veteranëve Skrapar Enver Naska. Takimi u përshëndet edhe nga shumë të pranishëm, të ardhur nga rrethet e skajshme të Shqipërisë, që ripërsëritën historinë, duke u mbledhur sërisht bashkë dhe premtimit se do të rimblidhemi sërisht më të shumtë, në vitet jubilare.
Lavdi Brigadës së 7të Sulmuese!
Mirënjohje të Përjetëshme Heronjve dhe Dëshmorëve!