Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu “Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një ditë e madhe, për të gjithë ne, një ditë që hap një faqe të re, atë të vendosjes së miqësisë e të bashkëpunimit, të shkëmbimit të vlerave midis dy vendeve, popujve dhe komuniteteve tona.
Marrëveshja e binjakezimit, një marrëdhënie me vlera të shumanshme bashkëpunimi e integrimi, jo vetëm midis institucionesh, por dhe shkëmbim vlerash të përbashkëta historike, arsimore, kulturore, politike, shoqërore midis popujve.
Mundësi të medha për aplikim dhe thithje projektesh nga partneriteti për fondet e Bashkimit Europian, në fusha si turzmi, uji i pishëm, arsim, shtesa ne nevojë, rinia etj.
Kam privilegjin dhe kënaqësinë e veҫante që me atributin e Kryetarit të Bashkise t`i uroj mirëseardhjen delegacionit mik të Bashkisë Bagҫilar si dhe gjithë të pranishmëve në këtë event shumë të veҫantë për Bashkinë Skrapar, në ceremoninë e nënshkrimit të Akt-Marrëveshjes së Binjakëzimit midis dy Bashkive Skrapar e Bagҫilar.
Kjo është për mua, për të gjithë Këshillin përfaqësues të Bashkise Skrapar, stafin e saj, për të gjithë komunitetin tonë, një ditë e madhe, një ditë që hap një faqe të re, atë të vendosjes së miqësisë e të bashkëpunimit, të shkëmbimit të vlerave midis dy vendeve, popujve dhe komuniteteve tona.
Është nder, fat dhe përgjegjësi e madhe që qeverisjet lokale, që janë votuar dhe gëzojnë besimin e tyre ,të realizojnë hapa të tilla, me interes të gjerë, siç është nënshkrimi i marrëveshjes së binjakëzimit, një marrëdhënie me vlera të shumanshme bashkëpunimi e integrimi, jo vetëm midis institucionesh, por dhe shkëmbim vlerash të përbashkëta historike, arsimore, kulturore, politike, shoqërore midis popujve.
Në këtë moment solemn dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre për të arritur në këtë ngjarje të shënuar, në radhë të parë të falënderoj Këshillin Bashkiak te Bagҫilarit, Ambasadën Turke dhe mbi të gjitha Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, i cili me interesimin dhe mbeshtetjen e tij mundesoi kete Akt-Marrëveshje Binjakëzimi shumë te rëndësishme.
Por një falënderim të veçantë dua të bëj për kolegun dhe mikun tim të dashur z. Lokman Kagirҫi, i cili së bashku me stafin e tij, ka mirepritur idenë e binjakëzimit , ka evidentuar fushat e bashkëpunimit, për shkëmbimin e ideve, të projekteve të përbashkëta, duke i bërë tashmë këto marrëdhënie realisht shumë të afërta dhe të prekshme midis dy qeverisjeve dhe bashkive tona.
Duke përfunduar, ju siguroj se firma ime në kete marreveshje bashkepunimi e binjakëzimi,do të jetë një nga angazhimet e mia më të medha gjatë këtij mandati, që do të shoqërohet me përpjekjet e mia maksimale si dhe të gjithë stafit tim, për zbatimin e çuarjen së saj sa më përpara.
Bashkia Skrapar ka organizuar dje në mesditë në sallën e Këshillit Bashkiak ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së binjakezimit midis Bashkisë Skrapar dhe Bashkisë Bagçilar të Turqisë. Për këtë binjakëzim iniciator ka qënë Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Delagacioni i bashkisë Bagçilar kryesohej nga Kryetari i Bashkisë z. Lokman Kagirçi, Kryetari i Këshillit, Nënkryetari i Bashkisë dhe Drejtori i Turizmit dhe Marrëdhënieve me Jashtë. Të pranishëm në nënshkrimin e Portokollit të Miqësisë kanë qënë deputeti Fidel Ylli, Prefekti i Beratit Fadil Nasufi, ish Ministri Drejtësisë Nasip Naço, Kryetari Bashkisë Kuçovë Selfo Kapllani, anëtar të Këshilli Bashkiak, stafi i Bashkisë. Pas përfundimit të ceremonisë së firmosjes të aktmarrëveshjes nga dy kryetarët respektivë, Këshilli i Bashkisë Skrapar nderoi Z.Lokam Kagirci me titullin “Nderi i Bashkisë Skrapar “me motivacion: “Për iniciativën e ndërmarrë për bashkëpunim në fusha të ndryshme me interes të përbashkët për qytetet dhe komunitetet tona”. Më pas miqtë turq kanë vizituar urën e Kasabashit , si dhe kanë soditur nga afër kanionet e Osumit. Për kryetarin e Bashkisë të Bagҫilar si dhe delegacionin që e shoqëronte, Kryetari I Bashkisë të Skraparit Nesim Spahiu shtroj dhe një drekë pune.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column]
[vc_row][vc_column][vc_column_text]Nënshkruhet Marrëveshja e Binjakëzimit midis Bashkisë Skrapar dhe asaj Bagҫilar. Kryetari i Bashkisë Bagҫilar nderohet me titullin Nderi i Qytetit.