Zyra për Diasporën
Kjo hapësirë do të jetë pjesë e një përditësimi të ri. Ju lutemi për mirëkuptim deri në konfigurimin e plotë!
Strategjia Kombëtare për Diasporën 2018 - 2024
Revista Diaspora Shqiptare
Gazeta “Diaspora Shqiptare” është një projekt i financuar nga qeveria e Konfederatës së Zvicrës. Ajo i dedikohet informimit profesional për komunitetet shqiptare në Diasporë. Gazeta “Diaspora Shqiptare” synon të jetë një hapësirë e lajmit për sfidat e migrimit, përvojën dhe realizimet e shqiptarëve larg vendlindjes. Qëllimi i saj është vlerësimi i opinionit publik të migracionit dhe Diasporës shqiptare si “pjesë” e munguar por gjithmonë e pranishme në historinë e vjetër dhe të re të shqiptarëve.
Adresat e Komunikimit të kësaj platforme, që mund t’a ndiqni si lidhje e jashtme nga faqja web e Bashkisë Skrapar janë si më poshtë:
website: https://diasporashqiptare.al/
e-mail : info@diasporashqiptare.al apo edhe gazeta@diasporashqiptare.al
Whatsapp / Viber / Cel: +355 68 484 265 8Informacion për shtetësinë shqiptare
Aktet ligjore e nënligjore në fuqi për shtetësine shqiptare në Republikën e Shqipërisë janë:
- Ligji Nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare ”;
- Ligji Nr. 8442, datë 21.01.1999 “Për disa ndryshime në ligjin Nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”.
- Udhëzimi i përbashket i Ministrit të Rendit Publik (Nr. 925 datë 03.03.1999), Ministrit të Punëve të Jashtme (Nr.337/1 datë 08.03.1999) , Ministrit të Drejtësisë (Nr.782/1 datë 25.03.1999) dhe Ministrit të Financave (Nr.583/3 date 05.03.1999) “Për procedurat që ndiqen për fitimin e shtetësisë shqiptare me natyralizim”;
- Udhëzimi i Ministrit të Rendit Publik (Nr. 3583 datë 27.11.2001) dhe Ministrit të Punëve të Jashtme (Nr. 6252 datë 10.12.2001) “Për procedurat dhe dokumentacionin për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare”.
Përditësuar më datë 08.09.2003
Cilat janë kushtet, që duhet të plotësojë shtetasi shqiptar për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare?
Shtetasi shqiptar ka të drejtë të heqë dorë nga shtetësia shqiptare vetëm nëse plotëson njëri nga kushtet vijuese:
- Të ketë një shtetësi tjetër ose
- Të ketë fituar një shtetësi tjetër ose
- T’i jetë garantuar dhënia e një shtetësie tjetër nga organet kompetente të shtetit të huaj
Të miturit fitojnë dhe humbasin shtetësinë me miratimin e prindërve. Për minorenët e moshës 14 – 18 vjeç merret edhe pëlqimi i tyre.
Cilat janë kushtet, që duhet të plotësoj shtetasi i huaj për të fituar shtetësinë shqiptare me natyralizim?
- Të ketë mbushur moshën 18 vjeç. Llogaritja bëhet në ditën e bërjes së kërkesës.
- Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet.
- Të ketë banesë dhe të disponoj të ardhura të mjaftueshme
- Të mos ketë qënë ndonjëherë i dënuar (në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë vend tjetër) për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet në rastet kur vlerësohet se dënimi është dhënë për motive politike.
- Të ketë njohuri të paktën fillestare të gjihës shqipe.
- Dhënia e shtetësisë të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë.
Cilat janë dokumentet që i huaji duhet të paraqes për fitim të shtetësisë shqiptare me natyralizim?
Shtetasi i huaj per fitim te shtetetsise shqiptare me natyralizim depoziton :
- Kerkesa e shtetasit te huaj drejtuar Presidentit te Republikes. Kerkesa te permbaje identitetin e plote te kerkuesit (emer mbiemer, datelindje, vendlindje, shtetesine), adresen e sakte te vendbanimit te tij te perhershem dhe adresen ku pret informim per ecurine e aplikimit te tij, arsyet e kerkeses per fitimin e shtetsise shqipetare.Kerkesa nenshkruhet me emer mbiemer e firme nga kerkuesi;
- Mendimi me shkrim te nepunesit qe pranon dokumentet per nivelin e njohurive te gjuhes shqipe;
- Çertifikata e lindjes;
- Lejeqendrimi ne Repuliken e Shqiperise, sipas kritereve te ligjit per shtetesine (fotokopje e noteruar), ne se banon ne Shqiperi;
- Akti i pronesise se baneses ose kontrata e zenies me qera te baneses (fotokopje e noteruar);
- Kontrate pune per te punesuarit ose vertetim nga Zyra e tatimeve per te vetpunesuarit ose investitoret (fotokopje e noteruar);
- Dokumente qe vertetojne disponimin e mjeteve financiare te mjaftueshsme per jetese si garanci bankare, libreze kursimi, vertetime zyrtare te ardhurash (fotokopje e noteruar);
- Deshmi penaliteti e marre ne vendin e origjines dhe ne vendin ku kerkuesi ka patur qendrim legal per gjashte muajt e fundit;
- Dokument qe verteton qenien azilant, nese eshte i tille (Fotokopje e noteruar);
- Fotografi e aplikantit, cope tre (Ne rast se ka femije nen 14 vjeç, fotografi per secilin prej tyre).
