Fjalimi që mbajti Kryetari I Bashkisë gjatë këtij eventi:
Mirëserdhët në Panairin e përvitshëm të produkteve bujqësore bio në Skrapar.
Ky është një aktivitet i rëndësishëm promovues, që ka ndikuar në rritjen e interesit të tregut për këto produkte, ka krijuar mundësi për tregëtimin e tyre në tregun lokal, rajonal dhe më gjerë.
Bashkia ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë fermerët, dhe prodhuesit e produkteve tipike, ne do të synojmë që prodhimet tuaja, të promovohen dhe në Panairet Rajonale, Kombëtare dhe Ndërkombëtare .
Skrapari nuk është më një zonë e izoluar, ku ardhja e një turisti shkaktonte habi tek banorët, në ditët e sotme ai vizitohet pothuajse përditë nga turistë të shumtë, që të tërhequr nga natyra e bukur vijnë për t’u njohur më nga afër me të .
Numri i turistëve nga viti në vit shënon rritje, sipas satistikave të operatorëve dhe kjo në sajë të promovimit te projekteve të bashkisë në këtë fushë .
Pavarësisht punës së bashkisë në promovimin e turizmit dhe produkteve tipike, ne jemi të ndërgjegjshëm që kemi ende shumë punë për të bërë, vecanërisht në drejtim të rritjes së numrit të hoteleve dhe standardit të shërbimit .
Projektet e bashkisë, projektet e qeverisë, projekti Tap, që po zbatohet, në territorin tonë, do t’i japin më shumë zhvillim zonës, do të krijojnë më shumë punësim, më shumë mirëqënie për komunitetin, do të motivojnë biznesin që të investojë, pasi Skrapari është realisht një zonë me mundësi të mëdha investimesh .
Apeli im në këtë ditë festive, për ju fermerë, prodhues të produkteve tipike, është që të ruani traditën, të ruani cilësinë e prodhimeve tuaja, pasi këto janë ato cka turistët dhe turizmi kërkojnë sot.
Operatorëve turistikë do t`ju kërkoja, të përmirësojnë cilësinë e shërbimit, të investojnë në turizmin familjar, pasi kjo formë turizmi do të jetë e ardhmja e turizmit në Skrapar .
Qeverisë do t’i kërkoja më shume subvencione për fermerët, që të mund të rrisin cilësinë e produkteve të prodhuara.
Së fundi një falenderim të vecantë do të bëj për Projektin Tap, si sponsor i këtij aktiviteti, që me punën dhe cilësinë e punimeve të kryera në zonë, ka ndihmuar në një transformim të jashtëzakonshëm të saj.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column]
[vc_row][vc_column][vc_column_text]Sot më datë 27 Shtator, u zhvillua Panairi i Produkteve Bujqësore i organizuar nga Bashkia Skrapar dhe me sponsorizim nga Projekti Tap.