[vc_row][vc_column width=”1/3″][vc_video link=”https://www.youtube.com/watch?v=aMU7nk50CFU&feature=youtu.be” title=”Qeverisja Vendore dhe Integrimi Evropian”][/vc_column][vc_column width=”1/3″]
Gjeni Këndin
Si funksionon Bashkimi Evropian
Aktivitet - Prezantimi i funksioneve të Këndit me punonjësit e Bashkisë
[/vc_column][vc_column width=”1/3″]
[vc_column_text]Jeni të mirëpritur të vizitoni Këndin e BE në Bashkinë Skrapar ose të kontaktoni në email:
info@bashkiaskrapar.gov.al
Adresa: Kati i parë ,Bashkia Skrapar.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column]
[/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/4″]
[/vc_column][vc_column width=”1/4″]
[/vc_column][vc_column width=”1/4″]
[/vc_column][vc_column width=”1/4″]
[/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/4″]
[/vc_column][vc_column width=”1/4″]
[/vc_column][vc_column width=”1/4″]
[/vc_column][vc_column width=”1/4″]
[/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/4″]
[/vc_column][vc_column width=”1/4″]
[/vc_column][vc_column width=”1/4″]
[/vc_column][vc_column width=”1/4″]
[/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/3″][/vc_column][vc_column width=”1/3″][/vc_column][vc_column width=”1/3″][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column]
Thirrje per aplikime në kuadër të Programit Interreg IPA CBC Greqi-Shqipëri
Në kuadër të Programit Interreg IPA CBC Greqi-Shqipëri, është lançuar thirrja e 4 me një buxhet prej 9 Milion Euro.
Programi do të pranojë aplikime në të dy Akset Prioritare dhe për dy Objektivat specifike përkatëse:
Aksi Prioritar 1: Promovimi i mjedisit, transportit të qëndrueshëm dhe infrastrukturës publike
· Objektivi Specifik 1.3: Rritja e efiçensës së energjisë dhe përdorimi i burimeve të Energjisë së Rinovueshme (RES)
Aksi Prioritar 2: Nxitja e ekonomisë lokale
· Objektivi Specifik 2.1: Ruajtja e burimeve kulturore dhe natyrore si një domosdoshmëri për zhvillimin e turizmit në zonën ndërkufitare
Afati i fundit për aplikime është: 31/01/2019.
Programi ``European Solidarity Corps`` eshte i hapur tashme per te aplikuar edhe per Shqiperine
Programi “European Solidarity Corps” eshte i hapur tashme per te aplikuar edhe per Ballkanin Perendimor.
Te rinjte nga Shqiperia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia tashme mund te regjistrohen ne portalin e programit qe mundeson pjesemarrjen ne projekte te vullnetarizmit ne kuader te ketij programi te ri i cili eshte ngritur ne baze te atij qe shume prej jush e kane njohur si nje nga komponentet nen Erasmus Plus EVS (European Voluntary Services)
Per me teper informacion mund te klikoni si vijon :
https://www.salto-youth.net/rc/see/esc/passy/
Thirrje për Aplikime në kuadër të programit ``Evropa për Qytetarët``
Programi Evropa për Qytetarët ka shpallur 2 thirrjet në kuadër të Networks of Towns/Rrjetezimi i Qyteteve dhe Town Twinning/Binjakezimi i Qyteteve – raundi i dyte.
Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 3 shtator 2018.
Detajet e Thirrjeve si më poshtë:
Networks of Towns 2018 – raund 2:
https://eacea.ec.europa.eu/europe-for-citizens/funding/networks-towns-2018-round-2_en
Town Twinning 2018 – raund 2:
https://eacea.ec.europa.eu/europe-for-citizens/funding/town-twinning-2018-round-2_en
Thirrje per Aplikime ``Sinergjite per Sektorin e Turizmit me Industrite Kulturore e Krijuese``
Programi Evropian COSME (Konkurrueshmeria e SMEve) ka shpallur thirrjen per propozime “Tourism Synergies with Cultural and Creative Industries (Sinergjite per Sektorin e Turizmit me Industrite Kulturore e Krijuese)”.
Synimi i thirrjes eshte nxitja e konkurrueshmerise se turizmit Evropian dhe promovimi i imazhit te Evropes si destinacion global i turizmit te ekselences.
Afati per aplikim eshte 19/07/2018. Buxheti total per thirrjen eshte 2.000.000 Euro ku parashikohet te financohen rreth 5-7 projekte. Shuma maksimale e grantit per projekt do te jete 400.000 Euro.
Konsorciumi duhet te mbledhe nje minimum prej 6 dhe maksimum 8 anetaresh/partneresh (entitete te ndryshme ligjore) nga 5 vende te programit.
Konsorciumi duhet te perbehet nga te pakten:
a. 4 SME: 2 aktive ne sektorin e turizmit dhe 2 ne sektorin e Industrise Kulturore e Krijuese (Cultural Creative Industry)
b. 1 autoritet kombetar ose rajonal, lokal
Detajet lidhur me aplikimin i gjeni ne linkun si vijon:
https://ec.europa.eu/research/participants/portal/desktop/en/opportunities/cosme/topics/cos-2018-3-01.html
Lexoni me kujdes edhe Manualin e Thirrjes:
http://ec.europa.eu/research/participants/data/ref/other_eu_prog/cosme/wp-call/cosme-call-cos-toursyn-20180301_en.pdf
Gjithashtu, po aty keni edhe seksionin e Partner Search ku mund te gjeni partnere te interesuar si dhe te vendosni te dhenat tuaja per kerkim partneri.
