Ndihma Ekonomike
Ndihma ekonomike
Përfitojnë ndihmë ekonomike:
a) familjet pa të ardhura
b) jetimët të cilët nuk janë në institucione;
c) prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;
ç) viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre;
d) viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm që plotëson kushtet e mëposhtme:
a) Ndarjen e qëllimshme të anëtarëve të familjes, kur nuk krijohet një kurorë e re, me përjashtim të rastit vajzë nënë.
b) Moslejimin e verifikimit të situatës sociale ekonomike në familje, edhe pas njoftimit të dytë nga ana e administratorit shoqëror.Dokumentacion
Për të përfituar ndihmë ekonomike kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten paraqesin kërkesën pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në Bashkinë Skrapar apo njësi administrative, ku kanë vendbanimin, (brenda juridiksionit territorial të Bashkisë) së bashku me:
- Fotokopje të kartave të identitetit për personat mbi 18 vjeç.
- Vërtetim shkolle për ata që ndjekin arsimin e mesem apo të lartë.
- Vërtetim shkolle për fëmijët që ndjekin arsimin 9-vjecar.
- Librezat e vaksinimit për fëmijët.
- Fotokopje e librezës së energjisë elektrike.
- Certifikatën e pronësisë, të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme apo aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës (tapinë e tokës), për zonat ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende.
- Vërtetim page nga sigurimet shoqërore.
- Fotokopje të raportit mjekësor për personat me aftësi të kufizuar ose invalid pune.
- Vërtetimin e trajtimit në institucionet e përkujdesjes shoqërore, për rastet e parashikuara në shkronjën “ç” të këtij vendimi, të lëshuar brenda 30 ditëve të fundit;
- Urdhrin e mbrojtjes ose urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, për rastet e parashikuara në shkronjën “d” të këtij vendimi;
- Vërtetimin e gjykatës që bashkëshortët e familjes që paraqitet për të përfituar ndihmë ekonomike janë në proces zgjidhjeje martesore;
- Kopjen e noterizuar për statusin e jetimit, sipas kërkesave të parashikuara në ligjin “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, për rastet e parashikuara në shkronjën “b” të këtij vendimi;
- Kopjen e vërtetimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, për familjet që në përbërje të tyre kanë invalidë pune apo persona me aftësi të kufizuara që përfitojnë pagesë për aftësinë e kufizuar.
Kërkesa dhe dokumentacioni i parashikuar, paraqitet e ndarë nga secili bashkëshort, për rastet kur janë në proces zgjidhjeje martese dhe ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë.
Administratori, në prani të kryefamiljarit dhe bashkëshortes, plotëson formularët për aplikim për ndihmë ekonomike.
Pas plotësimit të formularit “Aplikim për ndihmë ekonomike”, administratori shoqëror në bashki/komunë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve të para të çdo muaji, hedh në Regjistrin Kombëtar elektronik të dhënat e familjeve/individëve pretendues për ndihmë ekonomike.
Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike përcaktohet duke përdorur një formulë të vazhdueshme, që përfshin parametra të lidhur në mënyrë empirike me vlerësimin e situatës ekonomike të familjeve, të tilla si:
kushtet e jetesës,
zotërimi i pasurive,
të ardhurat nga remitancat.
