Neni 5 pika b dhe Neni 12 I ligjit Nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi I Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati kohor: Brenda 15 ditëve nga miratimi
Organi që miraton: Këshilli Bashkiak Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Përgjegjësi i Sektorit të të ardhurave
Taksa Mbi Tokën Bujqësore
Kjo taksë sipas Kategorizimit të tokës Bujqësore:
Taksa përcaktohet sipas njësisë lekë / hektarë si më poshtë:
Tokë Bujqësore – Kategoria I ( 2.800 lekë për hektarë )
Tokë Bujqësore – Kategoria II ( 2.100 lekë për hektarë )
Tokë Bujqësore – Kategoria III ( 1.400 lekë për hektarë )
Tokë Bujqësore – Kategoria IV ( 1.350 lekë për hektarë )
Tokë Bujqësore – Kategoria V ( 1.250 lekë për hektarë )
Tokë Bujqësore – Kategoria VI ( 1.200 lekë për hektarë )
Tokë Bujqësore – Kategoria VII-X ( 1.100 lekë për hektarë )

Taksa mbi tokën bujqësore është detyrim vjetor.
Për vjeljen e saj si agjent tatimor, njihet Inspektori i Kadastrës i njësive administrative.

Taksa mbi Ndërtesën
Ky përshkrim për shkak të një metodologjie të re që prek taksën e ndërtesës do të riplotësohet në një moment të dytë.
Taksa mbi Truallin
Baza e Taksës mbi truallin është sipërfaqja e truallit në metër katrorë, në pronësi apo në përdorim të taksapaguesit.
Në varësi të qëllimit taksa e truallit llogaritet si:
a) Për Qëllime Banimi (individë) 0.28 lekë / metër katror
b) Për Qëllime Biznesi (biznes) 15 lekë / metër katrorë
Në të dyja rastet, taksa në fjalë llogaritet për vit.
Taksa e Fjetjes në Hotel
Baza e Taksës së fjetjes në hotel, është Numër Netësh Qëndrimi në Hotel.
Niveli i taksës së Hotelit (referuar nivelit tregues, aneksi 8, Ligji 142/2015 kur flitet për zonat e III-ta) është:
a) Hotel (4-5 yje) 105 lekë / natë fjetje
b) Bujtinë, Motel, etj. 35 lekë / fjetje
Kjo taksë derdhet në Bashki / Njësi Administrative çdo datë 5 të muajit pasardhës.
Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë
Në varësi të investimit, bazë për këtë taksë mund të jetë:
a) Vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet
b) Vlera në lekë e çmimit të shitjes për metër katror e investimit të ri
Kur ndërtimi ka qëllim banimi apo njësi shërbimi ( dhe nuk është për përdorim publik apo turizm, industri

