Biblioteka Online

[vc_row][vc_column][vc_column_text]

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Biblioteka Online sjell disa ndër versionet elektronike të librave që mund të shfletoni për kohën tuaj të lirë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column]
  • Rubairat - Omar Khayyam

  • Princi i vogël - Antoine de Saint Exupery

  • Intervistë me vetveten (Retë dhe Gurët) - Petro Marko

  • Në kafenenë e rinisë së humbur - Patrick Modiano

  • Otello - Shakespeare

  • Një zemër e dobët - Fjodor Dostojevski

  • Frymë të vdekura - Nikollai Gogol

  • Ngadhënjim i dashurisë - Ivan s. Turgeniev

  • Nderi i humbur i Katerina Blum - Hajnrih Bël

  • Lumi i Madh me dy zemra - Ernest Heminguej

  • Ate Sergi - Leon Tolstoi

  • Kozeta - Viktor Hygo

  • Kolonel Shabëri - Honore de Balzak

  • Të jetosh në ishull - Ben Blushi

  • Gjakftohtësia - Ismail Kadare

  • Shtëpi kukulle - Henrik Ibsen

  • Zonja Bovari - Gustav Flober

  • Buka e viteve të hershme - Hajnrih Bel

  • [/vc_column][/vc_row]

    COVID-19


    Pyetje Përgjigje COVID-19

    1. Çfarë është koronavirusi?

    Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje të tilla si: nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda siç është Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome SARS).

    2. Nga vjen korona virusi?

    Korona virusi qarkullon në kafshë, dhe disa prej korona viruseve kanë aftësinë të transmetohen nga kafshët tek njeriu. Tashmë është vërtetuar që koronavirusi transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu.

    3. Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me koronavirus?

    Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

    4. Si mund ta mbroj veten nga korona virusi?

    Korona virusi shkakton simptoma tipike respiratore, kështu që rekomandohen:

    • masa bazike të higjenës së duarve, siç është larja e duarve me ujë dhe sapun
    • higjena respiratore, si psh. kur teshtini, përdorni bërrylin apo shami
    • shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo teshtitje.
    • mënjanimet e kontakteve të panevojshme me kafshë të gjalla apo produket e tyre dhe larja e duarve pas prekjes së tyre
    • Aplikimi i praktikave të higjenës ushqimore. Sigurohuni që mishi është gatuar mire para se të konsumohet.

    5. A ka vaksinë për këtë lloj të ri të koronavirusit?

    Kur një sëmundje është e re, nuk ka vaksinë për të, dhe mund të duhen disa vite derisa të prodhohet një vaksinë e re.

    6. A ka trajtim për koronavirusin?

    Aktualisht nuk ka një trajtim specifik për sëmundjet e shkaktuara nga koronavirusi. Megjithatë, shumë nga simptomat mund të trajtohen në varësi të gjendjes klinike të pacientit.

    7. Çfarë janë Koronaviruset?

    Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda. Ato janë të përhapur në shumë lloje të kafshëve dhe rrallë evoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre.
    Koronaviruset humane u identifikuan për herë të parë në vitin1960 dhe deri në vitin 2019 njiheshin 6 të tillë nga të cilët 4 të zakonshëm si: 229E (alpha coronavirus), NL63 (alpha coronavirus, OC43 (beta coronavirus) dhe HKU1 (beta coronavirus).
    Në shekullin 21 dy koronavirus me patogenitet të lartë si SARS– CoV që shkakton Sindromën Respiratore Akute të Rëndë dhe MERS – CoV që shkakton Sindromin Respirator të Lindjes së Mesme u transmetuan nga rezervuarët e kafshëve si: macet e gra dhe gamilet tek njerëzit, duke shkaktuar epidemi globale me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë.
    Koronavirusi i ri 2019 – nCoV
    Në 31 dhjetor 2019, pati disa raste me pneumoni në Wuhan, provinca Hubei, Kinë ku shumica e tyre raportonin ekspozim në një treg të madh të produkteve të detit ku shiteshin shumë lloje të kafshëve të gjalla. Të dhënat paraprake tregojnë se 2019 –nCoV ka homologji për disa amino acide me SARS – CoV dhe mund të përdorë si receptor ACE2. Kjo ka një vlerë, pasi mund të parashikojë mundësinë për përhapje dhe pandemi.

    Rekomandime të OBSH-së:

    1. Bazuar në mundësinë e transmetimit nga njeriu tek njeriu ka një rrezik për impakt serioz në shëndetin publik.
    2. Ky virus nuk është identifikuar më parë tek njerëzit dhe hetimet e para në Kinë nuk e kanë përcaktuar akoma burimin e shpërthimit epidemik; pra kemi të bëjmë me një situatë jo të zakonshme dhe të papritur.
    3. Numri i rasteve të konfirmuara vazhdon të rritet në Kinë, teksa raste të ngjashme janë evidentuar në vende të tjera, dhe duke qenë se është dhe Viti i Ri kinez rreziku i importimit jashtë këtij territori është i lartë. Shumë vende kanë vendosur masa në aeroporte kur kanë lidhje direkte me Kinën, si vlerësim elektronik i temperaturës apo intervista me udhëtarët që vijnë nga Kina. Pra, kemi rrezik për përhapje ndërkombëtare (nisur edhe nga raste te importuara).
    4. Në lidhje me interferencën me udhëtimet dhe tregtinë ndërkombëtare OBSH-ja nuk rekomandon ndonjë kufizim të udhëtimeve dhe/ose tregtisë bazuar në informacionin që posedon aktualisht.

    Vetëkarantina COVID-19
    Kujdesi shëndetësor në pacientët që dyshohen si të infektuar me COVID – 19 dhe që paraqesin simptoma të lehta, kontakteve te tyre dhe menaxhimi i kontakteve

     

    Përmbledhje

    Kjo është një përmbledhje që OBSH-ja ka hartuar për të dhënë një këshillim të shpejtë për rekomandimet e nevojshme për kujdesin ndaj pacientëve që trajtohen në kushtet e shtëpisë të dyshuar si të infektuar me COVID-19, që shfaqin simptoma të lehta, si dhe masat që duhet të ndërmarrë shëndeti publik lidhur me menaxhimin e kontakteve asimptomatike.

