Në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore dhe gastronomike të zonës, në Bashkinë Skrapar në datë 11 Tetor 2025 ,me mbështetje nga IADSA Kovertimi i Borxhit Italo Shqiptar dhe Fondacionit Besa, u organizua “Festa e Rakisë dhe Panairi i Produkteve Tradicionale”, një aktivitet që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e vlerave autentike të prodhimeve vendase dhe artizanatit lokal.
Ky event shërben si një platformë e rëndësishme për prodhuesit vendas, sipërmarrësit e vegjël, gratë artizane dhe fermerët, të cilët ekspozojnë dhe tregtojnë produktet e tyre tradicionale si: raki rrushi, verë e zonës, mjaltë, vaj ulliri, reçelëra, produkte blegtorale dhe punime artizanale.
Festa e Rakisë është gjithashtu një moment i veçantë për të celebruar traditën e vjetër të përpunimit të rakisë në Skrapar, e cila njihet gjerësisht për cilësinë dhe për mjeshtërinë e trashëguar brez pas brezi. Gjatë aktivitetit u zhvilluan degustime, konkurse simbolike për rakitë më të mira, si dhe shfaqje artistike, muzikë e valle popullore, që pasqyrojnë shpirtin e gjallë të zonës.
Ky panair ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokal, nxitjen e turizmit rural dhe kulturor, si dhe në forcimin e identitetit të Skraparit si një destinacion që ruan me krenari traditat e veta dhe i përshtatet njëkohësisht zhvillimit modern.
https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.28.jpeg
https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.18.jpeg
https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.19.jpeg
https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.20.jpeg
https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.14.jpeg
https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.16.jpeg
https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.17.jpeg
https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.21.jpeg
https://bashkiaskrapar.gov.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Image-2025-10-13-at-20.03.22.jpeg
