Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime

Njoftim publik – Për përfitim burse për vitin shkollor 2026-2027


Njoftim publik – Për përfitim burse për vitin shkollor 2026-2027

Në mbështetje të VKM-së Nr 666 datë 10.10.2019, të Këshillit të Ministrave “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave dhe pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, i ndryshuar VKM Nr.493 date 26.06.2026 për vitin shkollor 2026-2027”, Bashkia Skrapar njofton të gjithë nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet arsimore publike do përfitojnë bursë në përputhje me kuotat dhe kriteret e vendosura nga qeveria.

Nxënësit, shtetas shqiptarë, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet publike përfitojnë bursë brenda kuotave dhe kritereve për vitin 2026-2027 si më poshtë vijon:

1. Sipas kriterit ekonomik
2. Sipas rezultateve të arritura
3. Nxënësit jashtë kriterit ekonomik
4. Nxënësit sipas degëve parësore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm
5. Nxënësit të cilët kanë përfituar Bursë në vitin e parë (klasa 10), me Vendim të Këshillit Bashkiak ku ato kanë vendbanimin e përhershëm të cilëve nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë bursë.
6. Nxënësit e shkollave profesionale, të cilët ndjekin vitin e dytë në drejtimet mësimore bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit, dhe nxënëset (vajza), sipas shkronjës “f”, të pikës 2.3, të cilët kanë përfituar bursë në vitin e parë dhe në vitin shkollor paraardhës nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë burse.

Të gjithë nxënësit/prindërit paraqesin kërkesat për përfitimin e bursës pranë drejtorive të institucioneve arsimore, të cilat dokumentojnë me procesverbal pranimin e tyre, dhe një kopje e procesverbalit i jepet kërkuesit.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 30 Tetor 2026.

SHËNIM: Dokumentat që do të paraqiten duhet të jene origjinale ose të njëhësuara me origjinalin.

Konsultimi Publik “Plani Vendor i Barazisë Gjinore” Korrik 2026

MBI ZHVILLIMIN E DËGJESËS PUBLIKE ME OBJEKT: “HARTIMIN E PLANIT VENDOR TË BARAZISË GJINORE 2027-2029 BASHKIA SKRAPAR”

Bashkia: SKRAPAR
Data: 13.07.2026 Ora: 10:00

Vendi: Salla e mbledhjeve, Bashkia Skrapar

Në zbatim të Ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, të ndryshuar, si dhe Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, Bashkia Skrapar zhvilloi dëgjesën/konsultimin publik për prezantimin dhe marrjen e komenteve mbi draftin e Planit Vendor të Barazisë Gjinore 2026–2028.

(more…)

Konsultimi Publik “Plani Vendor i Arsimit Parashkollor” Korrik 2026

Bashkia Skrapar zhvilloi konsultimin publik për Planin Vendor të Shërbimit të Arsimit Parauniversitar 2027–2029

Data: 16 Korrik 2026
Vendndodhja: Bashkia Skrapar Salla e mbledhjeve
Kategoria: Konsultim Publik | Arsim

Në kuadër të procesit të hartimit të Planit Vendor të Shërbimit të Arsimit Parauniversitar 2027–2029, Bashkia Skrapar zhvilloi konsultimin publik me pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve arsimore, mësuesve, përfaqësuesve të Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar, prindërve, përfaqësuesve të organizatave, medias dhe qytetarëve të interesuar.

(more…)

Njoftim për Konsultim Publik – Planit Vendor të Arsimit Parauniveristar, Bashkia Skrapar

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA SKRAPAR

Skrapar më, 26.06.2026

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Bashkia Skrapar, në kuadër të hartimit të “Planit Vendor të Arsimit Parauniveristar, Bashkia Skrapar”, në zbatim të ligjit nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, të ligjit nr. 69/2012“Për Sistemin Arsimor Parauniversitar”, si dhe ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”

NJOFTON

Organizimin e dëgjesës publike me objekt:

“Diskutimi i Draft Planit Vendor të Arsimit Parauniveristar , Bashkia Skrapar”

E Enjte, datë 16 Korrik 2026, ora 10:00, në sallën e mbledhjeve, Bashkia Skrapar.

Draft-Plani : “Plani Vendor i Arsimit Parauniversitar Bashkia Skrapar 2027-2029”

Në kuadër të transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare, ftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të komunitetit të marrin pjesë në këtë konsultim publik dhe të kontribuojnë me mendimet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre.

Ju faleminderit!

