Gjendje Civile
Adresa: Bashkia Skrapar, Kati i dytë,
Rruga: “Pasho Hysi” Lagjja: “Çlirimi”
Çorovodë, Skrapar. Shqipëri
Kod Postar: 5401
Zyra e Gjendjes Civile Njësia Administrative – Qëndër, Skrapar
Adresa: Njësia Administrative Qëndër – Skrapar
Rruga: “Arkitekt Kasëmi” Lagjja: “Hasan Seitaj”
Çorovodë, Skrapar. Shqipëri
Kod Postar: 5401
Zyra e Gjendjes Civile Njësia Administrative Bogovë
Adresa: Bogovë, Skrapar
Zyra e Gjendje Civile Njësia Administrative Gjerbës
Adresa: Gjerbës, Skrapar
Zyra e Gjendje Civile Njësia Administrative Potom
Adresa: Potom, Skrapar
Zyra e Gjendje Civile Njësia Administrative Çepan
Adresa: Çepan, Skrapar[/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Tarifa Shërbimi”]Shërbimet që kryhen nga zyra e gjendjes civile, kryhen me pagesë nga kërkuesi, marrësi ose deklaruesi, sipas tarifave të miratuara nga legjislacioni në fuqi. Taksa e akteve dhe e pullës është taksë kombëtare dhe përcaktohet sipas shtojcës nr.3 në ligjin Nr.9975, dt. 28.07.2008.
Lindja rregjistrohet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku kanë vendbanimin prindërit.
Lista e dokumentave që nevojiten:
1- Për lindjet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
– Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme
– Skedën e lindjes të lëshuar nga mjeku pasi është dokumenti që vërteton lindjen e shtetasve
2- Për fëmijët e lindur jashtë territorit të Shqipërisë nga shtetas Shqiptarë me banim të përhershëm në Shqipëri ( deklarimi është bërë pranë Përfaqësive Diplomatike ose Konsullore Shqiptare, ose në Shërbimin e Gjendjes Civile të atij vendi ku ka ndodhur lindja)
– Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme
– Aktin e lindjes të mbajtur jashtë shtetit i cili duhet të jetë
a) Legalizuar me vulë Apostile
b) I përkthyer në gjuhën Shqipe dhe i noterizuar
Për çdo lindje që regjistrohet brenda 60 ditëve nga dita e lindjes për fëmijët e lindur në Shqipëri si dhe 90 ditë për fëmijët e lindur jashtë shtetit prindërit përfitojnë shpërblim 5000 lek.
Emrin e fëmijës e caktojnë prindërit. Prindërve ju jepen çertifikata:
– për shpërblim
– për efekt dokumenti[/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Rregjistrim Akt Martese”] a) Martesa midis dy shtetasve shqiptarë
Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Përpara lidhjes së martesës, nëpunësi i gjendjes civile bën shpalljen e saj dhe afishimin në vende të caktuara nga bashkia.
Kërkesa për shpallje bëhet nga bashkëshortët e ardhshëm ose nga personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme.
Shpallja duhet të bëhet në zyrën e gjendjes civile të vendbanimit të nuses dhe dhëndrit kurse lidhja e martesës (celebrimi) mund të bëhet në Zyrën e Gjëndjes Civile të vendbanimit të njërit prej tyre.
Nëse nuk kanë jetuar 6 muaj në vendbanimin ose vendqëndrimin aktual, shpallja duhet të bëhet edhe në bashkinë ku bashkëshorti ka jetuar më parë.
Personi që kërkon shpalljen duhet t’i paraqesë nëpunësit të gjendjes civile kartat e identitetit ose pasaporta biometrike së të dy bashkëshortëve të ardhshëm dhe çertifikatë personale me shënimin “Shpallje martese”, si dhe çdo dokument tjetër që është i nevojshëm dhe provon se nuk ekzistojnë pengesa për lidhjen e martesës.
Martesa nuk mund të lidhet para se të kalojnë 10 ditë nga e nesërmja e shpalljes. Afati i lidhjes së martesës është deri 1 vit kalendarik nga dita e shpalljes së martesës.
Për Lidhjen e martesës bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten në zyrën e gjendjes civile. Akti i martesës nënshkruhet në prani të jo më pak se dy dëshmitarëve.
Çertifikatat për shpallje dhe lidhje martese kanë vlefshmëri brenda 15 ditëve nga data e lëshimit.
Taksa për mbajtjen e aktit të Lidhjes së martesës është 1.000 lekë.
Kjo taksë paguhet në zyrën e gjendjes civile.