Formula e pikëzuar merr parasysh karakteristikat e ndryshme strukturore të familjeve urbane dhe rurale.Masa e ndihmës ekonomike
Ndihma ekonomike mund të jetë në masë të plotë ose të pjesshme. Përllogaritja e masës së ndihmës ekonomike, për familjet e përzgjedhura në bazë të formulës së pikëzimit, bëhet sipas udhëzimit të miratuar nga Ministria perkatese. Masa e plotë e ndihmës ekonomike për familjen, pavarësisht nga përbërja e saj, nuk mund të jetë më e lartë se 8 000 (tetë mijë) lekë në muaj. Masa e ndihmës ekonomike, në muaj, për prindërit e fëmijëve të lindur:
- a) trinjakë, është 3000 (tri mijë) lekë për çdo fëmijë;
- b) katërnjakë, është 4000 (katër mijë) lekë për çdo fëmijë;
- c) pesënjakë, është 5000 (pesë mijë) lekë për çdo fëmijë.Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e trafikimit është 3000 (tri mijë) lekë në Kjo ndihmë ekonomike përfitohet pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre.Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare është 3000 (tri mijë) lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar në vendimin e gjykatës.Për anëtarin e familjes në nevojë, që është person me aftësi të kufizuara, invalid pune, nuk llogaritet masë ndihme ekonomike në strukturën e masës së ndihmës ekonomike për familjen. Kur në përbërjen e strukturës së re, për efekt të llogaritjes së masës së ndihmës ekonomike, mbetet vetëm një anëtar, masa e ndihmës ekonomike për këtë të fundit është ajo e llogaritur për këtë anëtar.
Afati kohor i dhënies së shërbimit
Aplikimi realizohet nga data 1 deri në datën 15 të çdo muaji.Kthimi i përgjigjes, për përfitim të ndihmës ekonomike merret brenda muajit.
Përfitim Pagesë PAK
Grupet, që përfitojnë pagesën e aftësisë së kufizuar, janë:
- Personat, të cilëve u është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit, psikiko-mendore, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje, të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe, që lidhen me punësimin, e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar.
- Personat, paraplegjikë e tetraplegjikë, të cilët deklarohen, me vendim të Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha, përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar.
- Personat me aftësi të kufizuar, të cilët, me vendim të komisioneve mjekësore të caktimit të aftësisë për punë, përcaktohen se kanë nevojë për përkujdesje, përfitojnë edhe një kujdestar me pagesë.
Personave me aftësi të kufizuara, të cilët komisionohen për herë të parë në KMCAP, u lind e drejta e përfitimit të pagesës dy muaj pas marrjes së vendimit nga ky komision.
Procedurat dhe dokumentacioni për përfitimin e pagesës për aftësi të kufizuar
Personat, që kërkojnë të komisionohen për vlerësimin e aftësisë së kufizuar, duhet të paraqesin në seksionet e ndihmës dhe të përkujdesjes shoqërore të bashkisë Skrapar ose Nësisë Administrative, dokumentacionin e mëposhtëm:
– Kërkesë me shkrim
– Fletë- drejtimi për KEMP.
– Fletë- dalje spitali.
– Fotokopje karte për personat mbi 16 vjeç ose çertifikatë me foto për ata nën 16 vjeç.
– Deklaratë me shkrim që nuk ka qënë dhe nuk është i punësuar në sektorin shtetëror apo privat dhe është resident në Shqipëri (Për personat mbi 18 vjeç).
– Vërtetim nga Dega ushtarake për kryerjen ose jo të Shërbimit të detyruar Ushtarak (për meshkujt mbi 18 vjeç).
– Grafi,analiza laboratorike, sipas dignozave përkatëse.
– Vlërësim social-ekonomik nga Qëndra e Shëndetit Mendor.Kujdestarët për të marrë pagesën paraqesin këto dokumenta:
– Fotokopje e kartës së identitetit.
– Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje.
– Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort t’i kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij.Personat e paaftë që e kanë afatin e trajtimit jo të përvitshëm, rinovojnë çdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre si :
– raportin e kujdestarit, etj.
– Kur personat e paaftë rikomisionohen ata në vend të fletës së drejtimit për KEMP dorëzojnë epikrizën përcjellëse si dhe dokumentacionin e mësipërm.Afati – Brenda muajit.