Njoftim për Konsultim Publik – Plani vendor i Barazisë Gjinore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA SKRAPAR

Skrapar më, 23.06.2026

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Bashkia Skrapar, në kuadër të hartimit të “Planit Vendor të Barazisë Gjinore, Bashkia Skrapar”, në zbatim të ligjit nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, nenit 6 dhe 23 të tij,  të ligjit nr. 9970, datë 24.07.2008 “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, ligjit nr. 68/2017 “Për financat e Vetëqeverisjes Vendore”, ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”, ligjit nr. 221/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, të ligjit 21/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”

NJOFTON

Organizimin e dëgjesës publike me objekt:

“Diskutimi i Draft Planit Vendor të Barazisë Gjinore, Bashkia Skrapar”

E hënë, datë 13 Korrik 2026, ora 10:00, në sallën e mbledhjeve, Bashkia Skrapar.

Në kuadër të transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare, ftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të komunitetit të marrin pjesë në këtë konsultim publik dhe të kontribuojnë me mendimet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre.

Linku: Drafti i Planit Vendor të Barazisë Gjinore – Bashkia Skrapar

Ju faleminderit!

Konsultimi Publik Qershor 2026

MBI ZHVILLIMIN E DEGJESES PUBLIKE ME OBJEKT: “VENDNDODHJA E STACIONIT TE TRANSFERIMIT TE MBETJEVE, NE PASURINE NR. 267, ME SIPERFAQE 388.500M 2 , Z.K 3756, VERZHEZHE, FSHATI ORIZAJ, BASHKIA SKRAPAR”

Bashkia: SKRAPAR
Data: 09.06.2026 Ora: 18:00

Vendi: Salla e mbledhjeve, Bashkia Skrapar

Në zbatim të ligjit nr. 139/201 5 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” dhe ligjit nr. 57/2025 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, më datë 09.06.2026, në ambientet e Bashkisë Skrapar u zhvillua dëgjesa publike lidhur me vëndndodhjen e propozuar të “Stacionit të Transferimit të Mbetjeve të Ngurta “.

Dëgjesa publike u njoftua paraprakisht në përputhje me procedurat ligjore, me qëllim garantimin e pjesëmarrjes së publikut dhe marrjen e mendimeve të komunitetit.

(more…)

Njoftim për Konsultim Publik- Vendndodhja e Stacionit të Transferimit të Mbetjeve

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA SKRAPAR

Skrapar, më 16.05.2025

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Bashkia Skrapar, në kuadër të zbatimit të projektit: “Menaxhimi i Qëndrueshëm dhe Miqësor me Klimën në Sektorin e Mbetjeve të Ngurta”, financuar nga KFW, zbatuar nga Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve si dhe në zbatim të ligjit nr. 139/2015“Për Vetëqeverisjen Vendore”, ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” dhe ligjit nr. 57/2025 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”

NJOFTON

Organizimin e dëgjesës publike me objekt:

“Vendndodhja e Stacionit të Transferimit të Mbetjeve, në pasurinë nr. 267, me sipërfaqe 388.500m2 , Z.K 3756, Vërzhezhë, fshati Orizaj, Bashkia Skrapar”

E martë, datë 09 Qershor 2026, ora 18:00, në sallën e mbledhjeve, Bashkia Skrapar.

Në kuadër të transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare, ftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të komunitetit të marrin pjesë në këtë konsultim publik dhe të kontribuojnë me mendimet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre.

Ju faleminderit!

Pjesëmarrja në Testin Fizik – Sektori i MZSH

BASHKIA  SKRAPAR

NJOFTIM PËR PJESMARRJEN NË TESTIN FIZIK PËR VENDE TË LIRA PËR SEKTORIN E MZSH-së

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr. 152/2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” dhe VKM nr. 520, datë 25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Bashkia Skrapar,  njofton listën e pjesëmarrësve që kualifikohen për fazën e testimit fizik për pozicionin:

  • 1 (një) pozicion – Zjarrfikës (niveli bazë)

Kandidati i kualifikuar:

Klaudio Mema

Testimi fizik do të zhvillohet më datë 28.04.2026 ora 10.00 në fushën e futbollit të Njësisë Administrative Çorovodë, Lagjja “Hasan Seitaj”.

Kandidatet e Kualifikuar – Shërbimi MZSH

BASHKIA  SKRAPAR

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E LISTËS SË KANDIDATËVE TË KUALIFIKUAR

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr. 152/2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” dhe VKM nr. 520, datë 25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Bashkia Skrapar  njofton listën e pjesëmarrësve që kualifikohen për fazën e testimit me shkrim për pozicionin:

  • 1 (një) pozicion – Zjarrfikës (niveli bazë)

Kandidati i kualifikuar:

Klaudio Mema

Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 22.04.2026 ora 10.00 në ambientet e  Sallës së Mbledhjeve, Bashkia Skrapar