    Dokumenti është i bazuar në udhëzimet me bazë shkencore publikuar nga OBSH-ja, duke përfshirë këtu parandalimin e infeksioneve dhe kontrollin e sëmundjeve respiratore akute në kujdesin shëndetësor, që mund të shkaktojnë epidemi apo pandemi: Udhëzuesi i brendshëm i OBSH-së (1), bazuar në informacionin më koherent ekzistues në lidhje me infeksionin COVID-19.

    Ky dokument është një përshtatje e versionin origjinal që adreson MERS-CoV, publikuar në qershor 2018.

    Ky këshillim i shpejtë është për profesionistët e shëndetit publik dhe ata të parandalimit dhe kontrollit, menaxherët e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor. Gjithsesi, situata po monitorohet nga afër për të dhëna të reja që mund të sinjalizojnë rishikimin e përmbajtjes së këtij udhëzuesi të shpejtë këshillimi.

    Ju lutem referojuni dokumentit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) për përkufizimin e rastit:

    Kujdesi shëndetësor në shtëpi për pacientët e dyshuar si të infektuar me COVID-19, me shenja të lehta.

    Duke patur parasysh njohjen e kufizuar të deritanishme të sëmundjes së shkaktuar nga COVID-19 dhe mënyrës së transmetimit të tij, OBSH-ja rekomandon që rastet e dyshuara me COVID-19 të izolohen dhe monitorohen në kushte spitalore. Kjo do të çojë në sigurinë dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor (në rast se simptomat e pacientit përkeqësohen), si dhe sigurinë e shëndetit publik.

    Sidoqoftë, për disa arsye të mundshme, përfshi dhe situatën kur kujdesi spitalor nuk është i disponueshëm ose është i pasigurt (p.sh. kapacitete të kufizuara dhe burime të pamjaftueshme për të përballuar nevojat për kujdes shëndetësor), apo në rastet e refuzimit të hospitalizimit, kushtet alternative[1] për sigurimin e kujdesit shëndetësor mund të merren në konsideratë.

    Në rastin e kushteve të tilla, pacientët me simptoma të lehta[2] dhe pa mbivendosje me situata të tjera kronike si sëmundje të mushkërive apo të zemrës, probleme me veshkat apo me të dhëna kompromentuese të sistemit imunitar, që e vendosin atë në një rrezik të shtuar për të zhvilluar komplikacione, mund të trajtohet në ambientin e shtëpisë. I njëjti parim i kujdesit në kushtet e shtëpisë zbatohet edhe për pacientët simptomatikë që nuk kanë më nevojë për hospitalizim. Ky vendim kërkon një gjykim të kujdesshëm klinik dhe duhet të ndërmerret duke vlerësuar sigurinë e pacientit në kushtet e shtëpisë[3].

    Një linjë komunikimi me punonjësin e kujdesit shëndetësor duhet të vendoset përgjatë periudhës së kujdesit në shtëpi, derisa pacienti të shërohet plotësisht. Personeli i kujdesit shëndetësor duhet të përfshihet në rishikimin e gjendjes shëndetësore aktuale për të parë progresin e simptomave3 nëpërmjet kontakteve me telefon, dhe në mënyrë ideale, nëse është e mundur, nëpërmjet vizitave ballë për ballë, në mënyrë të rregullt (p.sh. çdo ditë), duke kryer teste diagnostikuese specifike sipas nevojave.

    Personeli i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) gjithashtu është i përfshirë në këtë proces, duke mbështetur personelin e kujdesit shëndetësor.

    Nga ana tjetër, pacientët dhe anëtarët e tjerë të familjes duhen udhëzuar mbi higjienën personale, parandalimin bazë të infeksioneve, si dhe masat e kontrollit se si të kujdesen për anëtarët e infektuar të familjes në mënyrën më të sigurt të mundshme, dhe se si të parandalojnë përhapjen e infeksioneve me kontaktet e shtëpisë. Pacientit dhe familjes duhet t’iu jepet mbështetja, edukimi dhe monitorimi i vazhdueshëm. Ata duhet të ndjekin rekomandimet e mëposhtme:

