Rëndësia e çështjeve ambientale është një tjetër prioritet që Bashkia Skrapar vijon të ketë. Këtë të shtunë 21 shtator 2019 me një fokus tek situata aktuale e gjendjes së mbetjeve urbane në qark, në një takim të zhvilluar nga Prefektja e Qarkut Berat znj. Valbona Zylyftari të gjithë aktorët vendorë “skanuan” realitetin që flet për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkitë respektive. I pranishëm në takim ishte Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z.Blendi Klosi i cili theksoi ndër të tjera rëndësinë e përmbushjeve të standarteve dhe kritereve ligjore nga çdo autoritet për Vend-Depozitimet e mbejtjeve urbane, e më pas legalizimit dhe pajisjes me leje mjedisore për çdo vend-depozitim. Kostot e shërbimit morën një rëndësi në takim kjo pasi nevojiten objektiva të qartë të hartimit të projektbuxhetit 2020. Rritja e cilësisë së shërbimit do të ndikoj në jetën e mirë në komunitet andaj autoritetet vendore po analizojne raportin tarifë shërbim. Një rëndësi i’u dha në këtë takim edhe nismave mjedisore kundër përdorimit të plastikës dhe formave të ndryshme të cilat mund të ndikojnë në senzibilizimin e nevojshëm për minimizimin e përdorimit të saj. Në vijim disa imazhe nga ky aktivitet.