
Të nderuar Këshilltarë
Ju njoftoj se ditën e Mërkurë më datë 28.08.2025, ora 10:00 , në sallën e mbledhjeve te Këshillit të Bashkisë Skrapar, Qendra Kulturore “Riza Cerova” Kati i dytë, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë Skrapar, e thirrur nga Kryetarja e Këshillit në zbatim të Ligjit Nr.139/2015 “Per vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar, neni 53, pika 4, me këtë rend dite:
1-Miratimi i rendit të ditës.
2-Miratimi i procesverbalit te mbledhjes së datës 29.07.2025.
3-Deklarimet e konfliktit të interesave.
4-Projekt vendim ” Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Qershor 2025″.
Projekt vendim “Për miratimin e marrëveshjes për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta midis njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Këshillit te Ministrave te Republikës së Shqipërisë për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore, Akademia e trajnimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore të Republikës së Shqipërisë (Talga)”.
5-Projekt vendim ” Për dhënien e ndihmës financiare nga Bashkia Skrapar për shtetasen Sose Hasanllari”.
6-Projekt vendim ” Për dhënien e ndihmës financiare nga Bashkia Skrapar për shtetasen Fatmira Bregu”.
7-Projekt vendim “Për dhënien e ndihmës financiare nga Bashkia Skrapar për shtetasin Hysen Çollaku”.
8-Projekt vendim “Për miratimin e akordimit te fondeve nga Emergjencat Civile për realizimin e ndërhyrjes rehabilituese në urën mbi lumin Guhak, në qendrën e qytetit të Çorovodës.
9-Të ndryshme.
