Skerdilajt Jaupllari
Anëtar Këshilli Bashkiak
Mjek veteriner me arsim të lartë dhe Master Shkencor në Mjekësi Veterinare, me përvojë profesionale në fushën e shërbimit veterinar, sigurisë ushqimore, mbrojtjes së konsumatorit dhe administratës vendore.
Aktualisht ushtron detyrën e Inspektorit (Veteriner Kontrolli) pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Elbasan, Zyra Vendore Skrapar, si dhe është Anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Skrapar.
Ka përvojë të mëparshme si Inspektor për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Veteriner Kontrolli në Bashkinë Skrapar, mjek veteriner në sektorin privat dhe në struktura veterinare në Vorë, Berat dhe Skrapar.
Zotëron njohuri dhe aftësi të mira në legjislacionin veterinar, sigurinë ushqimore, mbrojtjen e shëndetit publik veterinar, kontrollin dhe inspektimin e produkteve me origjinë shtazore, biosigurinë, mbrojtjen e konsumatorit, zhvillimin rural dhe vetëqeverisjen vendore.
Ka ndjekur trajnime dhe praktika profesionale në fushat e kontrollit veterinar në thertore, inspektimit ante-mortem dhe post-mortem, sigurisë ushqimore, zoonozave, biosigurisë, kontrollit të lëvizjes së kafshëve, transportit dhe tregtimit të tyre, si dhe ka kryer praktika pranë institucioneve si AKU dhe strukturave të tjera profesionale.