    • Vendosja e pacientit në një dhomë të veçantë me ventilim të mirë.
    • Kufizimi i numrit të personave që përkujdesen për pacientin, mundësisht caktimin e një personi që është në gjendje të mirë shëndetësore, që nuk paraqet rreziqe të tjera shëndetësore. Të mos lejohen vizitorët!
    • Anëtarët e tjerë të shtëpisë duhet të qëndrojnë në një dhomë tjetër, ose nëse është e mundur, të mbajnë një distancë 1 m nga personi i sëmurë (p.sh. të flenë në krevat më vete)[4].
    • Kufizimi i lëvizjes së pacientit dhe minimizimi i sipërfaqjes që ndan me të tjerët. Të merren masa që sipërfaqet e përbashkëta (p.sh. kuzhina, banjo) të jenë të ajrosura mirë p.sh. të mbahen dritaret hapur.
    • Kujdestari duhet të mbajë një maskë mjekësore të puthitur mirë në fytyrë, kur ndodhet në të njëjtën dhomë me personin e sëmurë. Maska nuk duhet prekur apo lëvizur gjatë përdorimit. Nëse maska laget apo bëhet pis me sekrecione, duhet të ndërrohet menjëherë. Flakeni maskën pas përdorimit dhe zbatoni higjienën e duarve pas heqjes së maskës.
    • Zbatimi i higjienës së duarve (2), pas çdo kontakti me personin e sëmurë apo në ambientin ku ata ndodhen. Higjiena e duarve duhet të zbatohet gjithashtu edhe përpara apo pas përgatitjes së ushqimit, përpara ngrënies, pas përdorimit të banjos, si dhe sa herë duart duken të ndotura. Nëse duart nuk duken në pamje të parë të ndotura, mund të përdoret dezinfektuesi me bazë alkooli. Zbatoni higjienën e duarve duke përdorur ujë dhe sapun, kur duart duken që janë të ndotura. Bëni të ditura kushtet e sigurisë (p.sh. gëlltitjen aksidentale apo rrezikun për zjarr) para se të rekomandoni dezifektantët me bazë alkooli për përdorim në kushtet e shtëpisë.
    • Kur përdorni ujë dhe sapun, përdorimi i letrave me një përdorim për fshirjen e duarve do të ishte i parapëlqyer. Nëse nuk është e mundur, përdorni peshqirë të posaçëm, që nëse lagen duhet t’i ndërroni.
    • Praktikimi i higjienës respiratore duhet sidomos për personat e sëmurë, gjatë gjithë kohës. Higjiena respiratore do të thotë që të mbulohet goja dhe hunda sa herë kollitesh apo teshtin, duke përdorur maskat mjekësore, maskat prej cohe, letrat apo parakrahun dhe të pasohet me higjienën e duarve.
    • Hidhni materialet që janë përdorur për të mbuluar gojën apo hundën, ose pastrojini ato plotësisht pas përdorimit (p.sh. duke përdorur sapun normal apo detergjent dhe ujë).
    • Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me lëngjet e trupit, veçanërisht me sekrecionet orale dhe ato respiratore, si dhe me jashtëqitjen. Përdorni doreza me një përdorim, për të siguruar kujdesin oral dhe respirator sa herë jeni në kontakt me jashtëqitjen, urinën dhe mbetje të tjera. Zbatoni higjienën e duarve, para dhe pas heqjes së dorezave.
    • Dorezat, letrat, maskat dhe mbetjet e tjera të përdorura nga personat e sëmurë, apo ata që kujdesen për personat e sëmurë, duhet të vendosen në një kosh me qese në dhomën e personit të sëmurë, përpara se të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë[5].
    • Shmangni ekspozimet e tjera të mundshme me personat e sëmurë apo me sendet e kontaminuara në ambientin e tyre të ngushtë (p.sh. shmangni përdorimin e përbashkët të furçës së dhëmbëve, cigareve, enëve të kuzhinës, pijeve, peshqirëve, sfungjerëve dhe çarçafëve). Enët e kuzhinës duhet të pastrohen me sapun apo detergjent dhe ujë pas përdorimit, dhe mund të ripërdoren në vend që të hidhen.
    • Pastroni dhe dezinfektoni vazhdimisht sipërfaqet e prekura si komodinat e dhomës së gjumit, kokën e krevatit dhe mobilje të tjera të dhomës së gjumit çdo ditë, duke përdorur dezifenktant për shtëpinë që përmban solucion me ujë të oksigjenuar të holluar[6] (1 pjesë ujë i oksigjenuar dhe 99 pjesë ujë).
    • Pastroni dhe dezinfektoni banjon dhe sipërfaqet e tualetit të paktën një herë në ditë me dezifektant të zakonshëm shtëpije që përmban një përzierje ujë të oksigjenuar6 (1 pjesë ujë i oksigjenuar dhe 99 pjesë ujë).
    • Pastroni teshat, çarçafët, peshqirët e banjos dhe të duarve etj. të personave të sëmurë, duke përdorur sapun/detergjentë dhe ujë, apo në makinë larëse në temperaturë 60 – 900 Celcius, dhe thajini mirë. Vendosni çarçafët e kontaminuar në një kosh rrobash të palara. Mos i shkundni rrobat e ndotura dhe shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të lëkurës dhe rrobave me materialet e kontaminuara.
    • Përdorni dorezat me një përdorim dhe veshjet mbrojtëse (p.sh. përparëse plastike) kur pastroni sipërfaqet, rrobat/çarçafët e ndotur me lëngjet e trupit. Zbatoni higjienën e duarve para dhe pas heqjes së dorezave.
    • Personat me simptoma duhet të qëndrojnë në shtëpi derisa simptomat të zhduken, bazuar në gjetjet klinike dhe laboratorike (dy teste negative RT-PCR me të paktën një diferencë 24 orëshe).
    • Gjithë pjesëtarët e familjes duhet të konsiderohen si kontakte dhe shëndeti i tyre duhet të monitorohet si më poshtë.
    • Nëse një anëtar i familjes zhvillon simptomat e një infeksioni akut respirator, përfshi këtu dhimbje fyti dhe vështirësi në frymëmarrje, ndiqni rekomandimet e shëndetit publik si më poshtë.

    Punonjësit e kujdesit shëndetësor që japin kujdesin shëndetësor në shtëpi duhet të bëjnë vlerësimin e rrezikut për të përzgjedhur Masat Mbrojtëse Personale (MMP) e përshtatshme.

    Menaxhimi i kontakteve dhe vetëkarantina

    Në kuadrin e të dhënave për transmetimin nga njeriu tek njeriu të virusit SARS-CoV-2, personat (përfshi punonjësit shëndetësorë) që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet të këshillohen që të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë, që nga dita e fundit me kontaktin e mundshëm, dhe të kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme mjekësore nëse paraqesin ndonjë nga simptomat, veçanërisht temperaturë, simptoma respiratore si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje apo diarre.

    Përgjatë periudhës së vetëkarantinës duhet të vendoset një linjë komunikimi me një punonjës të kujdesit shëndetësor, si dhe të shëndetit publik në NJVKSH-të përkatëse. Personeli i kujdesit shëndetësor duhet të përfshihet në rivlerësimin e gjendjes shëndetësore së kontakteve të tyre nëpërmjet telefonit, dhe në mënyrë ideale, nëse është e mundur, me vizita ballë për ballë dhe të rregullta (p.sh. përditë), duke kryer teste specifike diagnostikuese sipas nevojave, si dhe kryhet vetëkarantina duke u mbështetur nga NJVKSH-të.

