Një mjet i ri i’u shtua një ditë më parë Shërbimit Zjarrfikës Skrapar i ardhur si një Dhuratë e Veçantë për Bashkinë Skrapar nga Unioni i Bashkive Turke.
Në kuadër të bashkëpunimit me Unionin e Bashkive Turke, Bashkia Skrapar nisur dhe nga situata e vështirë e zjarreve që kaluam një vit më parë, i kërkoi Unionit të Bashkive Turke një mjet zjarrëfikës për përballimin e emergjencave.
Ditën e djeshme mjeti zjarrëfikës i tipit “O.Atlas” mbërriti në Skrapar, ku ju dorëzua Shërbimit Zjarrëfikës të Bashkisë.
Bashkëpunimi me fondacionet vendase dhe të huaja, fondet e Bashkimit Europian e shumë iniciativa konkrete kanë qënë dhe mbeten prioritet i punës së bashkisë dhe Kryetarit të saj z.Nesim Spahiu.

Por janë më së shumti vetë banorët e Skraparit që na motivojnë çdo ditë për të bashkëpunuar e për të ecur përpara, të gjithë bashkë!