Bashkia Skrapar njofton se janë hapur aplikimet për bursa për nxënësit e arsimit të mesëm profesional për vitin shkollor 2025–2026. Aplikimet do të pranohen në përputhje me kriteret e përcaktuara dhe me dokumentacionin përkatës, të cilat gjenden të bashkëngjitura këtij njoftimi.
Afati i aplikimeve: deri më 25 nëntor 2025.
Ftohen të gjithë nxënësit e interesuar të njihen me kushtet e aplikimit dhe të dorëzojnë dokumentet brenda afatit të përcaktuar.

Kriteret për përfitimin e bursave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, konform VKM nr. 666, datë 10.10.2019, të ndryshuar
(Pa përfshirë kriteret për nxënësit që ndjekin Arsimin Profesional)

2.1. Kriteri ekonomik:

a) Nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët ndjekin procesin mësimor në largësi mbi 5 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, që plotësojnë kriterin ekonomik sipas pasqyrës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe që akomodohen në konvikte publike.

b) Nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët banojnë në zona rurale që nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km, të cilët plotësojnë kriterin ekonomik sipas pasqyrës nr. 1 dhe që akomodohen në konvikte publike.

c) Nxënësit, fëmijë të familjeve në nevojë, që janë regjistruar në arsimin bazë, por, në pamundësi financiare, nuk e ndjekin arsimin bazë.

2.3. Kriteri joekonomik:

a) Nxënësit që kanë përfituar statusin e jetimit.

b) Nxënësit që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë.

c) Nxënësit që gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, si dhe nxënësit me aftësi të kufizuara, të vërtetuara nga komisioni mjeko-ligjor.

ç) Nxënësit që gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë.

d) Nxënësit, fëmijë të personit/personave që gëzojnë statusin e invalidit.

e) Nxënësit që janë identifikuar dhe trajnuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror.

ë) Nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri, Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe Policisë së Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

g) Nxënësit me një prind, kur njëri prej prindërve nuk jeton.

3. Nxënësit dhe mësuesit e institucioneve të arsimit special, me nevoja të veçanta psiko-sociale, pa konvikt, trajtohen me fonde të buxhetit të shtetit në një kuotë ushqimore (drekë) me vlerë deri në 150 (njëqind e pesëdhjetë) lekë në ditë, sipas kuotës financiare të përcaktuar në pasqyrën nr. 4, që i bashkëlidhet vendimit (pika 21 e VKM nr. 666/2019, e ndryshuar).

Për çdo informacion shtesë, si dhe për dorëzimin e dokumentacionit përkatës, lutemi të paraqiteni pranë Zyrës së Arsimit, në katin e parë të Bashkisë Skrapar.