Të hënën 29 Tetor 2018, në Bashkinë Skrapar u zhvillua takimi i radhës me përfaqësues të Flag (Fondacioni për Autonomi Vendore dhe Qeverisje) të cilët po asistojnë në ndihmësa dhe kapacitete konkretizimin e një granti prej 2.2. milion franga zviceriane që SECO po synon për disa bashki në qarkun Berat me qëllim një Menaxhim më të mirë të Mbetjeve. Më herët, Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu priti përfaqësuesit e Infrastruktur & Umwelt z. Gernold Dilewski, Përfaqësuesen e Fondacionit për Autonominë Vendore dhe Qeverisje znj.Alba Dakoli Wilson dhe Menaxheren rajonale të projektit znj. Mirela Buhuri. Në fjalën e tij, Kreu i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu falenderoi për mbështetjen konkrete që nisma të tilla kanë në vendin tonë por specifikisht u ndal në rëndësinë që ka implementimi për zonën e Skraparit dhe komunitetin tonë. Në takim morën pjesë edhe administratorët e njësive të Bashkisë Skrapar. Për projektin ka disa kohë që punohet intesivisht dhe rezultati i parë i pritshëm do të jetë për Njësinë Administrative Gjerbës, si dhe fshatrat përgjatë segmentit Gjerbës – Skrapar. Gjatë fjalës z.Dilewski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes aktorëve të këtij projekti si dhe rolin bashkëpunues me komunitetin për suksesin e këtij projekti. Përfaqësuesja e Flag znj.Alba Dakoli Wilson vlerësoi hapat e masave afatshkurtra që duhen ndërmarrë në vijim. Në pjesën e dytë të një axhende të gjatë ditore, diskutimet vijuan në nivel teknik me përfaqësuesit e programit dhe grupit të kompetencave të Bashkisë Skrapar për këtë qëllim. Projekti për Bashkinë tonë po ndiqet nga një ekip teknik në përbërje të së cilit janë Rudina Llango (nënkryetare e Bashkisë Skrapar), Bledar Met’hoxha dhe Sonila Hysenbelliu ( Sektori i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit) dhe Ernest Ymeri. Në fillim të muajit nëntor priten disa takime në nivelin e monitorimit lokal të projektit në Bashkinë Skrapar. Kujtojmë se në 1 Nëntor 2017, një vit më parë Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështjet Ekonomike SECO dakortësoi një marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe 4 Bashkive të Qarkut Berat ku do të investohen në total 2.2 milion franga zviceriane për Menaxhimin e Mbetjeve. Një pjesë e kontributit do të garantohet nga vetë Bashkitë pjesëmarrëse në këtë nismë.