Neni Nr.7 i ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”
Ky Material publikohet: Në menunë ku lexon “Programi i Transparencës” në faqen zyrtare në internet të bashkisë Skrapar www.bashkiaskrapar.gov.al
Koha e shërbimit: Menjëherë
Organi që miraton: Këshilli i Bashkisë Skrapar
Përgjegjës për Publikimin: Sekretare e Këshillit Bashkiak
Detyrat dhe Kompetencat
Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:
a)zgjedh nga përbërja e vet komisionet e këshillit dhe miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të vet;
b)zgjedh, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, kryetarin dhe zëvendëskryetarët e këshillitdhe i shkarkon ata;
c) emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit bashkiak;
ç) miraton nivelin e pagave e të shpërblimeve të punonjësve e të personave të tjerë,të zgjedhur ose të emëruar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
d) miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose me të cilëtështë bashkëthemelues;
dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij.

Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton, gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë;

e) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;
ë) organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë;
f) vendos për taksat e tarifat vendore,sipas këtij ligji dhe legjislacionit tjetër në fuqi;
g) vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;
gj)vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të vetëqeverisjes vendore, përfshirësubjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë;
h) vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet;
i) zgjedh përfaqësuesit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut, të cilët,në jo më pak se 50 për qind të tyre,duhet t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar;
j) vendos për dhënien ose deklarimin e mbarimittë mandatit të këshilltarit, kur ekzistojnë kushtet e parashikuara në nenin 49të këtij ligji;
k) miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik;
l) vendos për simbolet e bashkisë;
ll) vendos për emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe objekteve në juridiksionin e bashkisë;
m) jep tituj nderi dhe stimuj;
n)vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit,me të cilin bëhet ky delegim te bashkia