Taksa e Kalimit të së Drejtës së Pronësisë mbi Pasuritë e Paluajtshme
Kjo taksë përcaktohet në nenin 28 të Ligjit 9632 datë 30.10.2006 dhe kategorizohet si më poshtë:
1. Ndërtesë Banimi – 100 lekë / metër katror (vjetore)
2. Ndërtesa të tjera për Tregëti – 300 lekë / metër katror (vjetore)
3. Ndërtesa të tjera 200 lekë / metër katror (vjetore)
Shënim: Për pasuritë e paluajtshme Baza e Taksës është Vlera e Shitjes së Tyre. Niveli tregues i taksës është 2% (Detyrimi llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij)
Taksa Vjetore e Mjeteve të Përdorura
Kjo taksë ka si agjent tatimor DRSHTRR ( Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor). Ky i fundit mbledh taksën vjetore të mjeteve të përdorura, dhe brenda datës 30 të çdo muaji, për llogari të organeve tatimore të administratës qëndrore dhe njësive të qeverisjes vendore.
Taksa për Zënien e Hapësirave Publike
Baza e kësaj takse është sipërfaqja në metër katror hapësirë publike e zënë. Kjo taksë është një detyrim muajor dhe nivelohet:
1. Kategori Tregëtimi ushqimore, konfesione etj Brenda Tregut – 66 lekë / metër katror muaj
2. Kategori Tregëti të ndryshme Jashtë Tregut – 60 lekë / metër katror në muaj
3. Dy kategoritë e sipërme në rastin e zonave rurale niveli i taksës do të jetë sa 1/2 e nivelit përkatës
Taksa e Tabelës
Subjekt i kësaj takse janë personat fizik apo juridik, për tabela që vendosen në pamje ballore ( pjesë e përparme ) e objektit ku ushtrohet aktivit.
Vendosja e tabelës me emrin tregues të aktivitetit është e detyrueshme nga çdo subjekt që zhvillon aktivitet. Kjo taksë paguhet brenda datës 31 tëmuajve MARS.
Niveli i kësaj takse është:
1. Tabela për qëllime identifikimi deri në 2 metër katror  (të trupëzuara ose brenda territorit ku zhvillohet aktivite ) = 0 lekë
2. Tabela për qëllime identifikimi mbi 2 metër katror = 45 000 lekë / metri katror / vjetore
3. Tabela për qëllime identifikimi jashtë territorit ku zhvillohet aktiviteti në formë dhe përmasa të tabelave të sinjalistikës për orientim = 120 lek / metri katror / vjetore
4. Tabelë e Thjeshtë për qëllime reklamimi e lëvizshme ose e palëvizshme = 13 500 lekë / metri katror / vjetore

5. Tabelë Elektronike për qëllime reklamimi e lëvizshme ose e palëvizshme = 27 000 lekë / metri katror / vjetore
6. Tabelë në funksion të ekspozimeve të ndryshme të hapura, panaire, spektakle, stenda reklamuese, banderola etj = 1 000 lekë / metri katror / ditore

Taksa e Pastrimit dhe Largimit të Mbeturinave
Tarifa e Pastrimit dhe Largimit të Mbeturinave:
Për mbeturinat urbane ( Qytet + fshatra ky kryhet shërbimi ):
1. Subjekt Familjar  = 1 200 lekë/vit
2. Subjekt Familjar me Ndihmë Ekonomike= 700 lekë/vit
3. Subjekt Familjar me status Veteran, Invalid, i verbër = 400 lekë/vit
4. Subjekt Biznes i Vogël = 1 500 lekë / vit
5. Institucion Buxhetor = 100 lekë / metri katror / vit
6. Mjet transporti ( mallra për të tretë) = 1 000 lekë / vit
7. Mjet transporti ( taksi) = 2 000 lekë / vit
8. Mjet transporti ( autobuz) = 3 000 lekë / vit
9. Firma Ndërtimi = 65 000 lekë / vit
* Persona Fizik dhe Juridik që vijnë nga rrethet e tjera dhe kryejnë punimet paguajnë taksa dhe tarifa vendore  në propocion me kohëzgjatjen e punimeve. Po ashtu edhe subjektet që shfrytëzojnë gurin, mermerin etj janë subjekte të kësaj takse.
Tarifë e Parkimit të Mjeteve
Niveli i kësaj tarife në Bashkinë Skrapar jepet me këto nënkategori:
1. Autobuz = 9 000 lekë / vit
2. Kamion ( deri në 3.5 ton) = 3 000 lekë / vit
3. Kamion ( 3.6 – 8 ton) = 4 000 lekë / vit
4. Kamion (+8 ton) = 5 000 lekë / vit
5. Mikrobuzë = 50 lekë / ditë
6. Autovetura = 20 lek / ora
7. Automjete tregtuese artikuj të ndryshëm për ditë të  zakonshme = 200 lek / ditë
8. Automjete tregtuese artikuj të ndryshëm për ditë të  tregut lokal = 300 lek / ditë
Tarifë e Ndriçimit
Tarifa e Ndriçimit në Bashkinë tonë ka këtë nënkategorizim:
1. Subjekt Familjar  = 700 lekë/vit
2. Subjekt Familjar me Ndihmë Ekonomike= 300 lekë/vit
3. Subjekt Familjar me status Veteran, Invalid, i verbër = 300 lekë/vit
4. Subjekt Biznes i Vogël = 1 500 lekë / vit
5. Institucion Buxhetor = 6 000 lekë / vit
6. Subjekt Juridik = 2 000 lekë / vit
Tarifë e Gjelbërimit
1. Subjekt Familjar  = 400 lekë/vit
2. Subjekt Familjar me Ndihmë Ekonomike= 300 lekë/vit
3. Subjekt Familjar me status Veteran, Invalid, i verbër = 300 lekë/vit
4. Subjekt Biznes i Vogël = 1 000 lekë / vit
5. Institucion Buxhetor = 2 000 lekë / vit
6. Subjekt Juridik = 2 000 lekë / vit
Tarifë e Rregjistrimit në Konvikt
Tarifa e rregjistrimit në Konvikt është në masën 3 000 lek / vit
Tarifë të ndryshme vendore
Tarifa alkooli = 500 lekë / vit / familje
Tarifë për fondin pyjor, kullotor = 200 lekë / hektarë / në vit
Tarifë për mirëmbajtjen e infrastrukturës = 200 lekë / familje / në vit
Gjoba për Kundravajtje të Ndryshme
Hedhja e Mbeturinave në lumë gjobitet për:
a) Subjektin Familjar shkaktues ( 3000 – 10000 lekë)
b) Subjektin Biznes shkaktues (5000 – 20 000 lekë)

