Njoftim për Konsultim Publik – Plani vendor i Barazisë Gjinore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA SKRAPAR
Skrapar më, 23.06.2026
NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK
Bashkia Skrapar, në kuadër të hartimit të “Planit Vendor të Barazisë Gjinore, Bashkia Skrapar”, në zbatim të ligjit nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, nenit 6 dhe 23 të tij, të ligjit nr. 9970, datë 24.07.2008 “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, ligjit nr. 68/2017 “Për financat e Vetëqeverisjes Vendore”, ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”, ligjit nr. 221/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, të ligjit 21/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”
NJOFTON
Organizimin e dëgjesës publike me objekt:
“Diskutimi i Draft Planit Vendor të Barazisë Gjinore, Bashkia Skrapar”
E hënë, datë 13 Korrik 2026, ora 10:00, në sallën e mbledhjeve, Bashkia Skrapar.
Në kuadër të transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare, ftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të komunitetit të marrin pjesë në këtë konsultim publik dhe të kontribuojnë me mendimet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre.
Ju faleminderit!