Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Skrapar

Kërkesat për Informacion Maj 2026

NrData e KërkesësObjekti i KërkesësData e PërgjigjesPërgjigjePërfundimi i KërkesësTarifa
104.05.2026Kërkesë për informacion lidhur me verifikimin e autorizimit për kryerjen e punimeve.04.05.2026Nr. Protokoll 1372/1E PlotëNuk Ka
211.05.2026Kërkesë për informacion lidhur me monitorimin e trajtimit të rasteve të të miturve të dyshuar si viktima të trafikimit nga strukturat përgjegjëse.20.05.2026Nr. Protokoll 1435/1E PlotëNuk Ka
312.05.2026Kërkesë për informacion lidhur me procesin e konsultimeve publike.02.06.2026Nr. Protokoll 14481E PlotëNuk Ka
413.05.2026Kërkesë për informacion lidhur me detyrimet e paguara për taksat dhe tarifat vendore.14.05.2026Nr. Protokoll 1464/1E PlotëNuk Ka
513.05.2026Kërkesë për konfirmim lidhur me shlyerjen e detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore.18.05.2026Nr. Protokoll 1466/1E PlotëNuk Ka
615.05.2026Kërkesë për informacion lidhur me pronat.21.05.2026Nr. Protokoll 1450/1E PlotëNuk Ka
72105.2026Kërkesë për informacion lidhur me verifikimin e nevojave për infrastrukturë.17.06.2026Nr. Protokoll 1450/1E PlotëNuk Ka
826.05.2026Kërkesë për informacion lidhur me verifikimin e informacionit për shtetasin dhe trajtimin e tij si përfitues i ndihmës ekonomike.26.05.2026Nr. Protokoll 1521/1E PlotëNuk Ka

Mbledhja e Këshillit në Datë 28.05.2026


Të nderuar Këshilltarë:

Ju njoftoj se ditën e Enjte më datë 28.05.2026, ora 09:30, në sallën e mbledhjeve te Këshillit të Bashkisë Skrapar, Qëndra Kulturore “Riza Cerova” Kati i dytë, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë Skrapar, e thirrur nga Kryetarja e Këshillit në zbatim të Ligjit Nr.139/2015 “Per vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar, neni 53, pika 4.

Njoftim për Konsultim Publik- Vendndodhja e Stacionit të Transferimit të Mbetjeve

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA SKRAPAR

Skrapar, më 16.05.2025

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Bashkia Skrapar, në kuadër të zbatimit të projektit: “Menaxhimi i Qëndrueshëm dhe Miqësor me Klimën në Sektorin e Mbetjeve të Ngurta”, financuar nga KFW, zbatuar nga Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve si dhe në zbatim të ligjit nr. 139/2015“Për Vetëqeverisjen Vendore”, ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” dhe ligjit nr. 57/2025 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”

NJOFTON

Organizimin e dëgjesës publike me objekt:

“Vendndodhja e Stacionit të Transferimit të Mbetjeve, në pasurinë nr. 267, me sipërfaqe 388.500m2 , Z.K 3756, Vërzhezhë, fshati Orizaj, Bashkia Skrapar”

E martë, datë 09 Qershor 2026, ora 18:00, në sallën e mbledhjeve, Bashkia Skrapar.

Në kuadër të transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare, ftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të komunitetit të marrin pjesë në këtë konsultim publik dhe të kontribuojnë me mendimet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre.

Ju faleminderit!