Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime

Konsultimi Publik Nëntor 2025

Kalendari i konsultimit publik

Titulli i Projekt-aktit :”Hartimi i Projekt buxhetit afatmesëm 2026-2028

Propozuesi : Projekt-akti është propozuar nga ana e Kryetarit të Bashkisë

Sqarime për projekt-aktin : Relacioni sqarues i projekt-aktit përcakton arsyet e paraqitura nga propozuesi i projekt-aktit, të cilat në menyre të permbledhur janë:

1.Si janë shpenzuar të ardhurat nga Bashkia
2. Performanca e Bashkisë në lidhje me programet buxhetore për shërbimet e ofruara
3.Prioritetet e publikut
4. Investimet strategjike të parashikuara

Grupet që do të konsultohen : Banorët e Çorovodë-Qëndër, Njesitë Administrative Vëndreshë, Potom, Bogovë, Leshnje, Çepan, Zhepë, Gjerbës

AktivitetiDataVendiOraMenyraForma
Konsultim publik me Njësite Administrative Zhepe/Gjerbes 10-11-2025 Zyre09:00 Takim publikBisede
Konsultim publik me Njësinë Administrative Leshnje 10-11-2025Zyre 12:00Takim publik Bisede
Konsultim publik me Njësinë Administrative Potom 10-11-2025Zyre 14:00Takim publik Bisede
Konsultim publik me Njësinë Administrative Cepan 11-11-2025Lokal 09:30Takim publik Bisede
Konsultim publik me Njësinë Administrative Vendreshe12-11-2025Zyre 09:30Takim publik Bisede
Konsultim publik me Njësinë Administrative Bogove 12-11-2025Zyre11:30Takim publik Bisede
Konsultim me Njësinë Administrative Qender-Corovode 14-11-2025Kinemane e qytetit 10:00Takim publik Bisede

Dokumentet shoqërues:

Kalendari i Degjesës publike për PBA 2026-2028
Procesverbal-Listëprezence Njësia Administrative Çorovodë-Qëndër
Procesverbal-Listëprezence Njësia Administrative Potom
Procesverbal-Listëprezence Njësia Administrative Çepan
Procesverbal-Listëprezence Njësia Administrative Bogovë
Procesverbal-Listëprezence Njësia Administrative Leshnje
Procesverbal-Listëprezence Njësia Administrative Vëndreshë
Procesverbal-Listëprezence Njësia Administrative Zhepë-Gjerbës

Zona Zhvillimore Nr.1  “Helmës-Staraveckë”

VENDIM
Nr. 626, datë 29.10.2025

PËR SHPALLJEN E NJË ZONE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SKRAPAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr. 20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

(more…)

Aplikimi në E-Albania për “Paketën e Maleve

Aplikimi në e-Albania

Linku i aplikimit:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16987


Aplikim për Paketën e Maleve

Shërbimi “Aplikim për Paketën e Maleve” është një shërbim elektronik i cili i vjen në ndihmë poseduesve jo-pronar të tokave malore (qytetar ose biznes) për të aplikuar për njohjen si posedues dhe për të paraqitur projektin infrastrukturor dhe dokumentacionet sipas kërkesës për zhvillimin e zonës që ai posedon.

(more…)

Paketa e Maleve

Ligji për Paketën e Maleve në Shqipëri – Çfarë duhet të dini

Çfarë është ligji për Paketën e Maleve?

Ligji nr. 20/2025 “Për Paketën e Maleve” është një nismë ligjore e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë që synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe social të zonave malore.

Ky ligj krijon një kuadër të ri për përdorimin dhe zhvillimin e tokave malore, duke u dhënë mundësi qytetarëve dhe bizneseve të investojnë në këto zona përmes një procedure të rregulluar ligjërisht.

(more…)

Zjarrfikës (niveli baze) 2 pozicione

BASHKIA  SKRAPAR

DREJTORIA JURIDIKE/BURIMEVE NJERËZORE

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN

Në zbatim të Ligjit Nr.152/2015, datë 21.12.2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, V.K.M-së nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Kreu i III, “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim, pezullim dhe përjashtim”; Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Skrapar njofton se në Sektorin Shërbimit të MZSH-së shpall 2 (dy) te lira pune në nivelin bazë , në pozicionin :

Zjarrfikës (niveli bazë) – 2  (dy) pozicione

(more…)

Njoftim – Për strehimin social

Njoftim për Qytetarët

Bashkia Skrapar njofton të gjithë qytetarët se, në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, të gjithë individët dhe familjet që kanë dëmtuar çatitë e banesave të tyre mund të paraqesin kërkesë për përfitim nga programet e mbështetjes.

(more…)

Konsultimi Publik Dhjetor 2024

MBI ZHVILLIMIN E DËGJESËS PUBLIKE ME OBJEKT: “HARTIMIN E BUXHETIT AFATMESËM 2025-2027 TË BASHKISË SKRAPAR DHE INSTITUCIONEVE NË VARËSI TË SAJ”

Përmbyllet procesi i konsultimit publik për Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2025–2027 dhe Buxhetin Vjetor 2025

Në zbatim të legjislacionit në fuqi për njoftimin dhe konsultimin publik, Bashkia Skrapar zhvilloi procesin e konsultimit publik për Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2025–2027 dhe Buxhetin Vjetor 2025, me qëllim përfshirjen e qytetarëve dhe grupeve të interesit në hartimin e dokumenteve buxhetore.

Takimet publike u organizuan në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Skrapar, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të administratës vendore, Këshillit Bashkiak, administratorëve të njësive administrative, kryetarëve të fshatrave, përfaqësuesve të biznesit, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve.

Çështjet kryesore të diskutuara sipas njësive administrative

Njësia Administrative Gjerbës dhe Njësia Administrative Zhepë Data: 11.11.2024, ora 09:30

(more…)