Përmirëso Qytetin

Sistemi “Permireso Qytetin” eshte nje platforme qe synon rritjen e standartit te ofrimit te sherbimeve , rritjen e pergjegjesive , transparences ne vendimarrje , minimizimin e rasteve te lena pezull duke ofruar nje zgjedhje sa me te shpejte.
Gjithashtu , thjeshton dhe shmang nje sere procedurash per kryerjen e ankesave , kerkesave dhe sygjerimeve , qe qytetaret i drejtojne qeverisjes vendore. Behu pjese e platformes duke derguar ankesen , kerkesen dhe sygjerimet ne lidhje me kategorite e meposhtme : Pastrimi i Qytetit , Infrastruktura Rrugore , Institucionet Arsimore , Transporti Publik , Ndricimi Publik , Ndertimet pa leje, Hapesirat Publike , Kushtet e tregetimit, Problemet me kafshet , Uji i pijshem si dhe problematika te tjera. Duke klikuar ne portali www.permiresoqytetin.al nga kompjuteri apo telefoni ju beheni pjese e zgjidhjes dhe e permiresimit te jetes ne lagjen apo komunitetin tuaj.

Portali Unik Qeveritar e-Albania

Ky shërbim elektronik ofron mundësinë e aplikimit online për
leje ndërtimi nëpërmjet portalit e-Albania për llojet e mëposhtme të lejeve:
• Aplikim për lëshimin e një leje zhvillimi:
– Për instruksione mbi aplikimin për leje zhvillimi për vendimmarrjen e të cilave është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit klikoni këtu;
– Për instruksione mbi aplikimin për leje zhvillimi pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;
• Aplikim për lëshimin e një leje ndërtimi sipas kategorisë duke përfshirë leje për një ndërtim të ri, prishje ndërtimi apo shtesë në ndërtimin ekzistues:
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për leje ndërtimi për ndërtime të reja apo shtesa, me sipërfaqe të përgjithshme deri në 250 m2 pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për leje ndërtimi për vendimmarrjen e të cilave është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit klikoni këtu;
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për leje ndërtimi pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për t’u pajisur me leje për prishje ndërtimi pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;
• Kërkesë për lëshimin e deklaratës paraprake për kryerje punimesh (Për më tepër instruksione klikoni këtu);
• Kërkesë për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit:
– Për më tepër instruksione mbi kërkesën për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit në Këshillin Kombëtar të Territorit klikoni këtu;
– Për më tepër instruksione mbi kërkesën për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;
• Aplikim për lëshimin e lejes për rishikimin e kushteve të Iejes së ndërtimit (Për më tepër instruksione klikoni këtu);
• Aplikim për lëshimin e lejes për ndryshimin e aktiviteteve dhe/ose funksioneve të njësisë individuale (Për më tepër instruksione klikoni këtu);
• Kërkesë për lëshimin e certifikatës së përdorimit (Për më tepër instruksione klikoni këtu);
• Aplikim për ndryshimin e subjektit të lejes së ndërtimit:
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për ndryshimin e subjektit të lejes së ndërtimit në Këshillin Kombëtar të Territorit klikoni këtu;
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për ndryshimin e subjektit të lejes së ndërtimit pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu.
Për çdo fazë në të cilën do të kalojë aplikimi, ju do të njoftoheni automatikisht me anë e-mail-it, si dhe do të mund të shihni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet shërbimit te gjurmueshmërisë.
Për të aplikuar për nënshkrim elektronik duhet të ndiqen këto hapa:
• Kërkesë nga personi i cili kërkon të pajiset me nënshkrim elektronik drejtuar AKSHI-t (të specifikohet që ky nënshkrim do të përdoret në kuadër të përdorimit në sistemin elektronik të Lejeve të Ndërtimit)
• Plotësimi i formularit të aplikimit (formulari mund të shkarkohet më poshtë)
• Fotokopje e Kartës së identitetit (ID Card)
Për pyetje lidhur me nënshkrimin elektronik, mund të kontaktoni me e-mail në pki@akshi.gov.al
Për paqartësi lidhur me aplikimin në sistemin e e-lejeve, mund të kontaktoni me e-mail në eleje@zhvillimiurban.gov.al
Dokumentacioni i nevojshëm
-Lista e dokumenteve shoqëruese ndryshon në varësi lejes që aplikohet
Kujdes:
-Dokumentacioni shoqërues duhet të jetë në format PDF ose DWG
Hapat e procedurës
-Ju duhet të jeni të loguar në portalin e-Albania paraprakisht
-Ndiqni hapat e aplikimit
Periudha e vlefshmërisë
Pa afat
Më shumë
Nga e hëna në të enjte 8.00 – 16.30, ditën e premte 8.00 – 14.00
Kontakti
Adresa: Rr. “Abdi Toptani”, nr. 1, Tiranë