- Çertifikate (kur eshte e nevojshme) per te vertetuar origjinen shqiptare te kerkuesit, deri ne dy shkalle, qofte dhe nga njeri prind.
Cilat jane dokumentet qe nje qytetar i huaj duhet te paraqese rifitim te shtetesise shqiptare?
Qytetari i huaj për rifitim të shtetësisë shqiptare depoziton:
- Kërkesa e qytetarit drejtuar Presidentit të Republikës. Kërkesa të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesit (emër mbiemër, datëlindje, vendlindje), numrin dhe datën e dekretit të Presidentit të Republikës nëpërmjet të cilit i është hequr shtetësia shqiptare, adresën e saktë e vendbanimit të tij të përhershëm dhe adresën (nr.telefoni) ku pret informim për ecurinë e aplikimit të tij, arsyet e kërkesës për rifitimin e shtetësisë shqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër mbiemër e firmë nga kërkuesi
- Çertifikatë lindje dhe familjare
- Relacion shpjegues dhe konfirmimi nga Komisariati i Policisë Vendore dhe Prefektura përkatëse lidhur me shtetësinë që kanë ose kanë patur prindërit e çdo aplikanti
- Deklaratë noteriale nga çdo aplikant mbi 14 vjeç për faktin e aplikimit ose jo për të fituar shtetësi tjetër.
- Vërtetimin e njësisë administrative përkatëse për çdo aplikant mbi 14 vjeç.
- Çertifikatën e lindjes ose të vdekjes së prindërve të çdo aplikanti
- Fotografi e aplikantit copë tre ( Në rast se ka fëmijë nën 14 vjeç fotografi për secilin prej tyre)
Cilat jane dokumentet qe shtetasi shqiptar duhet te paraqese per heqje dore nga shtetesia shqiptare?
Shtetasi shqiptar per heqje dore nga shtetetsia shqiptare :
- Kerkesa e shtetasit shqiptar drejtuar Presidentit te Republikes. Kerkesa te permbaje identitetin e plote te kerkuesit (emer mbiemer, datelindje, vendlindje, kombesine), adresen e sakte te vendbanimit te tij te perhershem, si dhe adresen (nr.telefoni) ku pret informim per ecurine e aplikimit te tij, arsyet e kerkeses per heqjen dore nga shtetsia shqipetare. Kerkesa nenshkruhet me emer mbiemer e firme nga kerkuesi;
- Premtimi nga autoriteti kompetent i shtetesise tjeter ose dokument shtetesie origjinal, marre ne vendin perkates;
- Çertifikata e lindjes me fotografi e aplikuesit * ;
- Çertifikata familjare e aplikuesit * ;
- Vertetimi i gjendjes gjyqesore * ;
- Vertetimi nga Gjykata e rrethit *;
- Vertetimi nga Prokuroia * ;
- Vertetimi nga Zyra e Permbarimit * ;
- Vertetimi nga Kryetari i Njesise administrative qe eshte banor i asaj njesie, ne te cilin te konfirmohet adresa e sakte * ;
- Çertifikata e marteses se aplikantit e marre ne vendin ku eshte lidhur martesa;
- Dokumenti qe verteton rezidencen, vendbanimin e tij ne shtetin premtues te shtetsise tjeter. Ne çdo rast ky dokument duhet te jete per te gjithe antaret e familjes;
- Deklarata noteriale e te dy prinderve, ku te shprehet pelqimi i tyre per heqjen dore nga shtetesia shqipetare e femijeve te tyre te moshes deri 18 vjeç;
Dokumentet, te cilat kane shenjen “* ” te merren ne Republiken e Shqiperise.
Kur u krijohen dhe cilat janë favorizimet që u jepen të huajve që kërkojnë të fitojnë shtetësine shqiptare me natyralizim?
I huaji, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund të fitoj shtetësinë shqiptare edhe kur nuk i plotëson këto kushte, vetëm me kusht që dhënia e shtetësisë shqiptare të mos prek sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë.
Personit, që është pa shtetësi, i kërkohen kushtet vijuese:
- Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo me pak se 5 vjet.
- Dhënia e shtetësisë shqiptare të mos prek sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë.