    Punonjësi i kujdesit shëndetësor apo NJVKSH-ja duhet të japë paraprakisht udhëzime se ku duhet kërkuar kujdesi shëndetësor kur një kontakt sëmuret. Cila duhet të jetë mënyra më e përshtatshme e transportimit, kur, dhe në cilën qendër shëndetësore duhet shkuar, dhe cilat masa kontrolli parandaluese duhen ndjekur.

    • Lajmëroni numrin 127 për çdo problem që mund të keni.
    • Lajmëroni qendrën e caktuar shëndetësore për kontaktin simptomatik që do të shkojë në qendrën e tyre.
    • Ndërsa udhëtoni, për të kërkuar kujdesin shëndetësor, personi i sëmurë duhet të mbajë maskën mjekësore.
    • Shmangni transportin publik për të shkuar në qendrën shëndetësore, nëse është e mundur; thërrisni një ambulancë apo mjet transporti për personin e sëmurë, dhe hapni dritaret nëse është e mundur.
    • Kontakti i sëmurë duhet të këshillohet që të zbatojë gjithmonë higjienën respiratore dhe atë të duarve; të qëndrojë sa më larg të tjerëve (të paktën 1 m) kur është në lëvizje, dhe kur ndodhet në qendrën shëndetësore.
    • Higjiena e përshtatshme e duarve duhet të zbatohet nga kontaktet e sëmura dhe personat që kujdesen për ta.
    • Çdo sipërfaqe që ndotet më sekrecione respiratore apo lëngje trupore gjatë transportit, duhet pastruar dhe dezinfektuar me dezifektantë të zakonshëm të shtëpisë që përmbajnë një solucion me ujë të oksigjenuar të holluar6 (1 pjesë ujë i oksigjenuar dhe 99 pjesë ujë).
    • Gjithashtu, masat e përshkruara për rastet e dyshuara zbatohen edhe në rastet e vetëkarantinimit të kontakteve.

    [1] Këtu përfshihen kushtet për kujdes në kushtet e shtëpisë

    [2] . Temperaturë e ulët, kollë, dobësi, rrjedhje të hundëve, dhimbje fyti pa shenja të tjera shqetësuese si për shembull vështirësi në frymëmarrje, frymëmarrje e shtuar ( si p.sh. sputum apo hemoptizi) shenja gastro – intestinale si pështjellim stomaku, të vjella dhe/ose diarre dhe pa ndryshime në gjendjen mendore ( si p.sh. konfuzion apo letargji).

    [4] Një përjashtim mund të përbëjnë nënat që ushqejnë me gji. Duke patur parasysh të mirat e ushqyerjes me gji dhe rolin e papërfillshëm që ka qumështi i gjirit në transmetimin e viruseve respiratore, nëna duhet të vazhdojë ushqyerjen me gji. Nëna duhet të mbajë një maskë mjekësore, kur është afër foshnjes dhe të përmbushë me kujdes higjenën e larjes së duarve, para se të jetë në kontakt të ngushtë me foshnjen. Ajo gjithashtu duhet të zbatojë dhe masa të tjera të higjenës të përshkruara anë këtë document.

    [5] Vendet mund të marrin masa për t’u siguruar që mbetjet të depozitohen në një landfill sanitar dhe jo në një kosh plehrash të pamonitoruar, sa herë që të jetë e mundur. Masa të tjera shtesë mund të nevojiten për të parandaluar ripërdorimin johigjienik të dorezave, maskave, kontaktin e drejtpërdrejtë me lëkurën dhe rrobat me materialin e kontaminuar.

    [6] Shumica e solucioneve pastruese të shtëpisë përmbajnë 5% hipklorit natriumi .[/lsvr_accordion_item]

  • Përgatitja e Vendit të punës COVID-19

  • Përgatitja e vendit tuaj të punës për COVID-19

    Në janar të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli shpërthimin e një sëmundjeje të re të koronavirusit në Provincën Hubei, Kinë, si një Urgjencë e Shëndetit Publik dhe Shqetësim Ndërkombëtar. OBSH-ja deklaroi se ekziston një rrezik i lartë i sëmundjes së koronavirusit (COVID-19) që mund të përhapet në vendet e tjera të botës.

    OBSH-ja dhe autoritetet e shëndetit publik në të gjithë botën po ndërmarrin veprime për të kontrolluar shpërthimin e COVID-19. Sidoqoftë, akoma aktualisht suksesi afatgjatë i këtyre masave nuk mund të merret si i mirëqenë. Të gjitha elementet e shoqërisë sonë – përfshirë bizneset dhe punëdhënësit – duhet të luajnë një rol të rëndësishëm nëse duam të ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundje.

    Si përhapet COVID-19

    Kur dikush ka kollë si pasojë e COVID-19, ai shpërndan spërkla të infektuara. Shumica e këtyre spërklave bien në sipërfaqet dhe objektet afër – të tilla si: tavolina e kompjuterit, tavolina e punës ose telefona. Njerëzit mund ta marrin infeksionin nga COVID-19 duke prekur sipërfaqet ose objektet e ndotura – dhe më pas duke prekur sytë, hundën ose gojën. Nëse qëndrojnë më afër se një metër nga një person i infektuar me COVID-19, ata mund ta marrin infeksionin me anë të frymëmarrjes, nga spërklat e kollës të nxjerra prej tyre. Pra, COVID-19 përhapet në një mënyrë shumë të ngjashme me gripin. Shumica e personave të infektuar me COVID-19 përjetojnë simptoma të lehta dhe shërohen vetë. Sidoqoftë, disa vazhdojnë të përjetojnë sëmundjen më rëndë dhe mund të kërkojnë kujdes spitalor. Rrezikshmëria e sëmundjes rritet me moshën: njerëzit mbi 40 vjeç duket se janë më të prekshëm se ata nën 40 vjeç. Njerëzit me sistem imunitar të dobësuar dhe ata që vuajnë nga diabeti, sëmundjet e zemrës dhe mushkërive janë gjithashtu më të prekshëm ndaj komplikacioneve të rënda të COVID-19.

