Bashkia Skrapar së bashku me Co-Partners Bashkia Budva, Bashkia Copertino, Qendra e Trajnimit “Ulisse”, Campobasso, Tirana së bashku, vijnë me një tjetër risi.
Për të parën herë në qytetin tonë, një Stacion i Furnizimit të Makinave Elektrike.
Një projekt i fituar së fundmi nga Bashkia Skrapar, në kuadër të programit “Interreg IPA CBC Itali – Shqipëri -Mali i Zi (IT-AL-ME) 2014-2020” do të nis nga ky muaj Prill 2018. Projekti do të ketë një kohëzgjatje 2 vjet. Projekti do shoqërohet edhe me disa aplikacione (Aplikacion per Menaxhimin, Aplikacionet Mobile, Software Identifikimi, Portali Web me Aplikacionin e Planifikimit të Udhëtimit, etj.).
Çdo ditë, ekipit tonë i bashkohen qindra ide, duke e kthyer këtë institucion në institucionin e profesionalizmit, punës dhe përkushtimit së bashku me ju…
Sepse Skrapari, meriton më shumë…