Erald Zaimi
Anëtar Këshilli Bashkiak
Erald Shkëlqim Zaimi ka lindur më 18.10.1998, në fshatin Therepel, Bashkia Skrapar. Ka përfunduar arsimin e lartë në degën “Teknologji Informacioni”, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Pas përfundimit të studimeve, ka punuar me kohë të pjesshme në biznesin familjar, duke fituar përvojë praktike dhe profesionale. Që prej vitit 2023, ushtron gjithashtu detyrën pranë Këshillit Bashkiak të Skraparit, ku angazhohet në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara.