Dy familje në Potom, Qetsor Brahos dhe Neim Brahos , të cilave u ishin dëmtuar pothuajse totalisht banesat ,si rezultat i kushteve të motit ,me ndihmën dhe mbështetjen e Krytarit të Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu sistemohen

,në dy banesa të tjera prona të bashkisë, ish godina e Postës dhe nje banesë e ish Repartit Ushtarak .Gjatë inspektimit në kuadër të emergjencave në fshatrat Potom dhe Backë Kryetari Nesim Spahiu u shpreh
“Emergjencat janë prioritet i punës së bashkisë veҫanërisht gjatë muajve të dimrit dhe shtabi i emergjencës i krijuar në bashki është në monitorim të vazhdueshëm të situatës duke ofruar zgjidhje konkrete për qytetaret në vështirësi.Shtresat në nevojë si shtresat më të prekshme ,do të vazhdojnë të kene gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e bashkisë më qëllim që asnjë person,asnjë zonë të mos qëndrojë e izoluar dhe e privuar nga shërbimet bazike”