22.06.2018 VACCARIZZO, ITALI – Kryetari i Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu së bashku me një delegacion dhe prodhues të produkteve zonale të Skraparit, mori pjesë gjatë fundjavës në disa aktivitete në rajonin e Kalabrisë. Vizita u shoqërua me dashurinë vëllazërore të Arbëreshëve të Vaccarizzo. Ndërsa të shtunën 23 qershor 2018 Spahiu mori pjesë në disa aktivitete inaugurimi të shoqatës “Slow Food in Arbëreshë” Delegacioni i Bashkisë Skrapar u prit dhe u shoqërua nga Kryetari i Bashkisë Antonio Pomillo, Stefano Pirillo, Lenin Montesanto Cesazre Anselmi etj… Në simbolikën e quajtur “Tue Ngrën Dal’e Dalë” ( një përkufizim arbëresh i Slow Food in Arbëreshë) delegacioni i Bashkisë Skrapar u njoh me traditat dhe festat arbëreshe.