Data e sotme, 22 Prill, përveç Ditës Ndërkombëtare së Tokës përkon edhe datën simbolike të përmbylljes së nismës mjedisore “Të Pastrojmë Shqipërinë!” 🌷 🌎
Edhe Bashkia Skrapar i’u bashkua kësaj nisme në aktivitete që kulmuan në 18 Prill. Më shumë se 30 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, të Bashkisë Skrapar morrën pjesë në pastrimin e disa zonave kryesisht me mbetje inerte. Sektori i Territorit dhe Planifikimit Urban, prej disa ditësh krijoi një plan veprimi që u konkretizua të enjten e 18 Prillit.
Nga ana e Bashkisë Skrapar u siguruan mjetet e mundshme llogjistike, makina, mjete të rënda dhe burime njerëzore duke krijuar një tjetër çelës suksesi në shërbim të mjedisit të Skraparit tonë.
Puna dhe njërëzit e duhur janë kryefjala jonë për t’a bërë Skraparin e të gjithëve, më të pastër e më të bukur!
#TëPastrojmëShqipërinë #SëBashku