Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Skrapar

Mbledhja e Këshillit në Datë 28.05.2026


Të nderuar Këshilltarë:

Ju njoftoj se ditën e Enjte më datë 28.05.2026, ora 09:30, në sallën e mbledhjeve te Këshillit të Bashkisë Skrapar, Qëndra Kulturore “Riza Cerova” Kati i dytë, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë Skrapar, e thirrur nga Kryetarja e Këshillit në zbatim të Ligjit Nr.139/2015 “Per vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar, neni 53, pika 4.

Njoftim për Konsultim Publik- Vendndodhja e Stacionit të Transferimit të Mbetjeve

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA SKRAPAR

Skrapar, më 16.05.2025

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Bashkia Skrapar, në kuadër të zbatimit të projektit: “Menaxhimi i Qëndrueshëm dhe Miqësor me Klimën në Sektorin e Mbetjeve të Ngurta”, financuar nga KFW, zbatuar nga Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve si dhe në zbatim të ligjit nr. 139/2015“Për Vetëqeverisjen Vendore”, ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” dhe ligjit nr. 57/2025 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”

NJOFTON

Organizimin e dëgjesës publike me objekt:

“Vendndodhja e Stacionit të Transferimit të Mbetjeve, në pasurinë nr. 267, me sipërfaqe 388.500m2 , Z.K 3756, Vërzhezhë, fshati Orizaj, Bashkia Skrapar”

E martë, datë 09 Qershor 2026, ora 18:00, në sallën e mbledhjeve, Bashkia Skrapar.

Në kuadër të transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare, ftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të komunitetit të marrin pjesë në këtë konsultim publik dhe të kontribuojnë me mendimet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre.

Ju faleminderit!

Kërkesat për Informacion Prill 2026

NrData e KërkesësObjekti i KërkesësData e PërgjigjesPërgjigjePërfundimi i KërkesësTarifa
102.04.2026Informacion për të ardhurat e realizuara nga taksat mbi pasurine e paluajtshme.02.04.2026Nr. Protokoll 1064/1E PlotëNuk Ka
208.04.2026Informacion për të dhënat e pasqyruara në regjistrin e gjëndjes civile.09.04.2026Nr. Protokoll 1109/1E PlotëNuk Ka
308.04.2026Informacion për ndërtimet pa leje10.04.2026Nr. Protokoll 1110/1E PlotëNuk Ka
409.04.2026Informacion për zbatimin e planit kombëtar të personave L.G.B.T.I 2021-202707.05.2026Nr. Protokoll 1121/1E PlotëNuk Ka
515.04.2026Kërkesë për konfirmimin e të dhënave dhe pasurisë, status juridik.27.04.2026Nr. Protokoll 1179/1E PlotëNuk Ka
615.04.2026Informacion për ndërtimet pa leje17.04.2026Nr. Protokoll 1180/1E PlotëNuk Ka
715.04.2026Informacion për verifikimin e të dhënave mbi personalitetin e aplikiantëve.23.04.2026Nr. Protokoll 1195/1E PlotëNuk Ka
816.04.2026informacion për situaten e mbetjeve.23.04.2026Nr. Protokoll 1203/1E PlotëNuk Ka
916.04.2026Informacion për konfirmimin e akteve të marrjes për shtetasin.17.04.2026Nr. Protokoll 1204/1E PlotëNuk Ka
1020.04.2026Informacion për të ardhurat e realizuara nga taksat mbi pasurine e paluajtshme.22.04.2026Nr. Protokoll 1221/1E PlotëNuk Ka
1121.04.2026Kërkesë për informacion për vertetësi të dokumentave22.04.2026Nr. Protokoll 1233/1E PlotëNuk Ka
1227.04.2026Informacion në lidhje me detyrimet tatimore për subjektin.30.04.2026Nr. Protokoll 1265/1E PlotëNuk Ka

Dita Ndërkombëtare e Tokës – Bashkia Skrapar

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Stafi i Bashkisë Skrapar në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike, organizoi një aksion pastrimi në hyrje të qytetit të Çorovodës, përgjatë brigjeve të lumit Osum. Thirrjes së Bashkisë ju bashkuan shkollat 9- vjeçare: “Kahreman Ylli” dhe “Zylyftar Veleshnja”.

(more…)