https://ec.europa.eu/research/participants/portal/desktop/en/organisations/active_req_for_partners.html?ccm2Id=31098227
Thirrje per Aplikime nga programi Evropa Krijuese në fushen e Kulturës dhe Industrisë Krijuese
Thirrje per aplikime nga programi Evropa Krijuese në fushen e Kulturës dhe Industrisë Krijuese.
https://ec.europa.eu/culture/calls/pilot-project-cultural-and-creative-industries_en
Thirrje per Aplikime në kuadër të Programit të Punës dhe Inovacionit Social – EaSI
Programi për ‘Punësim dhe Inovacion Social’ në përputhje me strategjinë ‘Evropa 2020’ dhe me ‘Strategjinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2014-2020’ synon trajtimin e problemit të papunësisë së të rinjve, sigurimit të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe nxitjen e inovacionit social dhe ekonomik nëpërmjet mbështetjes së reformave.
Në kuadër të objektivave të mësipërme, EaSi vijon të publikojë thirrje të reja për propozime në portalin e tij ku aktualisht janë hapur 4 thirrje të reja për propozime në fushat e mëposhtme:
1. “Puna e pa-deklaruar“ – Afati për dorëzimin e projekt propozimeve: 3/06/2018
Për më shumë detaje mbi thirrjen referohuni në linkun VP/ 2018/012
2. “Inovacioni Social dhe Reformat Kombëtare: Strategjitë inovatore mbi arritjen e balancës mes punës dhe kohës së lirë për të lehtësuar bashkërendimin e përgjegjësive profesionale dhe atyre personale” – Afati për dorëzimin e projekt propozimeve: 18/04/2018
Për më shumë detaje mbi thirrjen referohuni në linkun VP/ 2018/005
3. “Inovacioni social dhe Reformat Kombëtare – Aksesi në Mbrojtjen Sociale dhe Mbështetja ndaj Reformave Kombëtare” – Afati për dorëzimin e projekt propozimeve: 18/05/2018
Për më shumë detaje mbi thirrjen referohuni në linkun VP/ 2018/003
4. “Masat e Informimit dhe Trajnimit për Organizatat e Punëtorëve” – Afati për dorëzimin e projekt propozimeve: 18/05/2018
Për më shumë detaje mbi thirrjen referohuni në linkun VP/ 2018/002
Grante te shpalluara nga Ministria e Puneve te Jashtme e Norvegjise
Grante te shpalluara nga Ministria e Puneve te Jashtme e Norvegjise ne vendet e Ballkanit Perendimor. Linku me poshte: https://grants.mfa.no/#call/921.
Afati per aplikim eshte data 17 Prill 2018, ora 13.00.
Hapet Thirrja e Dyte per projekt-propozime te Programit Interreg Adriatiko-Jonian (ADRION)
Programi i Bashkëpunimit Territorial INTERREG Adriatiko-Jonian 2014-2020 (ADRION) ka shpallur më datë 26 Mars 2018 Thirrjen e dytë për projekt-propozime. Buxheti në total i thirrjes është 34.3 Euro, nga të cilat 29.1 Mln Euro janë fonde ERDF dhe pjesa tjetër prej 5.2 Mln Euro janë fonde IPA.
Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është data 26 Qershor 2018 ora 15:00 (CET)
Kjo Thirrje shpallet për Aksin Prioritar 2 të Programit: Rajon i Qëndrueshëm
Objektivi specifik 2.1 – Promovimi i qëndrueshmërisë dhe mbrojtja e pasurive natyrore dhe kulturore, si asete zhvillimi në zonën Adriatiko-Joniane
Objektivi Specifik 2.2 – Fuqizimi i kapaciteteve lidhur me trajtimin transnacional (të përbashkët) të problemeve mjedisore, fragmentimi dhe ruajtja e shërbimeve të ekosistemit në zonën Adriatiko-Joniane.
Ju informojmë se, më shumë informacion në lidhje me këtë thirrje për propozime, kushtet për paraqitjen e projekt propozimeve, partneritetet e lejueshme, vlerësimin e propozimeve, paketën e aplikimit, si dhe informacione të tjera relevante janë në dispozicion në linkun e mëposhtëm:http://www.adrioninterreg.eu/index.php/projects/second-call-for-proposals-priority-axis-2/(http://www.adrioninterreg.eu/index.php/projects/second-call-for-proposals-priority-axis-2/)
Thirrje e përbashkët tekniko- shkencore mes Austrisë dhe Shqiperisë
Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Shkencor e Teknologjik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë nënshkruar në 2 Maj 2012, Protokollit të Përbashkët mbajtur në 5.12.2014, Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, në bashkëpunim me Agjencia Kombëtare për Kërkim Shkencor dhe Inovacion (AKKSHI), çel raundin e dytë të thirrjeve për aplikime të përbashkëta kërkimore, tekniko- shkencore, mes Shqipërisë dhe Austrisë.
Kjo thirrje do të jetë e hapur prej datës 10. 04. 2018 deri më 30. 05. 2018.
Kjo thirrje është e hapur në për të gjithë fushat e kërkimit shkencor dhe ndaj të gjithë kërkuesëve shkencor.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të aplikojnë duke mbushur kërkesat dhe formularët e aplikimit, në dokumentacionin ne linqet me poshte.
Thirrja u publikua: https://arsimi.gov.al/al/arsimi/universiteti/bursa-dhe-programe-studimi
Dhe https://arsimi.gov.al/al/program/bursa-dhe-programe-studimi
[/vc_column][/vc_row]