Për informacione të mëtejshme drejtohuni pranë Zyrës së Gjendjes Civile.
b) Martesa midis një shtetasi shqiptar dhe një të huaj
Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Përpara lidhjes së martesës, nëpunësi i gjendjes civile bën shpalljen e saj dhe afishimin në vende të caktuara nga bashkia. Kërkesa për shpallje bëhet nga bashkëshortët e ardhshëm ose nga personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme.
Shpallja duhet të bëhet në zyrën e gjendjes civile të vendbanimit të nuses ose dhëndrit kurse lidhja e martesës (celebrimi) mund të bëhet në Zyrën e Gjëndjes Civile të vendbanimit të njërit prej tyre. Nëse nuk kanë jetuar 6 muaj në vendbanimin ose vendqëndrimin aktual, shpallja duhet të bëhet edhe në bashkinë ku bashkëshorti ka jetuar më parë.
Personi që kërkon shpalljen duhet t’i paraqesë nëpunësit të gjendjes civile këto dokumente për shtetasin e huaj:
– Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës si dhe disa dokumente plotësues si më poshtë:
– Çertifikatë familjare
– Çertifikatë personale (për martesë)
– Shkresë që merret nga njësia vendore ( për shtetasin e huaj) që nuk ka pengesa ligjore për martesë. Kjo shkresë nuk duhet ti kaloj 30 ditë nga data e lëshimit.
– Vërtetim Banimi ( për shtetasin e huaj) mbi adresë, e të dhëna të tjera.
Martesa nuk mund të lidhet para se të kalojnë 10 ditë nga e nesërmja e shpalljes. Për Lidhjen e martesës bashkëshorti i ardhshëm duhet të paraqesë në zyrën e gjendjes civile çertifikatën me shënimin “Lidhje martese” në Shqipëri me shtetasin/ shtetasen ——.
Çdo dokument që dorëzohet në zyrën e gjendjes civile duhet të jetë origjinal dhe i legalizuar në përfaqësitë diplomatike/ konsullore shqiptare në shtetin përkatës, dhe me vulën APOSTILE.
Në Shqipëri përkthehen ( nga përkthyes të liçensuar nga Ministria e Drejtësisë) dhe noterizohen. Dokumentet që dorëzohen për shpallje apo lidhje martese kanë vlefshmëri 3 muaj nga data e lëshimit.
Në rastet kur ky afat është i ndryshëm, duhet të cilësohet në dokument.
Akti i martesës nënshkruhet në prani të jo më pak se dy dëshmitarëve.
Taksa për mbajtjen e aktit të Lidhjes së martesës është 1.000 lekë.
Kjo taksë paguhet në zyrën e gjendjes civile.
Për informacione të mëtejshme drejtohuni pranë Zyrës së Gjendjes Civile.[/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Rregjistrim i Aktit të Vdekjes”] Rregjistrim i Aktit të Vdekjes
*Akti i vdekjes vërteton ligjërisht vdekjen e shtetasit.
Kur shtetasi vdes brenda vendit, deklarimi i vdekjes duhet bërë në zyrën e gjendjes civile ku ka vendbanimin personi i vdekur, brenda 10 ditëve nga ndodhja ose gjetja e kufomës.
Deklarimi i vdekjes bëhet nga çdo pjestar madhor i familjes ose personat më të afërt. Në mungesë të tyre apo për personat pa njeri, nga i ngarkuari i posaçëm i njësisë së qeverisjes vendore, drejtuesit e institucioneve ku ndodh vdekja, përfaqësues të funeralit.
Akti i vdekjes mbahet në zyrën e gjendjes civile ku shtetasi ka vendbanimin/ vendqëndrimin, ose aty ku ndodh vdekja.
Dokumentet që duhen paraqitur për ç’ regjistrimin e personit janë:
– Raporti mjekësor ku të jenë saktësuar identiteti i personit, fakti, koha dhe shkaku i vdekjes
– Letërnjoftimi i të ndjerit.
– Letërnjoftimi i deklaruesit.
– Në rastin kur në raportin mjeksor, shkaqet e vdekjes klasifikohen në shkaqe
aksidentale ose kriminale, në zyrën e gjendjes civile duhet paraqitur dhe shkresa e prokurorisë, që autorizon veprimin.
– Rregjistrimi i Aktit të Vdekjes me Shkresë nga Prokuroria, hyn në fuqi që nga data e vendimarrjes nga Prokuroria.
-Në rastet, kur shtetasit nuk i disponojnë dokumentet e sipërcituara vdekja vërtetohet me vendim gjykate.
– Kur deklarimi i vdekjes nuk bëhet brenda 10 ditëve , akti i vdekjes mbahet shoqëruar me fletëpagesën e gjobës në masën 3.000(tremijë) lekë.
