Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Konsultimi Publik Korrik 2026

MBI ZHVILLIMIN E DEGJESES PUBLIKE ME OBJEKT: “HARTIMIN E PLANIT VENDOR TE BARASIZE GJINORE 2027-2029 BASHKIA SKRAPAR”

Bashkia: SKRAPAR
Data: 13.07.2026 Ora: 10:00

Vendi: Salla e mbledhjeve, Bashkia Skrapar

Në zbatim të Ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, të ndryshuar, si dhe Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, Bashkia Skrapar zhvilloi dëgjesën/konsultimin publik për prezantimin dhe marrjen e komenteve mbi draftin e Planit Vendor të Barazisë Gjinore 2026–2028.

Konsultimi Publik i Planit Vendor të Barazisë Gjinore 2026–2028 të Bashkisë Skrapar

Bashkia Skrapar zhvilloi dëgjesën publike në kuadër të hartimit të Planit Vendor të Barazisë Gjinore 2026–2028, një dokument strategjik që synon integrimin e perspektivës gjinore në politikat, programet dhe shërbimet vendore.

Hartimi i planit u realizua në zbatim të Urdhrit të Kryetarit të Bashkisë nr. 248, datë 19.06.2026, në bashkëpunim me institucionet vendore, shërbimet sociale dhe aktorë të tjerë të interesit. Procesi u mbështet në analizën e të dhënave statistikore, konsultimet ndërinstitucionale dhe përfshirjen e komunitetit përmes dëgjesave publike.

Gjatë aktivitetit u prezantuan përmbajtja, vizioni dhe objektivat strategjikë të Planit, i cili synon:

  • Fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave;
  • Parandalimin dhe eliminimin e dhunës me bazë gjinore;
  • Rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje dhe jetën publike;
  • Përmirësimin e aksesit dhe cilësisë së shërbimeve sociale;
  • Promovimin e barazisë gjinore në arsim;
  • Forcimin e kapaciteteve institucionale për integrimin e barazisë gjinore në qeverisjen vendore.

Pjesëmarrësit në dëgjesë paraqitën komente dhe rekomandime, të cilat do të shqyrtohen dhe do të reflektohen në dokumentin përfundimtar, në përputhje me legjislacionin për njoftimin dhe konsultimin publik.

Plani Vendor i Barazisë Gjinore 2026–2028 përfaqëson angazhimin e Bashkisë Skrapar për ndërtimin e një komuniteti më gjithëpërfshirës, ku gratë dhe burrat gëzojnë mundësi të barabarta për zhvillim, pjesëmarrje dhe përfitim nga shërbimet publike.

Bashkia Skrapar mbetet e përkushtuar për të promovuar barazinë gjinore, për të fuqizuar rolin e grave dhe vajzave në zhvillimin e komunitetit dhe për të garantuar një qeverisje vendore transparente, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Ky proces konsultimi u organizua me qëllim garantimin e transparencës, pjesëmarrjes së qytetarëve dhe aktorëve të interesit në vendimmarrje, si dhe përfshirjen e rekomandimeve të tyre në dokumentin përfundimtar përpara miratimit nga Këshilli Bashkiak.

Dëgjesa publike u njoftua paraprakisht në përputhje me procedurat ligjore, me qëllim garantimin e pjesëmarrjes së publikut dhe marrjen e mendimeve të komunitetit.

Në dëgjesën publike morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të administratës së Bashkisë Skrapar, banorë të qytetit të Çorovodës, si dhe banorë nga njësitë administrative të Bashkisë Skrapar. Gjatë takimit, pjesëmarrësit u njohën me përmbajtjen e draftit të Planit Vendor të Barazisë Gjinore 2026–2028 dhe patën mundësinë të paraqesin komente, sugjerime dhe rekomandime, të cilat do të shqyrtohen dhe reflektohen në dokumentin përfundimtar.

Dokumentet shoqërues:

Procesverbali dhe Liste-prezenca Dëgjesës Publike