Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Skrapar

Shuarja dhe Pagesa e Detyrimeve Tatimore dhe Doganore – Ligjit Nr. 86/2025

Njoftim zyrtar

Bashkia Skrapar

Informacion mbi fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore vendore

Në zbatim të Ligjit Nr. 86/2025, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, Bashkia Skrapar informon qytetarët dhe subjektet tatimpaguese mbi kushtet dhe afatet e përfitimit.

Fshirja / Shuarja e detyrimeve

Fshihen/shuhen detyrimet e papaguara, të përcaktuara sipas Ligjit Nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, që u përkasin periudhave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2014.

Detyrimet për periudhën 2015–2019

Për taksat dhe tarifat vendore të papaguara që u përkasin periudhave tatimore nga 1 janari 2015 deri më 31 dhjetor 2019, pagesat e detyrimeve do të shuhen me kusht si më poshtë:

Shuhet 50% e taksës/tarifës vendore

Nëse pjesa e mbetur prej 50% paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.06.2026.

Shuhet 25% e taksës/tarifës vendore

Nëse pjesa e mbetur prej 75% paguhet brenda datës 31.12.2026.

Në të dyja rastet, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të kësaj pike, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Rastet e pagesës së principalit

Në rastin kur është paguar principali (detyrimi vjetor) dhe tatimpaguesi ka detyrime të papaguara vetëm gjoba dhe kamatëvonesa në llogarinë e tij, falen (fshihen) gjobat dhe kamatëvonesat.

Detyrimet për periudhën 2020–2024

Shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për detyrimet që u përkasin periudhave tatimore nga data 1 janar 2020 deri në datën 31 dhjetor 2024, me kusht që tatimi/taksa/tarifa për periudhën përkatëse të paguhet brenda datës 31.12.2026.

Kushtet e përfitimit

Tatimpaguesit/subjektet për të cilët shuarja e detyrimit aplikohet me kusht, nuk përfitojnë shuarje të detyrimit nëse nuk përmbushin kushtet brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj.

E drejta e ankimit

Tatimpaguesit/subjektet, të cilët/të cilat, sipas një vendimi të administratës përkatëse tatimore, nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja sipas këtij ligji, kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Administrative, sipas legjislacionit në fuqi.

Afati i zbatimit

Ky ligj i shtrin efektet nga data 1 janar 2026 deri në datën 31 dhjetor 2026.

Informacion i mëtejshëm

Qytetarët e interesuar mund të paraqiten pranë Drejtorisë së Tatim Taksave në Bashkinë Skrapar ose pranë zyrave të Tatim Taksave në Njësitë Administrative përkatëse, për të marrë informacion dhe sqarime të mëtejshme.

Regjistri i Brendshëm i Peticioneve dhe Iniciativave Qytetare 2026

Regjistri i Ankesave, Kërkesave dhe Vërejtjeve 2026

Nr.KërkesëAnkesëVërejtjeKodi i regjistrimitÇështjaStatusi: Në Proçes/ I përfunduarData e Regjistrimit në Protokollin e Bashkisë“Organi/drejtoria/ sektori që i është dërguar ankesa/ kërkesa
(Nr. prot të brendshëm)
“Dërgimi për mendim në Komisionin përkatës të Këshillit
(Nr. prot të brendshëm)”
Kaluar në Këshill për shqyrtim (data)“Mbështetur nga Këshilli
(kërkesa, ankesa)
Po/Jo”
“Përgjigjia
(data dhe numri)”
“Zbatuar nga Ekzekutivi
(Data)”

Regjistri i Ankesave , Kërkesave dhe Vërejtjeve 2026

Regjistri i Brendshëm i Peticioneve dhe i Iniciativave Qytetare 2026

Nr.Kodi i RregjistrimitÇështjaGrupi që bëri Peticionin (OJF, Biznes, Rinia, Media, grupi komunitar, tjetër)Data e Regjistrimit në Protokollin e BashkisëDërgimi për mendim në Komisionin përkatës të Këshillit (Nr. prot të brendshëm)Eshtë mbajtur dëgjesë publike (sipas ligjit dhe rregullores) (data)Kaluar në Këshill për shqyrtim (data)Mbështetur nga Këshilli Po/JoZbatuar kërkesa e peticionit nga Ekzekutivi (Data)Raportimi në Këshill dhe tek grupi interesit (Datë)Publikimi në faqen e internetit të Bashkisë (Datë)

Konsultimi Publik Nëntor 2025

Kalendari i konsultimit publik

Titulli i Projekt-aktit :”Hartimi i Projekt buxhetit afatmesëm 2026-2028

Propozuesi : Projekt-akti është propozuar nga ana e Kryetarit të Bashkisë

Sqarime për projekt-aktin : Relacioni sqarues i projekt-aktit përcakton arsyet e paraqitura nga propozuesi i projekt-aktit, të cilat në menyre të permbledhur janë:

1.Si janë shpenzuar të ardhurat nga Bashkia
2. Performanca e Bashkisë në lidhje me programet buxhetore për shërbimet e ofruara
3.Prioritetet e publikut
4. Investimet strategjike të parashikuara

Grupet që do të konsultohen : Banorët e Çorovodë-Qëndër, Njesitë Administrative Vëndreshë, Potom, Bogovë, Leshnje, Çepan, Zhepë, Gjerbës

AktivitetiDataVendiOraMenyraForma
Konsultim publik me Njësite Administrative Zhepe/Gjerbes 10-11-2025 Zyre09:00 Takim publikBisede
Konsultim publik me Njësinë Administrative Leshnje 10-11-2025Zyre 12:00Takim publik Bisede
Konsultim publik me Njësinë Administrative Potom 10-11-2025Zyre 14:00Takim publik Bisede
Konsultim publik me Njësinë Administrative Cepan 11-11-2025Lokal 09:30Takim publik Bisede
Konsultim publik me Njësinë Administrative Vendreshe12-11-2025Zyre 09:30Takim publik Bisede
Konsultim publik me Njësinë Administrative Bogove 12-11-2025Zyre11:30Takim publik Bisede
Konsultim me Njësinë Administrative Qender-Corovode 14-11-2025Kinemane e qytetit 10:00Takim publik Bisede

Dokumentet shoqërues:

Kalendari i Degjesës publike për PBA 2026-2028
Procesverbal-Listëprezence Njësia Administrative Çorovodë-Qëndër
Procesverbal-Listëprezence Njësia Administrative Potom
Procesverbal-Listëprezence Njësia Administrative Çepan
Procesverbal-Listëprezence Njësia Administrative Bogovë
Procesverbal-Listëprezence Njësia Administrative Leshnje
Procesverbal-Listëprezence Njësia Administrative Vëndreshë
Procesverbal-Listëprezence Njësia Administrative Zhepë-Gjerbës

Zona Zhvillimore Nr.1  “Helmës-Staraveckë”

VENDIM
Nr. 626, datë 29.10.2025

PËR SHPALLJEN E NJË ZONE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SKRAPAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr. 20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

(more…)