Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Aplikimi në E-Albania për “Paketën e Maleve

Aplikimi në e-Albania

Linku i aplikimit:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16987


Aplikim për Paketën e Maleve

Shërbimi “Aplikim për Paketën e Maleve” është një shërbim elektronik i cili i vjen në ndihmë poseduesve jo-pronar të tokave malore (qytetar ose biznes) për të aplikuar për njohjen si posedues dhe për të paraqitur projektin infrastrukturor dhe dokumentacionet sipas kërkesës për zhvillimin e zonës që ai posedon.

Baza ligjore:

  • Ligji nr. 20/2025 “Për paketën e maleve”
  • Neni 4 / Neni 6

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumentet që mund të ngarkohen nga aplikanti:

  • Plani i Rilevimit
  • Dokumentacion tatimor për aktivitet ekonomik mbi pronën
  • Fatura të shërbimeve të lidhura me pronën
  • Deklarata/dëshmi nga banorët dhe autoritetet vendore që konfirmojnë përdorimin e vazhdueshëm dhe të pandërprerë prej të paktën 10 vjetësh të pronës sipas këtij modeli : Deklarate Dëshmitarësh
  • Fotografi, ortofoto, ose prova të tjera materiale që vërtetojnë posedimin ose dokumentacionin që vërteton lidhjen e tij me pasurinë

Hapat e procedurës

  • Identifikohuni në portalin e-Albania si biznes ose qytetar
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Paketën e Maleve”
  • Klikoni butonin “Përdor”
  • Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës
  • Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit
  • Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin për njohjen tuaj si posedues ose jo të zonës së përzgjedhur

Për shtetas të huaj / For foreign citizens

  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Paketën e Maleve” / Select the service “Application for the Mountain Package”
  • Klikoni butonin “Përdor” / Click the “Use” button
  • Përzgjidhni mënyrën e identifikimit: Shtetas i huaj / Other Nationality / Select the identification method: Shtetas i huaj / Other Nationality
  • Kliko butonin “Aplikim i ri” / Click the “Apply” button
  • Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës / Fill out the electronic form with the necessary data and upload the relevant documentation
  • Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit / Click the “Send” button at the end of the form
  • Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin për njohjen tuaj si posedues ose jo të zonës së përzgjedhur / The institution’s employee will process your application to recognize you as the owner or not of the selected area

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

7 ditë


Periudha e vlefshmërisë

90 ditë


Kostot

Pa pagesë


Më shumë informacion

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në:
helpdesk@e-albania.al