[vc_row][vc_column][vc_column_text]Skrapari ka nderuar sot Ditën e Çlirimit në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar në varrezat e “Dëshmorëve”.
Kryetari i Bashkisë Skrapar, z.Nesim Spahiu i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit Bashkiak, Kryetari i Komitetit të Veteranëve të Rrethit, drejtues të tjerë vendorë, kanë vendosur kurora me lule në monumentin “Lavdi Dëshmorëve”.
Festat e Nëntorit kanë “veshur” nën ngjyrat kombëtare rrugët e sheshet kryesore në Çorovodë. Po ashtu një sërë aktivitetesh janë organizuar nën përkushtimin e Autoritetit Vendor të Bashkisë Skrapar, e cila ngaherë u kushton ngjarjeve historike një vëmendje të veçantë. Më herët kryetari i Bashkisë Skrapar, z.Nesim Spahiu në një mesazh dedikuar banorëve të Skraparit tha ndër të tjera:
“Të bashkohemi të gjithë rreth vlerave më të mira të luftës Nacional-Çlirimtare, të Atdhe-Dashurisë dhe Lirisë”.
“Të përulemi me nderim përpara atyre që dhanë jetën, përpara atyre që luftuan e të respektojmë veteranët dhe t`ju urojmë jetë të gjatë”.
“Të ruajmë vlerat dhe traditat më të mira, që trashëguam e t’i trasmetojmë ato ndër breza, sepse vetëm duke njohur mirë të shkuarën, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për vendin dhe brezat e rinj”.
Ndjekim disa imazhe, të ceremonialit të nderit, në kuadër të Lavdisë së 29 Nëntorit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/3″][/vc_column][vc_column width=”1/3″][/vc_column][vc_column width=”1/3″][/vc_column][/vc_row]