Beteja e Tëndës së Qypit, ndër betejat më të lavdishme të Luftës Nacionalçlirimtare. Nderim, mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që morën pjesë në këtë betejë.
Mirënjohje të vecantë për 17 dëshmorët e Brigadës së Parë Sulmuese dhe Grupit të 3 –të të Skraparit, Komandantin dhe Komisarin e këtij Grupi Heroin e Popullit Zylyftar Veleshnja dhe Iljaz Sevranin të cilët u plagosën në këtë betejë, Komandantin Legjendar të Brigadës së Parë Sulmuese, burrit të shtetit, ushtarakut të zot dhe të talentuar Mehemet Shehut.
Bashkia ka një bashkëpunim të mirë me organizatën e veteranëve për përkujtimin e ngjarjeve të luftës Naconal-clirimitare, simboleve dhe simbolikave të saj, dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe në të ardhmen me qëllim që kjo luftë dhe ngjarjet që lidhen me të si kjo e sotme, që ne po përkujtojmë sot të mos kalojnë në harresë por përkundrazi të trasmetohen denjësisht ndër brezat e ardhshëm.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column]
[/vc_column][/vc_row]