Sporteli i Qëndrës Kombëtare të Biznesit (Qendrës Kombëtare të Licencimit dhe Qendrës Kombëtare të Regjistrimit) është një funksion i deleguar në Bashkinë Skrapar. Disa ndër shërbimet janë:

  • Regjistrimin e bizneseve te reja,
  • Ndryshimin e të dhënave të biznesit,
  • Lëshimin e ekstrakteve për të dhënat e bizneseve
  • Mbylljen e biznesit
  • Miratimin e emrit të rezervuar
  • Rezervimin paraprak të emrit tregëtar
  • Lëshim kopje statuti etj.

Disa informacione të fushës suaj të interesit në këtë sportel mund t’i ndiqni (sipas nevojshmërisë suaj) në këto lidhje:
>> Rregjistrimi i Biznesit <<
>> Rregjistrimi i Ndryshimeve <<
>> Mbyllja e Biznesit <<
>> Dorëzimi i Pasqyrave Financiare Vjetore <<
>> Tarifa Shërbimesh <<

Sporteli i QKB, ndodhet në Godinën e Bashkisë Skrapar, Kati i Dytë – Sporteli qëndron i hapur çdo ditë nga e hëna në të premte, përjashtuar ditët e festave zyrtare.