Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftimet e Bashkisë

Njoftim publik – Për përfitim burse për vitin shkollor 2026-2027


Njoftim publik – Për përfitim burse për vitin shkollor 2026-2027

Në mbështetje të VKM-së Nr 666 datë 10.10.2019, të Këshillit të Ministrave “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave dhe pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, i ndryshuar VKM Nr.493 date 26.06.2026 për vitin shkollor 2026-2027”, Bashkia Skrapar njofton të gjithë nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet arsimore publike do përfitojnë bursë në përputhje me kuotat dhe kriteret e vendosura nga qeveria.

Nxënësit, shtetas shqiptarë, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet publike përfitojnë bursë brenda kuotave dhe kritereve për vitin 2026-2027 si më poshtë vijon:

1. Sipas kriterit ekonomik
2. Sipas rezultateve të arritura
3. Nxënësit jashtë kriterit ekonomik
4. Nxënësit sipas degëve parësore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm
5. Nxënësit të cilët kanë përfituar Bursë në vitin e parë (klasa 10), me Vendim të Këshillit Bashkiak ku ato kanë vendbanimin e përhershëm të cilëve nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë bursë.
6. Nxënësit e shkollave profesionale, të cilët ndjekin vitin e dytë në drejtimet mësimore bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit, dhe nxënëset (vajza), sipas shkronjës “f”, të pikës 2.3, të cilët kanë përfituar bursë në vitin e parë dhe në vitin shkollor paraardhës nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë burse.

Të gjithë nxënësit/prindërit paraqesin kërkesat për përfitimin e bursës pranë drejtorive të institucioneve arsimore, të cilat dokumentojnë me procesverbal pranimin e tyre, dhe një kopje e procesverbalit i jepet kërkuesit.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 30 Tetor 2026.

SHËNIM: Dokumentat që do të paraqiten duhet të jene origjinale ose të njëhësuara me origjinalin.

Njoftim për Konsultim Publik – Planit Vendor të Arsimit Parauniveristar, Bashkia Skrapar

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA SKRAPAR

Skrapar më, 26.06.2026

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Bashkia Skrapar, në kuadër të hartimit të “Planit Vendor të Arsimit Parauniveristar, Bashkia Skrapar”, në zbatim të ligjit nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, të ligjit nr. 69/2012“Për Sistemin Arsimor Parauniversitar”, si dhe ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”

NJOFTON

Organizimin e dëgjesës publike me objekt:

“Diskutimi i Draft Planit Vendor të Arsimit Parauniveristar , Bashkia Skrapar”

E Enjte, datë 16 Korrik 2026, ora 10:00, në sallën e mbledhjeve, Bashkia Skrapar.

Draft-Plani : “Plani Vendor i Arsimit Parauniversitar Bashkia Skrapar 2027-2029”

Në kuadër të transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare, ftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të komunitetit të marrin pjesë në këtë konsultim publik dhe të kontribuojnë me mendimet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre.

Ju faleminderit!

Njoftim për Konsultim Publik – Plani vendor i Barazisë Gjinore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA SKRAPAR

Skrapar më, 23.06.2026

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Bashkia Skrapar, në kuadër të hartimit të “Planit Vendor të Barazisë Gjinore, Bashkia Skrapar”, në zbatim të ligjit nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, nenit 6 dhe 23 të tij,  të ligjit nr. 9970, datë 24.07.2008 “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, ligjit nr. 68/2017 “Për financat e Vetëqeverisjes Vendore”, ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”, ligjit nr. 221/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, të ligjit 21/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”

NJOFTON

Organizimin e dëgjesës publike me objekt:

“Diskutimi i Draft Planit Vendor të Barazisë Gjinore, Bashkia Skrapar”

E hënë, datë 13 Korrik 2026, ora 10:00, në sallën e mbledhjeve, Bashkia Skrapar.

Në kuadër të transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare, ftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të komunitetit të marrin pjesë në këtë konsultim publik dhe të kontribuojnë me mendimet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre.

Linku: Drafti i Planit Vendor të Barazisë Gjinore – Bashkia Skrapar

Ju faleminderit!

