Të nderuar Këshilltarë

Ju njoftoj se ditën e Mërkurë më datë 29.07.2025, ora 10:30 , në sallën e mbledhjeve te Këshillit të Bashkisë Skrapar, Qendra Kulturore “Riza Cerova” Kati i dytë, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë Skrapar, e thirrur nga Kryetarja e Këshillit në zbatim të Ligjit Nr.139/2015 “Per vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar, neni 53, pika 4, me këtë rend dite:

1-Miratimi i rendit të ditës.
2-Miratimi i procesverbalit te mbledhjes së datës 26.06.2025.
3-Deklarimet e konfliktit të interesave.
4-Projekt vendim ” Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Qershor 2025″.
5-Projekt vendim “Për një ndryshim në VKB nr.32 datë 26.06.2025, për miratimin e transferimit nga zëri i investimeve nga të ardhurat e Bashkisë, objekti : Asfaltimi i rrugës nga Lapidari deri në fshatin Kakruke, Bashkia Skrapar bashkëfinancim me Këshillin e Qarkut Berat”.
6-Projekt vendim “Për miratimin e tavaneve përfundimtarë të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028 te Bashkisë Skrapar dhe institucioneve ne varësi të saj.
7-Projekt vendim “Per akordim per investim : Kolaudim punimesh ne objektin “Rikonstruksioni i kinemasë Multifunksionale të qytetit të Çorovodës”
8-Projekt vendim “Per shpronësimin, për interes publik të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private që preket nga projekti “Rikualifikimi urban në Lagjen “5-Shtatori , Çorovodë , Blloku nr.1 (faza e I).

Mbledhja e radhës së Këshillit