Dita Ndërkombëtare e Tokës – Bashkia Skrapar


Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Stafi i Bashkisë Skrapar në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike, organizoi një aksion pastrimi në hyrje të qytetit të Çorovodës, përgjatë brigjeve të lumit Osum. Thirrjes së Bashkisë ju bashkuan shkollat 9- vjeçare: “Kahreman Ylli” dhe “Zylyftar Veleshnja”.
Agjencia Lokale e Sigurimeve Shoqërore, Dega Skrapar si dhe Punonjësit e Programit të Nxitjes së Punësimit.
Ky aktivitet kishte si synim, ndërgjegjësimin dhe angazhimin e përbashkët në përfshirjen aktive të komunitetit, me qëllim Mbrojtjen e Mjedisit.
“Kujdesi për natyrën është kujdes për jetën.”![]()