Nëse i huaji verteton se eshte me origjine shqiptare deri ne dy shkalle, qofte edhe nga njeri prind, koha e qendrimit ne Republiken e Shqiperise duhet te jete te pakten deri ne 3 vjet.
I huaji i martuar me nje shtetase shqiptare prej jo me pak se 3 vjetesh, mund te kerkoje te marre shtetesine shqiptare,ne rast se ka banuar ne menyre te vazhdueshme dhe te ligjeshme ne Republiken e Shqiperise, te pakten nje vit dhe kur ploteson kushtet vijuese:- Te kete mbushur moshen 18 vjeç.Llogaritja behet ne diten e berjes se kerkeses;
- Te kete banese dhe te disponoje te ardhura te mjaftueshme.
- Te mos kete qene ndonjehere i denuar (ne Republiken e Shqiperise ose ne ndonje vend tjeter) per vepra penale, per te cilat ligji parashikon denime me jo me pak se 3 vjet heqje lirie. Perjashtim nga ky rregull behen ne rastet kur vleresohet se denimi eshte dhene per motive politike.
- Dhenia e shtetesise shqiptare te mos preke sigurimin dhe mbrojtjen e Republikes se Shqiperise.
A mund te fitoje shtetesine shqiptare nje femije i lindur ne Republiken e Shqiperise nga dy prinder te huaj me qendrim te ligjshem ne Republiken e Shqiperise? Cilat jane dokumentet qe depozitohen?
Një fëmijë i lindur në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga prindër me shtetasi tjetër, që janë rezidentë të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë, mund të marr shtetësinë shqiptare me pëlqimin e të prindërve.
Prindërit e fëmijës depozitojnë:
- Kërkesa e prindërve drejtuar Presidentit të Republikës. Kërkesa të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesve (emër mbiemër, datëlindje, vendlindje, shtetësinë), adresën e saktë të vendbanimit të tyre të përhershëm dhe adresën (nr.telefoni) ku presin informim për ecurinë e aplikimit të tij, arsyet e kërkesës për fitimin e shtetësisë shqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër mbiemër e firmë nga kërkuesit;
- Çertifikata e lindjes së fëmijës
- Fotografi e fëmijës copë tre
- Çertifikata e cila përcakton shtetësinë e të dy prindërve
- Deklarata noteriale e dy prindërve, ku të shprehet pëlqimi i tyre për dhënien e shtetësisë shqiptare fëmijës.
Cilat jane afatet proceduriale per shtetesine shqiptare?
Ministria e Rendit Publik brenda 6 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës për shtetësinë shqiptare vendos për paraqitjen ose jo të kërkesës pranë Presidentit të Republikës. Vendimi i Ministrisë së Rendit Publik për paraqitjen ose jo të kërkesës pranë Presidentit të Republikës i bëhet i njohur të interesuarve të cilët nëse nuk janë dakord me përmbajtjen e vendimit mund të ngrenë padi në gjykatën e Tiranës
Presidenti i Republikës brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës së Ministrisë së Rendit Publik nxjerr dekretin përkatës.
Ku depozitohet dhe nga kush depozitohet kerkesa per shtetesine shqiptare?
Kërkesa për shtetësinë shqiptare depozitohet në:
- Komisariatin e Policisë Vendore ku aplikuesi është me banim të përkohshëm ose ka të rregjistruar gjendjen civile
- Për shtetasit e huaj apo shqiptare që banojnë jashtë shtetit aplikimi mund të bëhet edhe në përfaqësitë diplomatike ose konsullata të Republikës së Shqipërisë në shtetin ku ai është rezident ose në përfaqësinë që mbulon shërbimet konsullore për vendin ku ai është rezitent.
Kërkesa për shtetësinë shqiptare depozitohet nga:
- Kërkuesi për shtetësinë shqiptare drejtëpërdrejt;
- Përfaqësuesi i tij me prokurë të posaçme
Nuk ka asnjë pengesë ligjore që një shtetas shqiptar me rezidencë në një vend të huaj të dorëzoj kërkesën për shtetësinë shqiptare në Komisariatin e Policisë Vendore ku ka të rregjistruar gjendjen e tij Civile, në qoftë se rastësisht gjendet fizikisht në Republikën e Shqipërisë.
Cili është detyrimi i komisariatit të policisë ose i përfaqësisë diplomatike apo konsullore për të njoftuar depozituesin e dokumenteve për shtetësine shqiptare?
Komisariati i policisë ose përfaqësia diplomatike apo konsullore është i detyruar të informojë depozituesin e dokumenteve për shtetësinë shqiptare për ecurinë e kërkesës së depozituar në:
- Momentin e pranimit të kërkesës dhe dokumentaciont përkatës. Nëse dokumentacioni është i rregullt dhe i plotë, depozituesit i lëshohet vërtetimi zyrtar.