Përfitim Pagesë Shtesë Invaliditet
Përfitim pagese për shtesë invaliditeti
1- Invalidët e punës që kanë statusin e përhershëm të invaliditetit duhen të paraqesin dokumentat si më poshtë (një herë në vit):
– Kërkesë me shkrim (për invalidet me afat të përhershëm) (çdo vit)
– Fotokopje kartë identiteti (çdo vit)
– Vërtetimin e KEMPIT (fotokopje) ( paraqitja vetëm njëherë)
– Vërtetimin e SigurimeveShoqërore sipas kategorisë së semundjes (vetëm një herë)2- Invalidet e punës që rikomisionohen çdo vit paraqesin:
– Kërkese me shkrim (për invalidet me afat të përhershëm) (çdo vit)
– Fotokopje kartë identiteti (çdo vit)
– Vertetimin e KEMPIT (fotokopje) (një herë në vit)
– Vërtetimin e Sigurimeve Shoqërore sipas kategorisë së sëmundje (një herë në vit ).3- Invalidët e punës që rikomisionohen çdo 6 ( gjashtë) muaj paraqesin:
– Kërkese me shkrim (per invalidet me afat të përhershëm) ( çdo 6 muaj)
– Fotokopje kartë identiteti ( çdo 6 muaj)
– Vërtetimin e KEMPIT ( fotokopje) ( çdo 6 muaj)
– Vërtetimin e Sigurimeve Shoqerore sipas kategorisë së sëmundjes (çdo 6 muaj)Afati – Benda muajit
Përfitim Kompesimi Energjie
Për përfitimin e Kompesimit të Energjjisë Elektrike për kategorinë Tetra apo Paraplegjik nevojiten disa dokumente shtesë:
Lista e dokumentave :
– Fotokopje të Kartës së Identitetit
– Fotokopje të Librezës së Para/Tetraplegjikëve (Verbërisë) lëshuar nga SHSSH (Shërbimi Social Shtetëror) ose fotokopje të Vendimit të KMCAP
– Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.Përfitim Statusi Tetra dhe Paraplegjik
Përfitimi i statusit të tetraplegjikut dhe paraplegjikët
Përfitojnë të gjithë individit tetraplegjik dhe paraplegjik, pavarësisht moshës, kohës dhe
vendit të ndodhjes së aksidentit dhe casti i sigurimit.
Lista e dokumentave :
1- Dokumentacioni për përfitimin e pagesës paraplegjikë, tetraplegjikë
* Fletë-drejtimi për KEMP
* Fletë-dalje spitali.
* Çertifikatë familjare.
* Fotokopje kartës së identitetit për personat mbi 16 vjeç ose çertifikatë me foto për ata nën16 vjeç.
* Kërkesë me shkrim për t’u trajtuar me ndihmë ekonomike për status para/tetraplegjikë.
* Foto (për statusin e paraplegjik).
* Fotokopje e noterizuar e statusit.
* Dokumentacioni për përfitimin e energjisë elektrike dhe telefonisë fikse.2- Dokumentacioni për Kujdestarët:
* Çertifikatë familjare.
* Fotokopje e kartës së identitetit
* Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje.
* Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort ti kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij.Afati: Brenda Muajit
Përfitim Statusi Verbërie
Përfitimi i statusit të verbërisë
Përfituesi
Personat që plotësojnë kërkesat e ligjit nr.8089, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbrit”, duhet të paraqesin kërkesën e tyre për trajtim pranë seksionit të ndihmës ekonomike dhe të përkujdesit shoqëror, në njësinë administrative ku ata janë banorë të regjistruar sipas gjendjes civile.
Lista e dokumentave për përfitim pagesë për verbërinë
* Fletë-drejtimi për KEMP.
* Fletë-dalje spitali.
* Fotokopje kartë për personat mbi 16 vjeç ose çertifikatë me foto për ata nën 16 vjec.