Njoftim për Konsultim Publik- Vendndodhja e Stacionit të Transferimit të Mbetjeve

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA SKRAPAR

Skrapar, më 16.05.2025

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Bashkia Skrapar, në kuadër të zbatimit të projektit: “Menaxhimi i Qëndrueshëm dhe Miqësor me Klimën në Sektorin e Mbetjeve të Ngurta”, financuar nga KFW, zbatuar nga Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve si dhe në zbatim të ligjit nr. 139/2015“Për Vetëqeverisjen Vendore”, ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” dhe ligjit nr. 57/2025 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”

NJOFTON

Organizimin e dëgjesës publike me objekt:

“Vendndodhja e Stacionit të Transferimit të Mbetjeve, në pasurinë nr. 267, me sipërfaqe 388.500m2 , Z.K 3756, Vërzhezhë, fshati Orizaj, Bashkia Skrapar”

E martë, datë 09 Qershor 2026, ora 18:00, në sallën e mbledhjeve, Bashkia Skrapar.

Në kuadër të transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare, ftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të komunitetit të marrin pjesë në këtë konsultim publik dhe të kontribuojnë me mendimet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre.

Ju faleminderit!

Shuarja dhe Pagesa e Detyrimeve Tatimore dhe Doganore – Ligjit Nr. 86/2025

Njoftim zyrtar

Bashkia Skrapar

Informacion mbi fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore vendore

Në zbatim të Ligjit Nr. 86/2025, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, Bashkia Skrapar informon qytetarët dhe subjektet tatimpaguese mbi kushtet dhe afatet e përfitimit.

Fshirja / Shuarja e detyrimeve

Fshihen/shuhen detyrimet e papaguara, të përcaktuara sipas Ligjit Nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, që u përkasin periudhave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2014.

Detyrimet për periudhën 2015–2019

Për taksat dhe tarifat vendore të papaguara që u përkasin periudhave tatimore nga 1 janari 2015 deri më 31 dhjetor 2019, pagesat e detyrimeve do të shuhen me kusht si më poshtë:

Shuhet 50% e taksës/tarifës vendore

Nëse pjesa e mbetur prej 50% paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.06.2026.

Shuhet 25% e taksës/tarifës vendore

Nëse pjesa e mbetur prej 75% paguhet brenda datës 31.12.2026.

Në të dyja rastet, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të kësaj pike, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Rastet e pagesës së principalit

Në rastin kur është paguar principali (detyrimi vjetor) dhe tatimpaguesi ka detyrime të papaguara vetëm gjoba dhe kamatëvonesa në llogarinë e tij, falen (fshihen) gjobat dhe kamatëvonesat.

Detyrimet për periudhën 2020–2024

Shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për detyrimet që u përkasin periudhave tatimore nga data 1 janar 2020 deri në datën 31 dhjetor 2024, me kusht që tatimi/taksa/tarifa për periudhën përkatëse të paguhet brenda datës 31.12.2026.

Kushtet e përfitimit

Tatimpaguesit/subjektet për të cilët shuarja e detyrimit aplikohet me kusht, nuk përfitojnë shuarje të detyrimit nëse nuk përmbushin kushtet brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj.

E drejta e ankimit

Tatimpaguesit/subjektet, të cilët/të cilat, sipas një vendimi të administratës përkatëse tatimore, nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja sipas këtij ligji, kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Administrative, sipas legjislacionit në fuqi.

Afati i zbatimit

Ky ligj i shtrin efektet nga data 1 janar 2026 deri në datën 31 dhjetor 2026.

Informacion i mëtejshëm

Qytetarët e interesuar mund të paraqiten pranë Drejtorisë së Tatim Taksave në Bashkinë Skrapar ose pranë zyrave të Tatim Taksave në Njësitë Administrative përkatëse, për të marrë informacion dhe sqarime të mëtejshme.

Njoftim – Për strehimin social

Njoftim për Qytetarët

Bashkia Skrapar njofton të gjithë qytetarët se, në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, të gjithë individët dhe familjet që kanë dëmtuar çatitë e banesave të tyre mund të paraqesin kërkesë për përfitim nga programet e mbështetjes.

(more…)