Neni Nr.7 si dhe Neni 11/4 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe Neni 64 pika j i Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Publikimi: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Afati Kohor: Brenda 48 orësh prej miratimit
Organi që Miraton: Kryetari i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Koordinatori për të drejtën e Informimit
  1. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
  2. Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
    a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
    b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
  3. Me marrjen e ankesës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe autoritetit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.