Hedhja e Mbeturinave jashtë koshit të mbeturinave për çdo subjekt shkaktues gjobitet  (1000 – 3000 lekë)

Hedhja e Materialeve Inerte jashtë vendit të përcaktuar pas përfundimit të punimeve gjobitet sipas shkaktarit:
a) Familjar ( 1000 – 3000 lekë)
b) Biznes ( 3000 – 5000 lekë)
c) Makina transportuese ( 5000 – 10000 lekë)

Zënia e Trotuareve nga vendosja e tavolinave të lokaleve gjobitet (5000 lekë)
Mbajtja e Kafshëve të prodhimit brenda territorit të Bashkisë ( 1000 – 5000 lekë)
Shitjet jashtë tregut (në rrugë ) ditët e javës dhe ditët e pazarit ( 500 – 1000 lekë)

Ndërhyrje në rrjetin e Ujësjellsit me dëmtim asfalti ( 10 000 – 30 000 )
Ndotje rruge nga mjetet e transportit për punime:
-Subjekte Juridikë (10 000 lekë)
-Subjekte Fizikë ( 5 000 lekë)
– Shtetas ( 3 000 lekë)
Prishja e Qetësisë Publike ( 2 000 – 5 000 lekë)
Dëmtim, çarje apo bllokim rruge, bordure, trotuari apo vjedhje pusete ( 20 000 – 50 000 lekë )
Dëmtim e prerje peme dekorative ( 10 000 – 30 000 lekë)
Dëmtim Ndiçuesi ( 5 000 – 10 000 lekë)
Dëmtim Shtylle Ndriçimi Rrugor ( 10 000 – 15 000 lekë)
Vendosje Posterash pa leje ( 1 000 – 5 000 lekë)