    Mënyrat e thjeshta për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në vendin tuaj të punës

    Masat me kosto të ulët të paraqitura më poshtë do të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së infeksioneve, të tilla si: ftohja, gripi dhe problemet gastrike në vendin e punës, si edhe të mbroni klientët, kontraktorët dhe punonjësit tuaj.

    Punëdhënësit duhet të fillojnë t’i praktikojnë këto masa tani, edhe nëse COVID-19 nuk ka arritur në komunitetet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre. Ata tanimë, mund të reduktojnë ditët e humbura të punës për shkak të sëmundjes dhe të ndalojnë ose ngadalësojnë përhapjen e COVID-19, nëse shfaqen raste në mjediset që disponojnë.

    1. Sigurohuni që vendet e punës të jenë të pastra dhe të higjienizuara.
    • Sipërfaqet (p.sh. tavolinat e kompjuterave, tavolinat e punës) dhe objektet (p.sh. telefona, tastiera) duhet të pastrohen rregullisht me dezinfektues.
    • Pse? Për shkak se ndotja në sipërfaqet e përdorura nga punonjësit dhe klientët, është një nga mënyrat kryesore të përhapjes së COVID-19.
    1. Promovoni larjen e rregullt të duarve nga punonjësit, kontraktorët dhe klientët.
    • Vendosni solucionet pastruese dhe sterilizuese të duarve në vendet e dukshme rreth vendit të punës. Sigurohuni që këto pajisje të rimbushen rregullisht.
    • Afishoni postera promocionalë mbi larjen e duarve – kërkojani këto autoriteteve tuaja lokale të shëndetit publik ose shikoni në adresën e internetit WHO.int.
    • Kombinoni këto veprime me masa të tjera të komunikimit, siç janë: ofrimi i udhëzimeve nga profesionistët e shëndetit dhe të sigurisë në punë, njoftime të ngjashme gjatë takimeve dhe informacion mbi rëndësinë e promovimit për larjen e shpeshtë të duarve.
    • Sigurohuni që stafi, bashkëpunëtorët dhe klientët të kenë qasje në vendet ku ata mund të lajnë duart me sapun dhe ujë të rrjedhshëm.
    • Pse? Sepse larja asgjëson virusin nga duart tuaja dhe parandalon përhapjen e COVID19.
    1. Promovoni higjienë të mirë respiratore (të frymëmarrjes) në vendin e punës.
    • Afishoni postera që promovojnë higjienën respiratore (të frymëmarrjes). Kombinojeni këtë me masa të tjera, siç janë: ofrimi i udhëzimeve nga profesionistët e shëndetit dhe sigurisë në punë, njoftime gjatë takimeve, informacione në internet etj.
    • Sigurohuni që maskat e fytyrës dhe kartëpecetat higjienizuese të jenë të disponueshme në vendet tuaja të punës, sidomos për ata që janë prekur nga rrufa ose kolla, dhe të gjitha së bashku të sigurohen në koshat e mbyllur higjienizues.
    • Pse? Për shkak se higjiena e mirë e frymëmarrjes parandalon përhapjen e COVID-19.
    1. Këshilloni punonjësit dhe bashkëpunëtorët që të konsultohen përpara se të udhëtojnë për qëllime biznesi.
    1. Informoni punonjësit, bashkëpunëtorët dhe klientët tuaj që nëse COVID-19 fillon të përhapet në komunitetin tuaj, cilido qoftë me kollë të lehtë ose me temperaturë subfebrile (37.3 C ose më shumë), duhet të qëndrojë në shtëpi. Gjithashtu ata duhet të qëndrojnë në shtëpi (ose të punojnë nga shtëpia) nëse kanë nevojë për mjekim të thjeshtë, siç janë: paracetamoli, ibuprofeni, aspirina; të cilat mund të maskojnë (fshehin) simptomat e infeksionit nga COVID-19.
    • Vazhdoni komunikimin dhe promovoni mesazhin se “njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi”, edhe nëse ata kanë vetëm simptoma të lehta të COVID-19.
    • Paraqisni postera me këtë mesazh në vendet e punës. Kombinoni këtë me mjete të tjera të komunikimit, që zakonisht përdoren në organizatën ose biznesin tuaj.
    • Shërbimet profesionale të shëndetit në punë, autoriteti lokal i shëndetit publik ose partnerët e tjerë mund të kenë paraqitur fushatë promocionale mbi këtë mesazh të rëndësishëm.
      Elementët kryesorë që duhen marrë parasysh kur udhëtoni ju dhe punonjësit tuaj.

      1. Përpara se të udhëtoni
      • Sigurohuni që kompania dhe punonjësit tuaj të kenë informacionin më të fundit për zonat ku COVID-19 po përhapet. Këtë informacion mund ta gjeni në https://www.Who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/situation-reports/
      • Bazuar në informacionet më të fundit, kompania juaj duhet të vlerësojë përfitimet dhe rreziqet që lidhen me planet e ardhshme të udhëtimit.
      • Shmangni udhëtimet e punonjësve që mund të jenë më të rrezikuar nga sëmundjet kronike (p.sh. të moshuarit, apo ata që vuajnë nga diabeti, zemra dhe mushkëritë) në zonat ku COVID-19 po përhapet.
      • Sigurohuni që të gjithë personat që udhëtojnë në vendet që kanë raportuar të prekur nga COVID-19, të jenë të informuar nga një profesionist i kualifikuar (p.sh. shërbimet shëndetësore në punë, profesionistët e kujdesit shëndetësor ose institucionet lokale të shëndetit publik).
      • Konsiderojeni një mjet të rëndësishëm parandalimi pajisjen me shishe të vogla (nën 100 CL) me produkte me bazë alkooli, përfshirë edhe pecetat e lagura, si dhe këshillimin për punonjësit që do të udhëtojnë. Kjo mund të lehtësojë larjen e rregullt të duarve.