*Vendimin mjekësor të lëshuar nga KMPV, kur personi është komisionuar pas 1 janarit 2001 apo vendimi mjekësor i lëshuar nga KMCAP para 1 janarit 2001, në të cilin të jetë përcaktuar:i) Shkalla e paaftësisë (grupi i parë ose i dytë);
ii) Përqindja e shikimit;* Kërkese me shkrim për tu trajtuar me ndihmë ekonomike verbëri
* Foto (për statusin e verbërisë).
* 2 (dy) fotografi për përgatitjen e librezës së verberisë.Kujdestarët për të marrë pagesën paraqesin këto dokumenta:
* Fotokopje e kartës së identitetit
* Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje.
* Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort ti kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij.Kur personat e verbër rikomisionohen, ata në vend të fletës së drejtimit për KEMP dorëzojnë epikrize përcjellëse si dhe dokumentacionin e mësipërm. Personat e verbër që e kanë afatin e trajtimit të përhershëm rinovojnë cdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre si:
* raportin e kujdestarit, etj
* Dorëzimi i dokumentacionit për përfitimin e rimbursimit të energjisë elektrike.Të verbrit që vazhdojnë shkollën e mesme, të lartë, studimet pasuniversitare, për përfitimin e pagesës për shkak të verbërisë, duhet të paraqesin këto dokumente:
- Vërtetim të firmosur nga titullari dhe sekretari i shkollës, i cili të përmbajë emrin e përfituesit, llojin e arsimit që ndjek, vitin shkollor, nëse është cikël normal me korrespondencë apo i përsëritur.
- Vërtetim të formosur nga titullari dhe sekretari i shkollës për frekuentimin e shkollës nga përfituesi për çdo 3 muaj, për të verbrit që vazhdojnë shkollën me korrespondencë të paraqitet vërtetim që ka shlyer detyrimet para çdo sezoni.
- Kopjen e noterizuar të dëftesës së shkollës të çdo viti për shkollën e mesme dhe kopjen e noterizuar të diplomës në mbarim të shkollës së lartë.
Afati – Brenda muajit.
Administratorët Social të Njësive
Administrimi Social Skrapar
Përgjegjëse Sektori: Ritvana HysenbelliuAdministrimi Social në Çorovodë
Godina e Bashkisë, Kati i dytë
Adresa: Rruga “Pasho Hysi”, Lagjja: “Çlirimi”
Çorovodë, Skrapar
Kod Postar: 5401
Person Kontakti: Teuta Hysenbelliu
e-mail:Administrimi Social në Njësinë Administrative Qëndër – Skrapar
Adresa: Rruga “Arkitekt Kasëmi” Lagjja: “Hasan Seitaj”
Çorovodë, Skrapar
Kod Postar: 5402
Person Kontakti: Brisilda Çela
e-mail:Administrimi Social në Njësinë Administrative Bogovë
Çorovodë, Skrapar
Kod Postar: 5405
Person Kontakti: Novruz Kanani
e-mail:Administrimi Social në Njësinë Administrative Çepan
Çorovodë, Skrapar
Kod Postar: 5406
Person Kontakti: Saimir Begaj
e-mail:Administrimi Social në Njësinë Administrative Potom
Çorovodë, Skrapar
Kod Postar: 5407
Person Kontakti: Florije Cërri
e-mail:Administrimi Social në Njësinë Administrative Gjerbës
Çorovodë, Skrapar
Kod Postar: 5408
Person Kontakti: Fatos Caushllari
e-mail:Administrimi Social në Njësinë Administrative Vëndreshë
Çorovodë, Skrapar
Kod Postar: 5409
Person Kontakti:
e-mail:Administrimi Social në Njësinë Administrative Zhepë
Çorovodë, Skrapar
Kod Postar: 5410
Person Kontakti:
e-mail:Administrimi Social në Njësinë Administrative Leshnje
Çorovodë, Skrapar
Kod Postar: 5412
Person Kontakti: Valbona Gropa
e-mail:Publikime dhe Raporte
Njoftime
Pyetje të Shpeshta