
Të nderuar Këshilltarë
Ju njoftoj se ditën e Mërkurë më datë 26.06.2025, ora 9:30 , në sallën e mbledhjeve te Këshillit të Bashkisë Skrapar, Qendra Kulturore “Riza Cerova” Kati i dytë, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë Skrapar, e thirrur nga Kryetarja e Këshillit në zbatim të Ligjit Nr.139/2015 “Per vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar, neni 53, pika 4, me këtë rend dite:
1-Miratimi i rendit të ditës.
2-Miratimi i procesverbalit te mbledhjes së datës 28.05.2025.
3-Deklarimet e konfliktit të interesave.
4-Projekt vendim “Për miratimin e projekt-dokumentit të pare të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, te Bashkisë Skrapar dhe institucioneve ne varësi te saj”
5-Projekt vendim ” Për miratimin e transferimit nga zëri i investimeve nga të ardhurat e Bashkisë, objekti :Rikonstruksioni i segmenteve rrugore në Njësinë Administrative, në objektin: Asfaltim i rrugës nga Lapidari deri në fshatin Kakruke, Bashkia Skrapar bashkëfinancim me Këshillin e Qarkut Berat.
6-Projekt vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar per muajin Maj 2025”
7-Projekt vendim ” Për dhënien e ndihmës financiare nga Bashkia Skrapar per shtetasin Dritan Musabelliu”
8-Projekt vendim ” Për dhënien e ndihmës financiare nga Bashkia Skrapar për shtetasin Rajmond Kapllani”
9-Projekt vendim “Për miratimin e vendosjes se bustit te patriotit “Mestan Ujaniku” në mjediset e lulishtes pranë kinemasë së qytetit, lagja “Çlirimi” Çorovodë.
10- Projekt vendim “Për miratimin e vendosjes së bustit të patriotit “Xhelel Koprencka” në mjediset e lulishtes , lagja “5 Shtatori” Çorovode.
11- Të ndryshme