      Kur ju ose punonjësit tuaj ktheheni nga udhëtimi:

      • Punonjësit që janë kthyer nga një zonë ku është përhapur COVID-19, duhet të vetëkëqyren për simptomat e lidhura me të për 14 ditë, si edhe për të temperaturën e tyre trupore dy herë në ditë.
      • Nëse zhvillojnë qoftë edhe një kollë ose ethe të shkallës të lehtë (d.m.th. një temperaturë prej 37.3 C ose më shumë) ata duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të vetizolohen. Kjo do të thotë që të shmanget kontakti i ngushtë (një metër ose më afër) me njerëzit e tjerë, përfshirë anëtarët e familjes. Ata gjithashtu, duhet të telefonojnë ofruesin përkatës të kujdesit shëndetësor ose institucionet lokale të shëndetit publik, duke u dhënë detaje për udhëtimin dhe simptomat e tyre të fundit.

      Përgatitja e biznesit tuaj në rast se COVID-19 arrin në komunitetin tuaj

      • Hartoni një plan lidhur me çfarë masash duhet të ndërmerrni nëse dikush dyshohet si i sëmurë me COVID-19 në kompaninë tuaj.
      • Ky plan duhet të përfshijë izolimin e personit të sëmurë në një dhomë ose zonë ku ata nuk kanë kontakt me të tjerët në vendin e punës – duke kontaktuar institucionet lokale shëndetësore.
      • Planifikoni se si të identifikoni personat që mund të jenë në rrezik dhe t’i mbështesni ata, pa stigmë dhe diskriminim në vendin e punës. Kjo mund të përfshijë persona që kanë udhëtuar kohët e fundit në një zonë ku janë raportuar raste, ose personel tjetër që janë më të ekspozuar ndaj komplikacioneve të COVID-19 (p.sh. më të moshuarit, diabetikët, ata me sëmundjet e zemrës dhe mushkërive).
      • Informoni institucionet lokale shëndetësore mbi planin që keni hartuar dhe kërkoni mbështetjen e tyre.
      • Promovoni komunikimin e rregullt me anë mjeteve elektronike të telekomunikacionit në të gjithë kompaninë tuaj. Nëse ka një shpërthim të COVID-19 në komunitetin tuaj të punës, autoritetet shëndetësore mund t’i këshillojnë njerëzit të shmangin transportin publik dhe vendet e populluara. Detyrat e lëna prej këtij shërbimi do të ndihmojnë kompaninë të vazhdojë të mirëfunksionojë dhe punonjësit tuaj të ndjehen të sigurt.
      1. Hartoni një plan vazhdimësie dhe sigurie për kompaninë për një shpërthim në komunitetet ku operon biznesi juaj.
      • Plani do të ndihmojë në përgatitjen e kompanisë që zotëroni për mundësinë e përhapjes të COVID19 në komunitetin e saj. Mund të jetë i vlefshëm edhe për urgjencat e tjera shëndetësore.
      • Plani duhet të ndihmojë në mbarëvajtjen e punëve në biznesin tuaj, edhe nëse një numër i konsiderueshëm i punonjësve, bashkëpunëorëve nuk mund të jenë të pranishëm në vendin e punës – qoftë për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose sepse janë të sëmurë.
      • Komunikoni me punonjësit dhe bashkëpunëtorët tuaj dhe sigurohuni që ata janë të vetëdijshëm për atë që duhet të bëjnë ose jo, sipas planit. Theksoni pikat kryesore: rëndësia e mosardhjes në punë edhe nëse ata kanë vetëm simptoma të lehta ose u është dashur të përdorin mjekime të thjeshta (paracetamol, ibuprofen),  të cilat mund të maskojnë (fshehin) simptomat.
      • Sigurohuni që plani juaj adreson çështjet e shëndetit mendor dhe pasojat sociale të një rasti të prekur nga COVID-19 në vendin e punës ose në komunitet dhe të ofrojë informacionin dhe mbështetjen e duhur, përkatëse.
      • Për bizneset e vogla dhe të mesme pa personel shëndetësor të dedikuar, zhvilloni partneritete dhe plane me ofruesit tuaj të shërbimit të kujdesit shëndetësor lokal dhe paraprini çdo emergjencë.
      • Institucioni shëndetësor lokal apo kombëtar mund të ofrojë mbështetje dhe udhëzime përkatëse në zhvillimin e planit tuaj.
      1. Mbani mend:
      • Tani është koha për t’u përgatitur për COVID-19. Masat e thjeshta paraprake dhe planifikimi i duhur mund të bëjnë një ndryshim të madh. Veprimi në kohën e duhur do të ndihmojë në mbrojtjen e punonjësve dhe biznesit tuaj.
    Masat kryesore për parandalim të COVID-19

    – Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;

    – Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;

    – Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;

    – Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit;

    – Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët;

    – Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi;

    – Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë;

    Rekomandime për udhëtarët COVID-19
    1. Çfarë rekomandohet për udhëtarët?

    Rekomandohet të shtyni udhëtimet e panevojshme në zonat me rrezik të Kinës. Zonat e rrezikut të Kinës mund ti gjeni në faqet e internetit të OBSH-së.

    Nëse shkoni në Kinë, në zonat në rrezik, rekomandohet të vaksinoheni kundër gripit sezonal të paktën dy javë para udhëtimit. Vaksinimi ndaj gripit të paktën dy javë para nisjes është për të bërë më të lehtë diagnozën dhe menaxhimin e rasteve të dyshuara, duke pasur parasysh simptoma të ngjashme midis koronavirusit dhe gripit, për të shmangur bashkëjetesën e dy viruseve në të njëjtin organizëm dhe për të zvogëluar hyrjen në dhomën e urgjencës për komplikime nga gripi.

    Rekomandohet gjithashtu të shmangni vizitat në tregjet e produkteve ushqimore të freskëta me origjinë shtazore dhe kafshëve të gjalla, të shmangni kontaktin me njerëzit që kanë simptoma të frymëmarrjes dhe të lani duart shpesh.

