Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu, në Bashkinë Bagcilar ,Stamboll në Turqi ”Jam shumë i impresionuar nga ajo që po shikojmë në Bashkinë Bagcilar. Marrëveshja e Binjakëzimit është një akt shumë i rëndësishëm bashkëpunimi ndërmjet dy njësive tona. Ka ardhur koha që kjo marrëveshje të jëtëzohet, nëpërmjet projekteve konkrete. Rikonstruksioni i Konviktit është provë konkrete e suksesit të këtij bashkëpunimi. Bashkëpunimi për thithjen e projekteve europiane nëpërmjet krijimit dhe trajnimit të një njësie pranë bashkisë Skrapar një sfidë e përbashkët.
Kryetari i Bashkisë Bagcilar Z.Lokman Cagirci “Skrapari një zonë e gjelbëruar me mundësi të mëdha në fushën e turizmit. Fondet e Bashkimit Europian një mundesi shumë e mirë për zhvillimin e zonës. Bashkia Bagcilar e gatshme për të ndihmuar në trajnimin e një njesie pranë Bashkisë Skrapar, për aplikimin dhe thithjen e projekteve nga Bashkimi Europian.
Me ftesë të Bashkisë Bagcilar, nga data 15 deri në datë 18 një delegacion i Bashkisë Skrapar i përbërë nga specialistë të fushave të ndryshme, i kryesuar nga Kryetari i Bashkisë Z.Nesim Spahiu, organizoi një vizitë 3 ditore në Bashkinë Bagcilar, Stamboll Turqi.
Në aeroportin e Stambollit Qemal Ataturk delegacioni u prit nga përfqësues të Bashkisë Bagcilar të cilët e shoqëruan delegacionin në Shoqatën e Bashkive Botërore të Turqisë. Impresioni i parë për ҫdo njeri që viziton për herë të parë Stambollin, Kryeqytetin e Perandorisë Romane të Lindjes, Kostandinapojës, është i jashtëzakonshem, shumë impresionues. Sapo lë aeroportin syri ndesh muret e lashta të qytetit me një histori prej më shume se 2500 vjeҫare, të cilat ruhen deri në ditët e sotme duke shërbyer si një muze i stërmadh historik i kësaj perudhe.
Në qytet ndërthuret infrastruktura e vjetër e periudhës Bizantine, periudhës Otomane, me infrastrukturën moderne, me lagjet e reja të mirëstrukturuara ne pjesën aziatike. Takimi i parë i delegacionit të Bashkisë Skrapar ishte në Shoqatën Botërore të Bashkive Turke, duke u takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj shoqate. Në këtë shoqatë bëjnë pjesë 1917 anëtarë nga 28 shtete nga Azia Qëndrore, Kaukazia, Ballkani dhe Shqipëria si pjesë e tij, të cilat kanë minoritete turke në përbërje të tyre. Qëllimi, strategjia e bashkëpunimit është ndarja e përvojave, mbështetja materiale si dhe intensifikimi i marrëdhënieve kulturore ndërmjet anëtarëve. Shqipëria konsiderohet nga kjo shoqatë si një vend mik, i preferuar për ndarjen e këtyre përvojave. Ftesës së Unionit Botëror të Shoqatave të Bashkive Turke, Kryetari i Bashkisë Skrapar iu përgjigj pozitivisht për tu bërë pjesëtar i këtij unioni pas plotësimit të dokumentacionit për aplikim.
Në vizitën në Bashkinë Bagcilar dhe takimin me Kryetarin e Bashkisë Z.Lokman Cagirci, Kryetari i Bashkise Skrapar Z.Nesim Spahiu vlerësoi faktin se Bashkia Bagcilar është një bashki moderne me infrastrukturë dhe shërbime të konsoliduara, duke kërkuar që në kuadër të marrëveshjes së binjakëzimit, bashkëpunimi të konkretizohet me projekte konkrete.
Si projekt afatshkurtër më imediat u konsiderua rikonstruksioni i konviktit dhe këtu u meshua fort nga Kryetari i Bashkisë Nesim Spahiu, pasi nga realizimi i këtij investimi do të varet dhe suksesi i kësaj marrëveshje. Nga ana e tij, Z.Lokman theksoi se Skrapari ka mundësi të shumta zhvillimi nëpërmjet turizmit dhe investimet nga fondet e Bashkimit Europian, duke u treguar i gatshëm që të ndihmojë në krijimin dhe trajnimin e një njësie për aplikimin dhe thithjen e këtyre projekteve .
Delegacioni gjate qëndrimit në Stamboll, zhvilloi vizita, në një qendër formimi profesional për gratë, një qendër për të sëmurët me paaftësi fizike, si dhe në muzetë e Sulltan Fatihut dhe të Ҫankalesë, duke u njohur me punën e Bashkisë në ndihmë të shtresave në nevojë për integrimin sa më të mirë të tyre,si dhe me historinë e krijimit të shtetit turk, dhe luftës për ruajtjen e ekzistencës së tij.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column]
[vc_row][vc_column][vc_column_text]Vizitë e suksesshme e Kryetarit të Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu në Bashkinë Bagcilar, Stamboll në Turqi. Sigurohet bashkëpunim afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë për projektet në arsim dhe infastrukturë. Rikonstruksioni i konviktit u konsiderua prioriteti më emergjent, si dhe krijimi i një njësie për aplikimin e fondeve të Bashkimit Europian.