- Pas marrjes së Vendimit të Ministrit të Rendit për paraqitjen ose jo të kërkesës së aplikantit për shtetësinë pranë Presidentit të Republikës. Për vendimin informohet zyrtarisht në adresën e treguar nga kërkuesi për shtetësinë shqiptare.
Përditësuar më datë 08.09.2003
Dokumente, qe kerkohen per shtetesine shqiptare: Për fitimin e shtetësisë
Me lindje :
- Për fëmijë të lindur në territorin e Republikës së Shqipërisë nga prindër me shtetësi të huaj, por që të dy janë rezidente të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë:
- Kerkesa e prinderve drejtuar Presidentit te Republikes.Kerkesa te permbaje identitetin e plote te kerkuesve (emer mbiemer, datelindje, vendlindje, shtetesine), adresen e sakte te vendbanimit te tyre te perhershem dhe adresen (nr.telefoni) ku presin informim per ecurine e aplikimit te tij, arsyet e kerkeses per fitimin e shtetsise shqipetare. Kerkesa nenshkruhet me emer mbiemer e firme nga kerkuesit;
- Çertifikata e lindjes se femijes;
- Fotografi e femijes, cope tre.
- Çertifikata e cila percakton shtetesine e te dy prinderve;
- Deklarata noteriale e dy prinderve, ku te shprehet pelqimi i tyre per dhenien e shtetsise shqiptare femijes
Me natyralizim : - Kerkesa e shtetasit te huaj drejtuar Presidentit te Republikes.Kerkesa te permbaje identitetin e plote te kerkuesit (emer mbiemer, datelindje, vendlindje, shtetesine), adresen e sakte te vendbanimit te tij te perhershem dhe adresen ku pret informim per ecurine e aplikimit te tij, arsyet e kerkeses per fitimin e shtetsise shqipetare.Kerkesa nenshkruhet me emer mbiemer e firme nga kerkuesi;
- Mendimi me shkrim te nepunesit qe pranon dokumentet per nivelin e njohurive te gjuhes shqipe;
- Çertifikata e lindjes;
- Lejeqendrimi ne Repuliken e Shqiperise, sipas kritereve te ligjit per shtetesine (fotokopje e noteruar), ne se banon ne Shqiperi;
- Akti i pronesise se baneses ose kontrata e zenies me qera te baneses (fotokopje e noteruar);
- Kontrate pune per te punesuarit ose vertetim nga Zyra e tatimeve per te vetpunesuarit ose investitoret (fotokopje e noteruar);
- Dokumente qe vertetojne disponimin e mjeteve financiare te mjaftueshsme per jetese si garanci bankare, libreze kursimi, vertetime zyrtare te ardhurash (fotokopje e noteruar);
- Deshmi penaliteti e marre ne vendin e origjines dhe ne vendin ku kerkuesi ka patur qendrim legal per gjashte muajt e fundit;
- Dokument qe verteton qenien azilant, nese eshte i tille (Fotokopje e noteruar);
- Fotografi e aplikantit, cope tre (Ne rast se ka femije nen 14 vjeç, fotografi per secilin prej tyre).
- Çertifikate (kur eshte e nevojshme) per te vertetuar origjinen shqiptare te kerkuesit, deri ne dy shkalle, qofte dhe nga njeri prind.
Dokumente, qe kerkohen per shtetesine shqiptare: Për rifitimin e shtetesise shqiptare
Personi qe ka hequr dore nga shtetesia shqiptare per shkak te premtimit per fitimin e nje shtetesie tjeter, e rifiton shtetesine shqiptare ne qofte se nuk ka fituar shtetesine e premtuar.Ne keto raste paraqiten dokumentet vijuese:
- Kerkesa e qytetarit drejtuar Presidentit te Republikes. Kerkesa te permbaje identitetin e plote te kerkuesit (emer mbiemer, datelindje, vendlindje), numrin dhe daten e dekretit te Presidentit te Republikes nepermjet te cilit i eshte hequr shtetesia shqiptare, adresen e sakte te vendbanimit te tij te perhershem dhe adresen (nr.telefoni) ku pret informim per ecurine e aplikimit te tij, arsyet e kerkeses per rifitimin e shtetsise shqipetare. Kerkesa nenshkruhet me emer mbiemer e firme nga kerkuesi;
- Çertifikate lindje dhe familjare;
- Relacion spiegues dhe konfirmimi nga komisariati i policise vendore dhe prefektura perkatese lidhur me shtetesine qe kane ose kane patur prinderit e çdo aplikanti;
- Deklarate noteriale nga çdo aplikant mbi 14 vjeç per faktin e aplikimit ose jo per te fituar shtetsi tjeter;
- Vertetimin e njesise administrative perkatese per çdo aplikant mbi 14 vjeç;
- Çertifikaten e lindjes ose te vdekjes te prinderve te çdo aplikanti;
- Fotografi e aplikantit, cope tre (Ne rast se ka femije nen 14 vjeç, fotografi per secilin prej tyre).