Shërbime të tjera
Vërtetime nga zyrat e Bashkisë për Qytetarët = 100 lekë
Dokumente për efekt të transparence = 500 lekë
Tarifë për Tërheqje Dokumentacioni dhe marrje informacioni në arkivë = 500 lekë
Tarifë për ekspozim të mallit jashtë dyqanit = 20 lekë / metër katror në 1 ditë
Tarifë Kalimi Automjetet e rënda / transportuese
Tarifë për kalimin në pronë publike të Automjeteve të tonazhit të rëndë ( pllaka guri, gurë, mermer etj.) në Qëndër Qytet dhe Zona të tjera:
a) Për automjetet me tonazh mbi 25 ton = nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë në muaj
b) Për automjetet me tonazh nën 25 ton = nga 15.000 lekë – 30.000 lekë në muaj
Tarifa për Peshim Blegtorie, Therje
Tarifa Therje për bagëti të imta ( qengja + keca) = 200 lekë / krerë
Tarifa Therje për bagëti të imta ( dele + dhi) = 300 lekë / krerë
Tarifa Therje për bagëti të trasha ( viç) = 1.000 lekë / krerë
Tarifa Therje për bagëti të trasha ( ka + lopë) = 1.200 lekë / krerë
Për Bagëtinë e Trashë  (lopë + viç) = 150 lekë / krerë
Për Bagëtinë e imta ( dele, qengja, keca ) = 50 lekë / krerë
Tarifa për Kontrollin Veterinar
Tarifa për pajisjen me çertifikatë veterinare të makinave që sjellin ose blejnë blegtori (në hyrje ose dalje) = 1.000 lekë / krerë
Tarifa Pajisje me çertifikatë veterinare të blegtorisë që vjen nga Njësia Administrative ( e pa shoqëruar me çertifikatë) për bagëti të trasha  = 200 lekë / krerë
Tarifa Pajisje me çertifikatë veterinare të blegtorisë që vjen nga Njësia Administrative ( e pa shoqëruar me çertifikatë) për bagëti të imta ( dele, dhi, qengja, keca, pula)   = 50 lekë / krerë
Tarifë për pajisjen me çertifikatë veterinare të makinave që mbledhin lëkurë = 500 lekë / mjet
Tarifë për pajisjen me çertifikatë të makinave që mbledhin Bulmet ( gjizë, gjalp, djath etj,) = 200 lekë për çdo rast
Tarifa për Evente Kulturore ( Bileta )
1.Bileta për shfaqje të trupave profesioniste = 300 lekë
2.Bileta për shfaqje të trupave amatore = 200 lekë
3. Bileta për vizita individuale në muze = 50 lekë
4. Bileta për vizita kolektive në muze = 20 lekë
5. Bileta për vizita në Muze (turistë të huaj) = 500 lekë
6. Vizita kolektive nga nxënësit e shkollave = Falas
Tarifa të tjera për shërbime kulturore

a) Salla e shfaqjeve të shtëpisë së kulturës = 2.500 lekë / ora
b) Salla e Kinemasë = 3.000 lekë / ora
c) Salla 80 vendëshe = 2.000 lekë / ora
d) Ambjente të tjera* = 2.000 lekë / ora
e) Dhënie me qera aparatura fonike jashtë institucionit = 2.000 lekë / ora
f) Dhënie me qera kostume popullore (tarifa për 1 kostum) = 2.000 lekë / ora
g) Vërtetim nga Muzeu = 200 lekë / vërtetimi
h) Vërtetime nga shtëpia e kulturës (për aktivitete artistike që nuk kryhen nga Qëndra jonë e Kulturës)** = 100 lekë / vërtetimi

shënim: * Nënkupton Holle të Sallave të Shtëpisë së Kulturës, Kinemasë, Bibliotekës, Salla e Muzikës, Ambjentet e muzeut etj,)

shënim: ** Për veprimtaritë artistike (jo të Qëndrës Kulturore) të derdhen për llogari të Qëndrës Kulturore sa 20% e të ardhurave për çdo rast me kontratë

Tarifa për Ujin e Pijshëm ( sh.a. Ujësjellës Kanalizime Skrapar)
Kategoria Tarifat Volumetrike Tarifa Fikse Shërbimi
Për zonën Urbane (Me dhe Pa Matësa)
a) Shërbimi i Furnizimit me ujë)

lekë/m3

lekë/muaj/klientë
Konsumator Familjar 35 100
Konsumator Publik 100 100
Konsumator Privat 110 100
b) Për shërbimin e Kanalizimeve
Konsumator Familjar 10 0
Konsumator Publik 10 0
Konsumator Privat 10 0
c) Për zonën rurale pa matës lekë/muaj/klientë
Konsumator familjar 0 300
Konsumator me burime dytësore 0 125