– Gjoba e vendosur nga nëpunësi i gjendjes civile mund të ankimohet brenda 10 ditëve te prefekti i qarkut, i cili duhet të shprehet brenda 10 ditëve nga data e regjistrimit të ankesës.
– Përmbajtjen e akt vdekjes plotësohet në skedë nga mjeku i cili shënon shkakun e vdekjes.
– Aktvdekja mbahet nga nëpunësi i Zyrës së Gjëndjes Civile dhe jepen çertifikata vdekjeje,
1. për shpenzime varrimi
2. pagese varrimi si dhe leja e varrimit.
* Ç’rregjistrimi në Zyrën e Gjëndjes Civile bëhet nga një pjesëtar i familjes ose një i afërm.
* Përsa i përket vdekjeve aksidentale plotësohet një skedë nga mjeku ligjor.
* Në rast se kalon afati i mbajtjes së aktit të vdekjes, ajo bëhet me vendim gjykate.
Për informacione të mëtejshme drejtohuni pranë Zyrës së Gjendjes Civile.
[/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Rregjistrimi i Lindjeve dhe Vdekjeve që ndodhin Jashtë Shtetit”]Regjistrimi i lindjeve, vdekjeve dhe martesave të ndodhura jashtë vendit.
Aktet e lindjes, të martesës e të vdekjes, të mbajtura jashtë shtetit, në shërbimin diplomatik apo konsullor shqipëtar, përcillen në rrugë zyrtare, por dhe personalisht nga të interesuarit.
Në rastin kur aktet e lindjes, martesës, vdekjes mbahen në shërbimin e gjendjes civile të shtetit përkatës, merren çertifikatat nga akti të cilat duhet të jenë:
a) origjinale
b) me vulë APOSTILE.
Nuk ka afate kohore për zbatimin e akteve të mbajtura jashtë vendit.
Për aktin e lindjes që regjistrohet brenda 90 ditëve nga lindja, nëna përfiton shpërblim në masën 5.000(pesëmijë) lekë.
Në Shqipëri dokumetet përkthehen ( nga përkthyes të liçensuar nga Ministria e Drejtësisë) dhe noterizohen.
Këto dokumente dorëzohen në zyrën e gjendjes civile ku protokollohen pranë institucionit vendor dhe pasqyrohen në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
Në rastet kur lindja apo vdekja nuk regjistrohen në shërbimin diplomatik konsullor apo në shërbimin e gjendjes civile të shtetit ku ndodh lindja apo vdekja, në zyrën e gjendjes civile në Shqipëri, shtetasi duhet të paraqesë skedën e lindjes apo vdekjes (raport mjekësor nga mjeku) që u jep spitali.
Këto dokumente duhet të jenë origjinale dhe me vulën APOSTILE.
Në Shqipëri dokumetet përkthehen ( nga përkthyes të liçensuar nga Ministria e Drejtësisë) dhe noterizohen.
Deklarimi i vdekjes që ndodh jashtë vendit duhet të bëhet brenda 60 ditëve.
Kur ky afat kalon, akti i vdekjes mbahet shoqëruar me fletëpagesën e gjobës në masën 3.000(tremijë) lekë.
[/lsvr_accordion_item][lsvr_accordion_item title=”Korrigjim Gabim Materiali”]
Këto përmirësime lidhen me saktësimin e shkronjave të veçanta që kanë të bëjnë me rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Për këto raste shtetasit paraqesin në zyrën e gjendjes civile kërkesën për përmirësimin e emrit si dhe çdo dokument tjetër që disponojnë, apo që provon
Përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile pasqyron në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile.
Çdo shtetas mund të paraqesë kërkesë për korigjim para nëpunësit të gjendjes civile dhe në rastet kur konstaton gabim material në rubrikat “emri i babait”, “emri i nënës”. Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e
vendbanimin, me të gjitha shënimet që ekzistojnë në regjistër për ndryshime apo korigjime të mëparshme.
Kërkesa plotësohet nga kryefamiljarët e dy familjeve që do bashkohen;
këtë formular e nënshkruajnë të gjithë anëtarët madhorë të familjeve.
s së Gjendjes Civile
Kërkesën për veçim e plotëson personi që kërkon ndarjen nga familja, ose për
Kjo taksë paguhet në zyrën e gjendjes civile.
* kërkese me shkrim
* kontratë qiraje e noterizuar ose vërtetim pronësie
* kartë identiteti (fotokopje)
Ky shërbim është pa pagesë[/lsvr_accordion_item][/lsvr_accordion]