Dokumente, qe kerkohen per shtetesine shqiptare: Për heqjen dore nga shtetesia
- Kërkesa e shtetasit shqiptar drejtuar Presidentit të Republikës. Kërkesa te permbaje identitetin e plote te kerkuesit (emer mbiemer, datelindje, vendlindje, kombesine), adresen e sakte te vendbanimit te tij te perhershem, si dhe adresen (nr.telefoni) ku pret informim per ecurine e aplikimit te tij, arsyet e kerkeses per heqjen dore nga shtetsia shqipetare. Kerkesa nenshkruhet me emer mbiemer e firme nga kerkuesi;
- Premtimi nga autoriteti kompetent i shtetesise tjeter ose dokument shtetesie origjinal, marre ne vendin perkates;
- Çertifikata e lindjes me fotografi e aplikuesit *;
- Çertifikata familjare e aplikuesit *;
- Vertetimi i gjendjes gjyqesore *;
- Vertetimi nga Gjykata e rrethit *;
- Vertetimi nga Prokuroia *;
- Vertetimi nga Zyra e Permbarimit *;
- Vertetimi nga Kryetari i Njesise administrative qe eshte banor i asaj njesie, ne te cilin te konfirmohet adresa e sakte *;
- Çertifikata e marteses se aplikantit e marre ne vendin ku eshte lidhur martesa;
- Dokumenti qe verteton rezidencen, vendbanimin e tij ne shtetin premtues te shtetsise tjeter.Ne çdo rast ky dokument duhet te jete per te gjithe antaret e familjes;
- Deklarata noteriale e te dy prinderve, ku te shprehet pelqimi i tyre per heqjen dore nga shtetesia shqipetare e femijeve te tyre te moshes deri 18 vjeç;
Dokumentet, te cilat kane shenjen “*” te merren ne Republiken e Shqiperise.
Fotografia te jete ne permasat 4×5 cm, e bere ne planin ballor, me balle te hapur, pamja deri ne mjeker te mbuloje 70 perqind te saj.
Te gjithe dokumentet per shtetesine shqiptare (te prodhuara ne Shqiperi, apo ne vende te tjera) pranohen kur jane ne harmoni te plote me njeri tjetrin, pa gabime e pa korigjime.
Dokumentet pranohen kur jane origjinale (perveç atyre qe jane percaktuar fotokopje), te legalizuara secili me vete ne perfaqesine tone diplomatike apo konsullore ne vendin ku ato jane leshuar, te shqiperuara e noteruara.
Data e leshmit te tyre te mos kapexeje gjashte muajt e fundit, ndersa premtimi, ose dokumenti i shtetesise tjeter, jo me shume se dy vitet e fundit.
Afatet e vlefshmerise llogariten mbi bazen e dates se pranimit te dokumenteve nga komisariati i policise vendore ose perfaqesia diplomatike a konsullore.
Ministri i Rendit Publik mer vendim per paraqitjen ose jo te kerkeses se aplikantit per shtetesine prane Presidentit te Republikes per te gjithe aplikuesit e moshes mbi 14 vjeç. Vendimi i behet i njohur zyrtarisht Ministrise se Puneve te Jashtme dhe drejtorise se policise qarkut perkates, te cilet nga ana e tyre informojne zyrtarisht te interesuarin ne adresen qe ai ka caktuar per kete qellim.