    Nëse një person zhvillon simptoma të frymëmarrjes (kollë, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrje) ndërsa është në zonat e rrezikut, duhet të kërkojë kujdes të menjëhershëm mjekësor.

    Për të gjithë personat që, në 14 ditët e fundit, kanë hyrë në Shqipëri pasi kanë qëndruar në zonat e Kinës të prekura nga epidemia, siç është identifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit keta persona duhet te vetekontrollohen dhe vetekarantinohen

    Nëse simptomat e frymëmarrjes (ethe, kollë, dhimbje fyti, vështirësi në frymëmarrje) ndodhin në dy javët pas kthimit nga zonat e rrezikut:

    • kontaktoni numrin e telefonit falas të Urgjencës Kombëtare 127
    • vishni një maskë kirurgjikale nëse jeni në kontakt me persona të tjerë
    • lani rregullisht duart.

     2. Çfarë duhet bërë nëse kohët e fundit keni qëndruar në zonat e rrezikut?

    Personat e rikthyer në Shqipëri, pasi kanë qëndruar në zonat e Kinës të prekura nga epidemia, në 14 ditët e fundit per informacione te metejshme kontaktojne prane Institutit te Shendetit Publik.

    3. Sa do të zgjasë ky shpërthim epidemik?

    Aktualisht nuk është e mundur të parashikohet se sa do të zgjasë shpërthimi epidemik nga Koronavirusi i ri dhe si do të zhvillohet.  Kemi të bëjmë me një virus të ri dhe prandaj mbeten shumë paqartësi. Për shembull, nuk dihet nëse transmetimi do të ulet gjatë verës, siç vërehet për gripin sezonal.[/lsvr_accordion_item]

