Të nderuar qytetarë!
Në zbatim të masave parandaluese që duhen të marrim bashkarisht, ndaj Covid-19, Ju informojmë se Bashkia Skrapar është e angazhuar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme higjieno-sanitare për mjediset publike, por thekson se është e nevojshme që qytetarët të shmangin sa më shumë këto mjedise, grumbullimet e njerëzve, daljet e shpeshta. Duhet të bëhemi Bashkë, nën një moto: #FrikëJo-KujdesPo. Çdo banor i Skraparit që ka nevojë për marrjen e shërbimeve pranë zyrave të Bashkisë Skrapar, kemi vendosur në dispozicionin këto numra telefoni, me qëllim evitimin e kontakteve të afërta, që mund të riskojnë shëndetin e gjithëkujt:
Për çdo informacion jeni të lutur të telefononi:
Koordinatori për Informim ☎ 0693115243
Për detyrimet tatimore biznesi ☎ 0682363888
Për detyrimet tatimore familjare ☎ 0684610396
Për shërbimet sociale ☎ 0684766723
Për çështjet juridike ☎ 0686311066
Për urbanistikën ☎ 0682065423
Për dokumentat e Tokave Bujqësore ☎ 0693626812
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj deri në një njoftim të dytë!
Ju Faleminderit!
KRYETARI I BASHKISË
Adriatik Mema