Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Elsa Petritaj

Anëtar Këshilli Bashkiak

Elsa Petritaj
Lindur më 4 qershor 1985 në Çorovodë, Elsa Petritaj është një profesioniste e arsimit me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe administrim arsimor.

Arsimin e mesëm e ka përfunduar në shkollën pedagogjike Kristo Isak gjatë viteve 1999–2003. Më pas vijoi studimet e larta në Universiteti Aleksandër Xhuvani, në degën Histori–Gjeografi, ku u diplomua në vitin 2007. Në vitet 2021–2022 përfundoi studimet master në “Pedagogji e specializuar sociale” pranë Universiteti i Tiranës.

Gjatë karrierës së saj ka ushtruar detyrën e mësueses në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, si edhe ka punuar si specialiste në sektorin mbështetës pranë Zyrës Arsimore Skrapar. Aktualisht është mësuese në gjimnazin Ramiz Aranitasi.

Për kontributin dhe përkushtimin në fushën e arsimit, mban titullin profesional “Mësues Mjeshtër”.