  • Urdhëra, Vendime, Akte për periudhën e pandemisë COVID-19

  • Udhëzues praktik mbi mënyrën e plotësimit të kërkesës për përfitim financiar Shkarko
    Ligj nr.15, dt.10.3.2016-Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive Shkarko
    Akt normativ nr. 2, dt. 11.03.2020-Për shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive’ Shkarko
    Akt normativ nr. 3, dt. 15.3.2020-Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 Shkarko
    Akt normativ nr. 4, dt. 16.03.2020-Për masat administrative për mosrespektimin e kufizimeve nga individët Shkarko
    Akt normativ nr. 5, dt. 17.3.2020-Amendimet nga njesitë e vetëqeverisjes vendore të kontratave me operatorët e pastrimit dhe transportit publik Shkarko
    Akt normativ nr. 6, dt. 21.3.2020-Ndryshime në buxhetin e vitit 2020 Shkarko
    Akt normativ nr. 7, dt. 23.03.2020-Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve Shkarko
    Akt normativ nr. 8, dt. 24.03.2020-Mbi rezervat e produkteve ushqimore dhe të tjerave dhe barnave mjekësore Shkarko
    Akt normativ nr.9, dt. 25.3.2020-Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga Covid-19 Shkarko
    Akt normativ nr.12,dt. 2.4.2020-Për shtyrjen e afateve të pagesave të qerasë Shkarko
    AAkt normativ nr.13,dt. 2.4.2020-Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë shkaktuar nga COVID-19 Shkarko
    Vendim KEC nr.4, dt. 30.03.2020-Për trajtimin e përkohshëm financiar mujor të disa funksionarëve dhe nëpunësve të administratës shtetërore, gjatë periudhës së epidemisë Shkarko
    Vendim KEC nr.5, dt.01.04.2020-Për shtyrjen e afateve të pagesave të qerasë Shkarko
    VKM nr.5,dt. 1.4.2020-Për shtyrjen e afateve të pagesave të qerasë Shkarko
    VKM nr.203, dt. 26.2.2020 -Për procedurat që përdoren për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesa thelbësorë të shtetit Shkarko
    VKM nr.204, dt. 9.3.2020-Për marrjen e masave për ngritjen e infrastrukturës për shërbimin e karantinës dhe për një shtesë fondi në buxhetine miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes Shkarko
    VKM nr. 207, dt. 10.3.2020-Për dhënie shpërblimi për personelin, mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë Shkarko
    VKM nr. 208, dt. 10.3.2020-Për caktimin e datave 10 deri 23 mars 2020 ditë pushimi për prindin kujdestar të fëmijëve të mitur Shkarko
    VKM nr. 211, dt. 11.3.2020-Për angazhimin e Forcave të Armatosura per zbatimin e masave parandaluese ndaj COVID-19 Shkarko
    VKM nr. 214, dt. 12.3.2020-Për caktimin e dates 13 mars 2020 ditë pushimi për nëpunësit dhe punonjësit e administrates publike Shkarko
    VKM nr. 228, dt. 18.3.2020-Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrit të Shtetit për Rindërtimin Shkarko
    VKM Nr. 229, dt. 18.3.2020-Për shtyrjen e afatit të kontratave të studentëve të ekselences të punësuar në institucione të administratës shtetërore Shkarko
    VKM nr. 231, dt. 18.3.2020-Për caktimin e dates 20 mars 2020 ditë pushimi për nëpunësit dhe punonjësit e administrates publike Shkarko
    VKM Nr. 236, dt. 19.3.2020-Ofrimi i ndihmës në banesë ndaj shtresave në nevojë Shkarko
    VKM Nr. 237, dt. 20.3.2020-Orari i punës për nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të administratës publike, shtetërore Shkarko
    VKM nr. 240, dt. 21.3.2020-Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2020, miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Shkarko
    VKM Nr.241, dt. 21.3.2020-Për miratimin e kontratës me objekt “Blerje materiale për mbrojtjen personale për COVID-19” Shkarko
    VKM Nr.242, dt. 22.3.2020 -Për procedurat për lidhjen e kontratave që lidhen me epideminë e shkaktuar nga infeksioni COVID-19 Shkarko
    VKM nr. 243, dt. 24.3.2020-Për shpalljen e fatkeqësisë natyrore Shkarko
    VKM nr. 267, dt. 31.3.2020-Për trajtimin e përkohshëm financiar mujor të disa funksionarëve dhe nëpunësve të administratës shtetërore, gjatë periudhës së epidemisë Shkarko
    VKM nr.269, dt. 1.4.2020-Lehtësimi I tregtimit të mallrave të nevojës së parë Brenda Ballkanit Perëndimor Shkarko
    VKM nr. 272, dt. 3.4.2020-Për blerje kite për laboratorin mikrobiologjik Shkarko
    VKM nr.273, dt. 3.4.2020-Për trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve që dalin nga shërbimet ku marrin trajtim pacientët me COVID-19 për QSUT Shkarko
    VKM nr. 274, dt. 3.4.2020-Për furnizim vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrike për COVID-19 Shkarko
    VKM nr.276, dt. 6.4.2020-Për blerje materialesh mjekësore në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 Shkarko
    VKM nr.277, dt. 6.4.2020-Për garancinë shtetërore të huasë me bankat e nivelit të dytë për pagat e tregtarëve ose shoqërive tregtare, aktiviteti I të cilave është prekur nga VKM në kuadër të menaxhimit të të situatës Shkarko
    Urdhër nr.122, dt. 26.2.2020-Për miratimin e protokolleve dhe masat ndaj Coronavirus nga QKUM Shkarko
    Urdhër nr.123,dt. 26.2.2020-Shtimi I COVID-19 në listën e sëmundjeve infective të detyrueshme për tu raportuar Shkarko
    Urdhër nr. 131, dt. 8.3.2020-Për ndalimin e eksportit të barnave dhe të pajisjeve Shkarko
    Urdhër nr.132, dt. 08.03.2020-Për mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anullimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura Shkarko
    Urdhër nr.133, dt. 8.3.2020 “Për kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dheose familjarëve të pacientëve nëpër spitale Shkarko
    Urdhër nr.134, dt. 8.3.2020-Për vetëkarantinimin e personave që hyjnë në territorin e Shqipërisë nga zona e izoluar në Itali Shkarko
    Urdhër nr.135, dt. 9.3.2020-Për mbylljen e institucioneve arsimore për parandalimin e përhapjes së Covid-19 Shkarko
    Urdhër nr.135-1,datë9.3.2020-Për mbylljen e veprimtarisë së çerdheve përkufizimin e përhapjes së infeksionit Covid-19 Shkarko
    Urdhër nr.147, dt. 9.3.2020-Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në QSUT dhe Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” Shkarko
    Urdhër Nr.156, dt. 10.3.2020-Për marrjen e masave të veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19 Shkarko
    Urdhër nr.156-1, dt. 10.3.2020-Për ndalimin e të gjitha lëvizjeve së udhëtarëve drejt Italisë Shkarko
    Urdhër nr 157, dt. 10.3.2020-Për marrjen e masave për parandalimin e infektimit nga Covid-19 të përfituesve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror Shkarko
    Urdhër nr.158, dt. 11.3.2020-Për pezullimin e funksionimit të komisioneve të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar dhe invaliditetit të punës Shkarko
    Urdhër nr.160, dt. 11.3.2020-Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në të gjithë strukturat spitalore publike dhe jopublike Shkarko
    Urdhër nr.168, dt. 14.3.2020-Për ndalimin-kufizimin e lëvizjeve me mjetet e transportit Shkarko
    Urdhër nr. 193, dt. 20.03.2020-Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë Shkarko
    Tabela e Urdhrit 193 dt. 20.03.2020-Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë Shkarko
    Urdhër nr. 208, dt. 30.03.2020-Hapja e tre aktiviteteve të tjera tregtare Shkarko
    Urdhër nr.216, dt. 01.04.2020-Për mbylljen e institucioneve arsimore publike dhe jopublike dhe çerdheve Shkarko
    Urdhër i Kryeministrit dhe Bankës së Shqipërisë, dt.17.03.2020-Për shtyrjen e afatit të kësteve të kredisë Shkarko
    Vendim qarkullues nr.13, dt. 12.3.2020-Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja Shkarko
    Vendim qarkullues nr.14, dt. 12.3.2020-Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka Shkarko
    Vendim qarkullues nr.15, datë12.3.2020-Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e shoqërive të kursim-kreditit dhe të unioneve të tyre Shkarko
    Ndreqje gabimi material në aktin normativ nr.8, dt. 24.3.2020 Shkarko
    Formular aplikimi per ndihme ekonomike Shkarko
    Formulari për lehtësitë e pagesës së qerasë Nr. 1 – Individ – Individ Shkarko
    Formulari për lehtësitë e pagesës së qerasë Nr. 2 – Individ – Tatimpagues Shkarko
    Formulari për lehtësitë e pagesës së qerasë Nr. 3 – Tatimpagues – Tatimpagues Shkarko
    Formulari për lehtësitë e pagesës së qerasë Nr. 4 – Tatimpagues – Individ Shkarko

    Thirrja e pestë e programit kombëtar të praktikave – Bashkia Skrapar

    Zbulo veten tënde, bëhu pjesë e diçkaje më të madhe!
    Jepi vetes mundësinë të përfitosh përvojë pune në Administratën Publike.
    Programi Kombëtar i Praktikave të Punës rifillon!

    Thirrja e pestë e programit është një mundësi e artë për të rinjtë nga 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve ‘Bachelor’ dhe nuk kanë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme.
    Bashkia Skrapar kërkon (5) praktikantë me profile studimi:
    (2) Ekonomi/Turizëm;
    (1) Logopedi;
    (1) Punë Sociale/ Psikologji/ Socilogji;
    (1) Inxhinieri Ndërtimi.
    Nëse interesimi juaj përkon me kërkesën tonë, jeni të lutur të plotësoni online aplikimin tuaj duke klikuar KËTU