Perditesuar me date 08.09.2003
Model Vërtetimi Nr.1
Model Vërtetimi Nr.2
Model Vërtetimi Nr.3
Model Vërtetimi Nr.4
Model Vërtetimi Nr.5
Model Vërtetimi Nr.6
Ligje dhe Akte për Diasporën
VENDIM Nr.98, PËR NGRITJEN E NËNKOMISIONIT “PËR DIASPORËN DHE MIGRACIONIN”, NË PËRBËRJE TË KOMISIONIT TË PËRHERSHËM PARLAMENTAR PËR POLITIKËN E JASHTME, datë 5.10.2017
VENDIM Nr.690, PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KOMITETIT SHTETËROR PËR DIASPORËN, datë 22.11.2017
URDHËR Nr. 231, PËR PËRBËRJEN DHE DETYRAT E SEKRETARIATIT TEKNIK TË KOMITETIT SHTETËROR PËR DIASPORËN, datë 07.12.2017
URDHËR Nr.45, datë 12.2.2019 PËR CAKTIMIN E KOORDINATORIT SHTETËROR PËR INFORMIMIN E DIASPORËS
URDHËR NR.36, PËR NJË NDRYSHIM NË URDHRIN NR.45, DATË 12.2.2019,TË KRYEMINISTRIT, “PËR CAKTIMIN E KOORDINATORIT SHTETËROR PËR INFORMIMIN E DIASPORËS”, datë 13.2.2020
URDHËR Nr.43, datë 12.2.2019 PËR CAKTIMIN E KOORDINATORIT SHTETËROR PËR MARRËVESHJET SHTETËRORE NË FUSHËN E SIGURIMEVE PËR SHTETASIT SHQIPTAR JASHTË VENDIT
URDHËR Nr.44, datë 12.2.2019 PËR CAKTIMIN E KOORDINATORIT SHTETËROR PËR ORGANIZIMIN E PROGRAMIT VJETOR TË AKTIVITETEVE PËR DIASPORËN SHQIPTARE
URDHËR Nr. 47 PËR CAKTIMIN E KOORDINATORIT SHTETËROR PËR PROGRAMET/DONATORËT TË CILËT OFROJNË BURSA STUDIMI PËR JASHTË VENDIT, datë 18.2.2019
URDHËR NR.32, PËR NJË NDRYSHIM NË URDHRIN NR.47, DATË 18.2.2019,TË KRYEMINISTRIT, “PËR CAKTIMIN E KOORDINATORIT SHTETËROR PËR PROGRAMETDONATORËT TË CILËT OFROJNË BURSA STUDIMI PËR JASHTË VENDIT”, datë 10.2.2019
URDHËR Nr.78, datë 17.4.2019 PËR CAKTIMIN E KOORDINATORIT SHTETËROR PËR MARRËVESHJET SHTETËRORE NË FUSHËN E NJOHJES SË LEJEVE TË DREJTIMIT TË AUTOMJETEVE PËR SHTETASIT SHQIPTARË JASHTË VENDIT
URDHËR Nr.92 PËR NGRITJEN E GRUPIT TË PUNËS DHE CAKTIMIN E PERSONIT PËRGJEGJËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE QË VUAJNË HEQJEN E LIRISË JASHTË VENDIT, TË DREJTAVE TË MIGRANTËVE NËPËRMJET INFORMIMIT MBI MUNDËSITË E NDRYSHME PËR TË APELUAR NDAJ SHKELJEVE TË TË DREJTAVE TË TYRE, NË STRUKTURAT E VENDEVE PRITËSE SI DHE NË ATO NDËRKOMBËTARE , datë 17.05.2019
URDHËR Nr.112,PËR CAKTIMIN E KOORDINATORIT SHTETËROR PËR REALIZIMIN E PROGRAMIT “JAM SHQIPTAR” TË GJUHËS DHE KULTURËS SHQIPE,datë 30.08.2019
VENDIM Nr.510, PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRIT TË SHTETIT PËR DIASPORËN, datë 13.09.2017
URDHËR Nr.124, PËR NGRITJEN E GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS PËR HARTIMIN E PAKETËS LIGJORE PËR GARANTIMIN E TË DREJTËS SË VOTËS PËR SHTETASIT SHQIPTARË JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, datë 18.09.2019
LIGJI Nr.16, PËR DIASPORËN, datë 5.4.2018
VENDIM Nr.339, PËR KRITERET DHE MËNYRËN E NDARJES SË ÇMIMIT “AMBASADOR I KOMBIT”, datë 06.06.2018
VENDIM Nr.340, PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË HOLLËSISHME PËR KUSHTET DHE MËNYRËN E ZGJEDHJES SË PËRFAQËSUESVE TË KËSHILLIT KOORDINUES TË DIASPORËS, datë 06.06.2018
VENDIM Nr.469, PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRËS SË BOTIMEVE PËR DIASPORËN, datë 26.07.2018
VENDIM Nr.104, PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR KRIJIMIN E REGJISTRIT SHTETËROR TË MËSUESVE TË GJUHËS SHQIPE E TË KULTURËS SHQIPTARE DHE DHËNIEN E CERTIFIKATËS PËR NXËNËSIT NË DIASPORË datë 28.02.2019
VENDIM Nr.470, PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRAVE KULTURORE PËR DIASPORËN, datë 26.07.2018
VENDIM Nr. 690, PËR PRODHIMIN, TRANSMETIMIN DHE FINANCIMIN E EMISIONEVE TË POSAÇME TELEVIZIVE, ARSIMORE DHE KULTURORE, TË DEDIKUARA PËR DIASPORËN, datë 14.11.2018
VENDIM Nr. 11, PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2019 PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, datë 09.01.2019
URDHËR Nr.50, PËR DHËNIEN E ÇMIMIT “AMBASADOR I KOMBIT”, datë 27.02.2019
VENDIM Nr.443 PËR ORGANIZIMIN E PROCESIT MËSIMOR DHE PËRZGJEDHJEN E ARSIMTARËVE NË DIASPORË,datë 26.06.2019
VENDIM Nr. 24, datë 16.1.2019 PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXIMIT
URDHËR Nr. 76, PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË ORGANIKËS SË QENDRËS SË BOTIMEVE PËR DIASPORËN, datë 15. 04. 2019
VENDIM Nr.492 PËR MIRATIMIN E ÇMIMEVE DHE KATEGORIVE QË PËRFITOJNË FALAS TEKSTET E BOTUARA NGA QBD PËR VITIN SHKOLLOR 2019-2022, datë 10.07.2019
VENDIM Nr. 723, PËR “DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 492, DATË 10. 07. 2019 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E ÇMIMEVE DHE KATEGORIVE QË PËRFITOJNË FALAS TEKSTET E BOTUARA NGA QENDRA E BOTIMEVE PËR DIASPORËN PËR VITIN SHKOLLOR 2019 – 2020”, datë 11.11.2019
V E N D I M Nr.408, PËR MIRATIMIN E ÇMIMEVE TË SHITJES SË TEKSTEVE TË BOTUARA NGA QENDRA E BOTIMEVE PËR DIASPORËN, “KLASIKËT DYGJUHËSH” DHE “FJALOR DYGJUHËSH PËR FËMIJË” DHE TË KATEGORIVE QË PËRFITOJNË FALAS KOPJE, datë 20.5.2020
VENDIM Nr.195,PËR MIRATIMIN E ANËTAREVE TË KËSHILLIT KOORDINUES TË DIASPORËS,datë 05.04.2019
VENDIM Nr.320. PËR STATUSIN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOORDINUES TË DIASPORËS. datë 15.05.2019
VENDIM Nr.780, PËR CAKTIMIN E OFICERËVE KOORDINUES PËR ÇËSHTJET E DIASPORËS SHQIPTARE NË KONSULLATAT SHQIPTARE NË ITALI DHE GREQI, datë 6.11.2019
VENDIM Nr. 445, PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.780, DATË 6.11.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR CAKTIMIN E OFICERËVE KOORDINUES PËR ÇËSHTJET E DIASPORËS SHQIPTARE NË KONSULLATAT SHQIPTARE NË ITALI DHE GREQI”, datë 03.06.2020
URDHËR Nr. 180, PËR NGRITJEN E GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS PËR PËRGATITJEN E PLATFORMËS SË PROGRAMEVE TË EMISIONEVE TË POSAÇME PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE, KULTURËN SHQIPTARE DHE IDENTITETIN KOMBËTAR, TË DEDIKUARA PËR DIASPORËN, datë 26.12.2018
URDHËR Nr. 181, PËR NGRITJEN E GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS PËR ORGANIZIMIN E PUNËS PËR TË BËRË FUNKSIONAL PAVIJONIN E DIASPORËS, NË MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR, datë 26.12.2018
VENDIM Nr. 637, PËR DHËNIEN NË PËRDORIM, PA SHPËRBLIM, NGA DREJTORIA E SHËRBIMEVE QEVERITARE TE FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS DHE QENDRA E BOTIMEVE PËR DIASPORËN, TË VILAVE NR.5, NR. 6 DHE TË PALESTRËS TË BLLOKUT TË VILAVE GJERMANE, datë 26.10.2018
URDHËR Nr.96, PËR NGRITJEN E GRUPIT TË PUNËS PËR ORGANIZIMIN E SAMITIT TË DIASPORËS, datë 16.07.2018
LIGJI Nr.115, PËR KRIJIMIN E AGJENSISË KOMBËTARE TË DIASPORËS, datë 18.12.2017
VENDIM Nr.114, PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR EMËRIMIN, SHKARKIMIN DHE SHPËRBLIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË KOMBËTARE TË DIASPORËS, datë 23.02.2018
LIGJI Nr.32, PËR FONDIN SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS, datë 7.6.2018
VENDIM Nr.594 , PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS, datë 9.10.2018
URDHËR Nr.2, PËR SHPALLJEN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË FSHZHD DHE NGRITJEN E KOMISIONIT PËRGJEGJËS PËR REKRUTIM, datë 25.10.2018
VENDIM Nr.371 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.594 DATË 9.10.2018 PËR EMERIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORES TË NDRYSHUAR , datë 29.5.2019
VENDIM Nr.648 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.594, DATË 9.10.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS” , TË NDRYSHUAR , datë 2.10.2019
VENDIM Nr.611 , PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “DIASPORA PËR ZHVILLIM” DHE ZBATIMIN E TIJ NGA FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS, datë 17.10.2018
VENDIM Nr. 67 PER MIRATIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE TË HOLLËSISHME PËR ADMINISTRIMIN E LLOGARIVE, KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E TË ARDHURAVE, TË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS,datë 13.02.2019
VENDIM Nr.321, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “DIASPORA SHKENCORE SI NJË FAKTOR NDRYSHIMI NË PROCESIN E INTREGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË” DHE ZBATIMIN E TI NGA FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS, datë 15.05.2019
VENDIM Nr. 514, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PËR DHOMËN E BIZNESIT TË DIASPORËS – KRIJIMI DHE NXITJA E INVESTIMEVE TË DIASPORËS NË SHQIPËRI”, DHE ZBATIMIN E TIJ NGA FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS, datë 19.07.2019
VENDIM Nr. 746, PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 294, DATË 8.4.2015 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR KRIJIMIN E KËSHILLIT TË INVESTIMEVE”, TË NDRYSHUAR, datë 20.11.2019
VENDIM Nr. 259, PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE PËR DIASPORËN 2018-2024 DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT, datë 9.5.2018
VENDIM Nr. 419, PËR MIRATIMIN E PROGRAMIT SHTETËROR PËR MBËSHTETJE NË FUQIZIM DHE ANGAZHIM TË DIASPORËS SHQIPTARE, datë 27. 5. 2020
URDHËR Nr.98, PËR PËRCAKTIMIN E GRUPIT TË KOORDINATORËVE PËR ZBATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT TË STRATEGJISË KOMBËTARE PËR DIASPORËN 2018-2024, datë 16.07.2018
URDHËR Nr. 135 PËR NGRITJEN E GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS PËR ZBATIMIN E MASËS 64 TË PLANIT TË VEPRIMIT TË STRATEGJISË KOMBËTARE PËR DIASPORËN, datë 13.09.2018
URDHËR Nr. 136 PËR NGRITJEN E GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS PËR ZBATIMIN E MASËS 51 TË PLANIT TË VEPRIMIT TË STRATEGJISË KOMBËTARE PËR DIASPORËN, datë 13.09.2018
URDHËR Nr. 137 PËR NGRITJEN E GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS PËR ZBATIMIN E MASËS 15 TË PLANIT TË VEPRIMIT TË STRATEGJISË KOMBËTARE PËR DIASPORËN, datë 13.09.2018
URDHËR Nr. 138 PËR NGRITJEN E GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS PËR ZBATIMIN E MASAVE 2 dhe 45 TË PLANIT TË VEPRIMIT TË STRATEGJISË KOMBËTARE PËR DIASPORËN, datë 13.09.2018
URDHËR Nr. 53, PËR NGRITJEN E GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS PËR RISHIKIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE TË DIASPORËS DHE PLANIT TË VEPRIMIT, datë 9.4.2020
RAPORT PËR SHFUQIZIMIN E URDHRAVE Nr. 135, Nr. 136 dhe Nr.138 TË PLANIT TË VEPRIMIT TË STRATEGJISË KOMBËTARE PËR DIASPORËN
URDHËR Nr.55 datë 25.3.2019, PËR SHFUQIZIMIN E URDHRAVE TË KRYEMINISTRIT NR.135 DATE 13.9.2018, NR.136, DATE 13.9.2018, DHE NR.138, 13.9.2018
VENDIM Nr.601 PËR KRIJIMIN E QENDRËS SË STUDIMEVE DHE PUBLIKIMEVE PËR ARBËRESHËT, datë 4.9.2019
URDHËR NR. 38 “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË ORGANIKËS SË QENDRËS SË STUDIMEVE DHE PUBLIKIMEVE PËR ARBËRESHËT”, datë 18.2.2020
URDHËR Nr.5, datë 26.2.2020 PËR MIRATIMIN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOORDINUES TË QENDRËS SË STUDIMEVE DHE PUBLIKIMEVE PËR ARBËRESHËT
VENDIM Nr. 691, PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.139/2015, “PËR VETËQEVERISJEN VENDORE”, datë 21.11.2018
LIGJ Nr.38, PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.139/2015, “PËR VETËQEVERISJEN VENDORE”, datë 20.06.2019
V E N D I M Nr. 456, “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 910 DATË 21.12.2016 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ÇËSHTJET, OBJEKT KONSULTIMI DHE STRUKTURËN, PROCEDURËN, FORMËN, MËNYRËN E ORGANIZIMIT, datë 10. 6. 2020
LIGJ Nr. 69/2018 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 129, DATË 11.5.2009, “PËR GJENDJEN CIVILE”, TË NDRYSHUAR, NR. DEKRETI 10916, datë 19.10.2018
LIGJ Nr. 14/2016 PËR IDENTIFIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E ADRESËS SË SHTETASVE SHQIPTARË QË JETOJNË JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDIM Nr. 405, PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE MBI DETYRIMIN PËR VETËDEKLARIM TË ADRESËS NGA SHTETASIT SHQIPTARË QË JETOJNË JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PROCEDURAVE PËRKATËSE QË DO TË NDIQEN PËR KËTË QËLLIM datë 4.7.2018
AKT NORMATIV PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
VENDIM Nr.400, PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE PËR MIGRACIONIN DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT 2019-2022, datë 19.6.2019
REZOLUTË PËR REFORMËN E POLITIKËS SHTETËRORE PËR DIASPORËN, 23.07.2018